22/03/2013 10:23:58
Emigrantėt nuk pėrdoren kollaj, prandaj askush nuk i do atje
Intervistė me Prof. Dr. Shenasi Rama/ Vota e 16 vjeēarėve, fushata dhe loja e njėjtė e partive: 'e gjithė loja bėhet qė shqiptarėt tė mos mund tė luajnė ndonjė rol'
Si do ta komentoni pėrgatitjen qė forcat politike po bėjnė pėr fushatėn elektorale ?
Pėrgatitja qė po bėjnė ėshtė shumė intensive, mirėpo mungon substanca e duhur. Prijatarėt nuk ofrojnė zgjidhje. Nuk kanė asgjė me thanė pėrveēse qė me marrjen e pushtetit, mbėshtetėsit e tyre do tė mund tė marrin njė vend pune. Koalicionet, marrėveshjet, programet, e gjithcka bazohet nė kėto premtime. Sė shpejti do tė shohim megamitingjet e turmat histerike, do tė dėgjojmė kėngėtarėt si Ciljeta tė ndezin masat, do tė pėrjetojmė edhe pėrplasjet e sherret personale, por nuk do tė ketė substancė e adresim tė duhur tė problemeve.
Kohėt e fundit ėshtė folur pėr tė drejtėn e votės, qė mund t'i jepet dhe 16 vjeēarėve. Ju mendoni se nė Shqipėri ka ardhur ky moment ?
Kėto janė shashka mediatike, por edhe shprehje tė djallėzisė politike. Politikanėt po mendojnė qė tė pėrdorin cdo gjė pėr t'i joshur e pėrdorur dhe tė rinjtė. Kulturalisht, po votuan njėherė pėr ta, do tė vazhdojnė tė votojnė. Ata qė fitojnė do tė shpėrblehen disi e do tė mbesin peng pėr jetė. Kėshtu nuk do tė ketė zgjidhje jashtė kontrollit tė hekurt tė parisė. E dyta, nga ana teknike ėshtė gati Shqipėria qė kėtė tė drejtė t'a inserojė nė kėto zgjedhje.
Kėta e bėjnė se nuk i kanė mbaruar listat dhe mė lehtė e kanė tė pėrfshijnė 16 vjecaret se sa emigrantėt.
Dmth 16 vjeēarėt janė gati pėr tė qenė tė pėrfshirė politikisht ?
16 vjeēarėt, e bile dhe 18 vjeēarėt nuk e kanė pėrgatitjen e duhur. Pėr tė pasur tė drejtėn e votės duhet tė kalosh njė provim qytetar qė duhet tė administrohet nga shteti. Nėse njerėzit nuk e dinė se pėrse votojnė, atėherė vota e tyre do tė jetė njė votė e hedhur nė shėrbim tė sė keqes. Njerėzit me dėnime e precedente penale duhet tė jenė tė pėrjashtuar, ashtu si edhe tė sėmurėt, tė paaftėt etj. Shkurt, nuk duhet ta ketė gjithkush tė drejtėn e votės. Dhe 16 vjeēarėt natyrisht nuk e kanė dijen e pėrgatitjen e duhur. Sidomos nė njė popull ku fliten marrina, ku politikanėt janė mashtrues tė nivelit mė tė ulėt shoqėror, shteti duhet tė krijojė mekanizma pėr tė edukuar qytetarin. Ata qė kalojnė provimin, duhet tė votojnė. Pse duhet tė ketė provim pėr makinėn e jo pėr votimin?
A mendoni se pėrfshirja e te 16 vjeēarėve nė politikė, duhet tė fillojė me informacionin nė bazėn mėsimore, apo edukative ?
Pikėrisht, por shkolla ėshtė pėrtokė dhe mėsuesit nuk dinė ēfarė flasin.
Pse nė Shqipėri, askush nuk mendon tė ndėrrmarė hapa konkret pėr t'i siguruar tė drejtė vote emigrantėve, ēfarė do tė ishte njė zgjidhje shumė e mirė pėr nivelin e demokracisė nė vend ?
Emigrantėt nuk pėrdoren kollaj, prandaj askush nuk i do atje. Do tė ishte njė zgjidhje e mirė sepse emigrantėt kanė pėrvojė, dije e njohuri se si funksionojnė shoqėritė normale. Paria e Tiarnės nuk i do sepse asaj i duhet njė shoqėri kriminale.
A mendoni se nė Shqipėri (ashtu si nė shumė vende tė tjera europiane) lėvizjet qytetare mund tė kenė mė shumė sukses sesa partite politike ? A ka lėvizje popullore tė mirėfillta nė Shqipėri ? A ka bazė tė mirė pėr tė tilla ?
Ka lėvizje tė tilla, por ka njė mosbesim tė thellė kulturor dhe tė trashėguar. Sė shpejti do tė kalohet edhe kjo gjendje.
Si e parashikoni kėtė fushatė politike ? Cilat mendoni se do tė jenė tė rejat qė do sjellė ?
Asgjė tė re nuk do tė ketė. Ndoshta e lė mjekrėn Sali Berisha. Nuk priten tė reja tė tjera. Kėta nuk dalin nga lėkura e tyre.
A mendoni se zhvillimi i mediave online, po krijon rritjen e hapesirės sė lirisė nė fjalėn e lirė nė Shqipėri ?
Po. Mendoj se mediumet shoqėrore nė web po bėhen tė dobishme dhe po krijojnė mundėsi tė mėdha komunikimi e organizimi. Kjo do tė jetė dhe mė e vyeshme nė tė ardhmen.
A ėshtė rritur pėrfshirja e qytetarėve nė vendimmarrje kėto vite ?
Pėrkundrazi. E gjithė loja bėhet qė shqiptarėt tė mos mund tė luajnė ndonjė rol. Qėllimi i parisė sė Tiranės ėshtė t'i paralizojė qytetarėt. Ndryshe ajo nuk mund tė bėjė atė qė do, d.m.th, tė ruajė sundimin oligarkik dhe kontrollin e saj mbi ekonominė, shoqėrine dhe vlerat.
Intervistoi Doriana Metollari