Video

01/04/2013 05:54:57

Pėr idetė, botėn dhe Zotin

nga Bujar Plloshtani






TIRANE - Idetė paraqesin mendimin dhe stadin e pjekurisė psikike tė njeriut. Pėrmes mendimit mund tė paraqesim vullnetin apo aktin psikik tė njeriut, cilėsitė e Zotit dhe konceptin e ndėrtimit tė botės. Mendimi ėshtė shprehėsi psikike, e cila nxjerr nė dritė qėndrimet tona logjike pėr njė veprimtari apo punė tė caktuar. Kjo para sė gjithash aludon nė mendimin si vlerė krijuese qė burimin e vet e ka nga ndriēimi i njė Zoti. Pra, mendimi ėshtė veprim psikik i aftė pėr tė arsyetuar me vlerė logjike gjėsendin nė natyrė.

"Filozofėt iluministė, pėrgjithėsisht, e pranonin kėtė pėrbuzje pėr ndjenjat dhe afeksionin. Pėr ta mendimi ishte motorri i vetėm qė tė ēonte drejt pėrparimit dhe arsyeja duhej kėrkuar vetėm te mendimi". Ėshtė e njė rėndėsie tė veēantė tė investohet pėr njė mendim dhe arsye ndryshe nga e zakonshmja, pasi mendimi racional dhe arsyeja kritike mund ta orientojnė njeriun tė qeverisė bindjet e tij intelektuale drejt tė vėrtetės sė pashmangshme, ndėrsa psikika ndihmon t’i orientojė nė lėvizje aktive veprimet e ndryshme.

Idetė nuk i kemi tė lindura, sepse njeriu lind tabula rasa, por i pėrfitojmė me anė tė mjeteve empirike tė tė menduarit nė pėrgjithėsi. Idetė mund t’i pėrfitojmė pėr hir tė angazhimit intelektual, duke u pėrpjekur nė shqyrtimin e plotė tė njohjes sė vėrtetė. Idetė nė thelb janė pasive, por psikika i udhėheq nė orientimin e sistemit mendor.

Koncepti i botės ėshtė paraqitje e ekzistencės sė njeriut nėpėrmjet Zotit. Principet e njohjes sė botės mund tė jenė gjykim ndaj vullnetit tė njeriut karshi Providencės hyjnore. Bota qė ndodhet pėrballė nesh, varėsisht veprimeve tona mund tė na kthejė qėndrimin e lumturisė, ose do tė na sprovojė drejt njė "dueli" plot me pėrgjegjėsi. Njeriu do tė duhet tė sfidojė ekzistencėn nga pėrditshmėria, qė mė pas tė mbrohet nga ndikimi i jashtėm, i cili ėshtė edhe i padukshėm pėr sistemin tonė mendor, pra i panjohur. Ndikimi i jashtėm ėshtė sjellja e natyrės qė mund t’i imponohet krijesės njerėzore ndaj kalimeve tė zakonshme.

Tė dish do tė thotė tė kuptosh. Ndėrkaq, tė kuptuarit ėshtė arsyeja e lartė njerėzore qė tė ēon deri te njohja e vėrtetė e gjėsendit. Pėrgjatė njohjes, te njeriu, lind kohėzgjatja e mishėrimit tė intelektit pėr t’i zbėrthyer joshjet e panjohurės. Udha deri te njohja ėshtė pėrpjekje e vazhdueshme e intelektit drejt pėrsosjes sė ideve dhe mendimit. Nė kėtė ekzistencė gjithēka rrjedh si pasojė e shkakut drejt qėllimit.

