Video

25/03/2013 10:48:33

Fule la jashtė politikėn

Nga Gjin Musa






TIRANE - Njė vizitė e paralajmėruar pėr njė tjetėr kritikė tė fortė
politikės shqiptare. Stefan Fyle merr pjesė nė konferencėn Just BE dhe del hapur. BE ėshtė ngopur me paaftėsitė e politikės shqiptare dhe del nė terren pėr tė folur me qytetarėt. Kjo vizitė na kujton paralajmėrimet qė i erdhėn Shqipėrisė nė 97-tėn, aso kohe Berisha President i Republikės, sot Kryeministėr nė njė vend ku demokracia ende nuk kultivohet siē duhet. Si do ndjehen politikanėt kur Fule do tė largohet nga Shqipėria pa asnjė takim me ta ? Njė vendim i arsyeshėm nga njė pėrfaqėsues i BE-sė, kėshillat e tė cilit asnjėherė nuk u morėn parasysh. Ēdo ftohje me Europėn ėshtė pėrgjegjėsi direkte e Berishės dhe Ramės, meqė kėtė fushatė, europianėt, e shohin si tė pamoralshme nga tė gjithė krahėt politik. Liderėt e tė gjithė krahėve politik duhet tė bashkėpunojnė me Europėn, pėr tė gjetur njė rrugėzgjidhje dhe per tė shmangur njė tė keqe me tė madhe. Zgjedhjet nė Shqipėri me njė kryeministėr si Berisha dhe opozitar Rama nuk do tė sjellin asnjė tė re pėr qytetarėt. Kushdo e ka kuptuar dhe e sheh sa poshtė ka rėnė politika shqiptare pėrpara faktorit ndėrkombėtar. Shqipėria vlen mė shumė se poltroni i pushtetit dhe Partia Socialiste e Shqipėrisė mban po ashtu pėrgjegjėsi po pėr kėtė qeverisje. Tė gjithė politikanėt me pasuri marramendėse duhet t'i frikėsohen drejtėsisė dhe nėse pas kėtij largimi tė Fules, ata do tė vazhdojnė tė ndjekin tė njėjtėn rrugė tė vjetėr, mė mirė tė japin dorėheqje, sepse qytetarėt integrohen dhe pa partitė nė pushtet. Europa ėshtė e hapur pėr qytetarėt dhe e mbyllur pėr partitė mesa duket.


* Autori ėshtė zėdhėnės i Lėvizjes Pesė Yjet

HermesNews - ©2013