Video

29/03/2013 16:14:43

Vale te ftohti per muajin Mars

Rekord i ftohti nė Belgjikė apo nė lindje tė Francės, deri nė 10 000 krerė bagėti tė bllokuara nga dėbora nė Irlandėn e Veriut, 25 tė vdekur nė Poloni nė muajin mars me temperatura qė kanė arritur deri nė - 24 gradė Celsius gjatė natės






PARIS - Pranvera ka ardhur, megjithatė, njė pjesė e Evropės dhe SHBA-sė po pėrballet me njė tė ftohtė tė denjė pėr stinėn e dimrit. Provė kjo qė ndryshimet klimatike nuk ekzistojnė? ''Ose nė tė kundėrt, ėshtė origjina e fenomenit'', dyshojnė disa klimatologė.

Rekord i ftohti nė Belgjikė apo nė lindje tė Francės, deri nė 10 000 krerė bagėti tė bllokuara nga dėbora nė Irlandėn e Veriut, 25 tė vdekur nė Poloni nė muajin mars me temperatura qė kanė arritur deri nė - 24 gradė Celsius gjatė natės.

''Pėr tė katėrtin vit radhazi, periudhat dimėrore janė shėnuar me reshje tė dendura bore nė Evropė dhe Amerikėn e Veriut'', intrigojnė klimatologėt. Dhe dyshimet e tyre pėrqendrohen nė shkrirjen e akullit nė Arktik nė verė, qė sipas tyre, ka sjellė ndryshime tė ndjeshme nė qarkullimin atmosferik nė hemisferėn e veriut nė dimėr.

Nė vitin 1979, fillimi i matjeve satelitore, akulli mbulonte rreth shtatė milionė kilometra katror tė oqeanit gjatė verės. Nė muajin shtator 2012, akulli mbulonte vetėm 3,4 milionė kilometra katrorė tė oqeanit.

"Lidhja ėshtė gjithmonė e mė e qartė mendoj, edhe pse shkenca nuk ėshtė pėrqendruar plotėsisht nė kėtė ēėshtje'', theksoi klimatologu, Dim Coumou nga Instituti pėr studimin klimaterik (PIK), pranė Berlinit, i cili bazohet gjithashtu nė rezultatin e disa studimeve tė publikuara kėto vitet e fundit.

Nė vjeshtė, nxehtėsia e grumbulluar lėshohet gradualisht nė atmosferė duke rritur pėrqindjen e lagėshtirės dhe presionin atmosferik dhe duke reduktuar pėr mė tepėr ndryshimin e temperaturės mes Arktikut dhe vendeve mė tė ulėta.

HermesNews - ©2013