Edhe e keqja edhe e mira rrjedhin si proces i vazhdueshėm dhe realizohen nė marrėdhėnie me ekzistencėn e njeriut. Nė botė pothuaj gjithēka ėshtė e sistematizuar tė qeveriset sipas njė rregulli tė pėrkryer, madje ku vullneti i njeriut ėshtė njė realitet i vendosur brenda konceptit dhe sistematizimit tė kėtij rregulli tė pėrkryer. E keqja dhe e mira janė pjesė aktive e ndėrveprimit brenda llojit njerėzor, gjithnjė ndėrveprojnė si dy elemente bazike tė pandashme sipas njė shkaku tė domosdoshėm.

Prandaj, ekzistenca e njeriut rrjedh dhe sistemohet me ligjet e natyrės sipas njė rregulli tė pėrkryer tė diktuar nga Qenia e pėrjetshme. Njeriu mund tė gjendet shpeshherė nė ndonjė ndikim tė jashtėm, i cili mund t'i krijojė njė zbrazėtirė qė e vėshtirėson mundėsinė e realizimit tė planit tė tij, por njėherazi, ai do ta kuptojė kėtė ndikim brenda vetes, dhe do tė pėrpiqet ta forcojė veten duke i dhėnė qėllim ose ambicie qė tė udhėhiqet drejt tė vėrtetės sė tij.

y tundim i jashtėm qė rezulton mė shumė kah pesimizmi vjen deri te pasiguria pėr jetėn, duke e detyruar atė tė fitojė bindje apo qėndrim tė errėt ndaj zhvillimit tė ekzistencės. Njeriu ndodhet nė udhė tė vėshtirė, sa e ndėrlikuar po aq dhe e lehtė, pasi kalon nė mė tė fshehtat shkallė tė mendimit. Ky shfrenim te disa karaktere njerėzish mund tė shihet edhe si ambicie pėr ta ndryshuar sistemin tek vetja, por edhe si mbyllje hermetike ndaj realitetit.

Njeriu dhe psikika e tij mund tė thuhet se janė natyrė e ndikueshme nga faktorė tė ndryshėm. Rėnia brenda pesimizmit shpirtėror duhet tė jetė i prirur mė shumė nga njė vullnet i jashtėm, i panjohur pėr ne. Edhe pėr kundėr vullnetit tonė, tė gjithė rrjedhjet nė proces kanė efektin e duhur, pavarėsisht se ne nuk e ndiejmė apo kuptojmė thelbėsisht sjelljen natyrore drejt ekzistencės njerėzore.

Ne s’e dimė pėr tek cila udhė absurde duhet tė kalojmė, madje dhe nė tė vėrtetė se ēfarė ėshtė Zoti, bota dhe njeriu. Ē’na kanė shtyrė detyrimet e ligjeve tė natyrės tė pėrshtatemi me veten! I gjithė ky kalim yni duket qartė se pėrbėn njė sfidė pėr ekzistencėn njerėzore. Edhe pėrditshmėria ėshtė kusht i ekzistencės njerėzore, ashtu sikurse dhe sfida pėr t’u pėrshtatur me ligjet e natyrės pėrbėn njė kusht ekzistencial.

Edhe mund tė duket se kemi mungesė tė plotė tė njohjes reale mbi Zotin dhe botėn, prandaj, njohja jonė kėrkon tė bindet domosdoshmėrisht qė tė qėndrojė nė kėtė arenė si pasojė e arsyes sė kulluar, e cila tė ēon deri te pėrgjegjėsia shpirtėrore, sepse vėrtet Zoti dhe bota mund tė jenė dy koncepte tė pamundshme gjer nė thelbin e arsyes sė drejtė. Kėshtu si nuk dimė esencėn e sekretit tė botės apo vullnetin e pėrshtatur midis nesh dhe botės, nuk dimė as ku qėndron thelbi ynė qė ndodhemi nė kėtė udhė tė vėshtirė; por dimė vetėm qė duke e lėnė kėtė botė tė mjerė kemi pėr tė rėnė nė duart e njė Zoti, por gjithmonė pa e ditur se ku dhe si do tė pėrfundojė fati ynė i squllėt.


HermesNews - ©2013