Video

26/03/2013 10:00:42

Prangoset farmacisti Bashkim Tahiri: akuza pėr kontrabandė

Ilaēe tė vjedhura nė Itali shiteshin me ēmim tregu nė Tiranė. Nėn hetim, grupi i trafikantėve






TIRANĖ - Policia prangosi dje 62 vjeēarin Bashkim Tahiri i cili dyshohet se ėshtė i pėrfshirė nė kontrabandė ilaēesh. Sipas policisė, Tahiri shiste nė treg, pasi i blinte kontrabandė medikamentet e ndryshme. Tė pėrfshirė nė hetime dhe persona tė tjerė. Shtetasi Bashkim Tahiri u prangos nė farmacinė qė ai ka pranė Qendrės spitalore N"ėnė Tereza".

Bashkim Tahiri, (babai i deputetit socialist Sajmir Tahiri), nė bashkėpunim me Spartak Kokėn, dyshohet se bėnin pjesė nė tė njėjtin grup qė fuste ilaēe tė vjedhura nga Italia.

Historia fillonte me vjehrrėn e Dritan Gjizės i arrestuar, (Nadire P.), e cila punonte nė njė qėndėr shėndetsore nė Itali, prej ku vidhte ilaēe qė i dėrgonte me traget nė Durrės.

Gjiza ia kalonte medikamentet me njė ēmim tė lirė Bashkim Tahirit i cili ua shiste me ēmim tregu klientėve tė farmacisė. Policia i kishte gjetur ilaēet ishin pa dokumentacionin pėrkatės.

Deputeti Tahiri, i shoqėruar nga avokati i babait tė tij Plarent Ndreca, nuk u lejuan tė takohen me tė arrestuarin mbrėmė, pėr arsye proēeduriale. Ndreca u ankua publikisht pėr kėtė veprim tė policisė duke e quajtur "situatė tė turpshme". Deputeti socialist Sajmir Tahiri i cili ka beteja ligjore me femijet e Kryeministrit Sali Berisha, tha se inkurajonte kėdo tė hetonte dhe babain e tij.

"Asnjė shtetas shqiptar nuk ėshtė mbi ligjin", deklaroi mėnjeherė mė pas Edi Rama, qė kėrkon hetim dhe gjykim tė pavarur. "Fakti qė bėhet fjalė pėr babain e deputetit socialist, nuk e bėn tė akuzuarin vetvetiu mė tė pafajshėm". Rama hedh dyshime nėse arrestimi Tahirit ėshtė hakmarrje pas pėrplasjeve nė gjyq tė djalit tė tij, deputeti Saimir Tahiri, me fėmijėt e kryeministrit Berisha, por kjo nuk do ta bėnte gjithsesi mė pak fajtor 62 vjeēarin nė dy tė drejtėsisė.

Avokati Ndreca i cili tha se ka njė prokurė nga bashkėshortja e Bashkim Tahirajt pėr ta mbrojtur, pretendon se ėshtė nė pritje te aktit proēedural nga policia pėr akuzat e ngritura ndaj klientit tė tij.

Doriana Metollari