Video

25/03/2013 12:51:26

Qipro nuk do tė falimentojė

Zona Euro arrin mareveshjen per planin e shpetimit financiar






(15:10) Qeveria greke theksoi sot se marrėveshja e arritur nė Bruksel mes Nikozisė, BE-sė dhe FMN-sė pėr shpėtimin e Qipros ishte ''e vėshtirė'', por shmang daljen e vendit nga zona euro dhe kaosi qė i kanosej. "Marrėveshja qė u arrit sot nė mėngjes pėr Qipron ėshtė e vėshtirė por nuk lejon futjen nė kaos qė do tė ishte si pasojė e falimentimit dhe daljes nga euro'', theksoi zėdhėnėsi i qeverisė greke, Simos Kédikoglou. "Tashmė ėshtė e rėndėsishme tė ndihmojmė Qipron tė rimėkėmbet (...) me qėllim qė ishulli t'i rikthehet prosperitetit dhe rritjes ekonomike'', shtoi Kedikoglou.


(15:00) Ministri gjerman i Financave, Wolfgang Schäuble tha sot se plani i shpėtimit financiar pėr Qipron ishte i drejtė dhe siguronte stabilizimin e situatės nė Qipro. "Rezultati i negociatave ėshtė i drejtė pėr tė gjitha palėt e pjesėmarrėse'', theksoi ministri, i cili paraqiti pėr shtypin kėtė plan tė arritur nė Bruksel nė pėrfundim tė negociatave tė vėshtira dhe qė parashikon mbylljen e bankės sė dytė qipriote. Me zgjidhjen e arritur, Qipro ka njė mundėsi tė mirė pėr tė rivendosur besimin e humbur'', theksoi ministri gjerman i Financave, i cili pranoi se tė arrish kėtė zgjidhje ishte e ''vėshtirė''.


BRUKSEL - Njė marrėveshje pėr shpėtimin e Qipros nga falimentimi u arrit nė mesnatė me zonėn euro dhe FMN, qė parashikon humbje pėr kreditorėt e bankės sė parė nė vend dhe mbylljen e bankės sė dytė, konfirmoi njė burim evropian.

Presidenti qipriot, Nicos Anastasiades, i cili ndodhej dje nė Bruksel, u shpreh i kėnaqur nė pėrfundim tė negociatave duke lėnė sot nė mėngjes herėt Kėshillin Europian.

Pėrmbajtja e marrėveshjes qė do t'i mundėsojė Qipros tė shmangė falimentimin nuk u bė e ditur, por linjat e rėndėsihme u bėnė tė ditura mė parė.

Marrėveshja parashikon mbylljen e bankės ''Laļki'', e dyta nė vend, sipas njė burimi europian. Depozituesit e vegjėl do tė shpėtohen, por ata me depozita mbi 100 000 euro do tė pėsojnė humbje.

Sipas njė burimi tė tretė, marrėveshja parashikon qė ''Bank of Cyprus'', e para nė vend qė numėron shumė depozitues rusė, tė mos mbyllet, por depozituesit nė kėtė bankė qė posedojnė shuma mbi mbi 100 000 euro, do tė pėsojnė humbje tė konsiderueshme.

Ideja e njė takse pėr tė gjitha shpenzimet bankare, parashikuar nė planin e parė, ngjalli shumė irritim. Ky plan ėshtė hedhur poshtė, sipas burimit tė dytė.

Anastasiades ka zhvilluar takime me presidentėt e Kėshillit Evropian, Herman Van Rompuy, tė Komisionit Evropian, Hosé Manuel Barroso, tė Bankės Qendrore Evropiane (BQE), Mario Draghi, tė Eurogrupit, Jeroen Dijsselbloem, si dhe drejtoreshėn e Fondit Monetar Ndėrkombėtar (FMN), Christine Lagarde.

Kėto takime kanė qenė vendimtare pėr arritjen e njė marrėveshjeje.

HermesNews - ©2013