Video

22/03/2013 07:19:25

Gjermani, pėrplasen helikopterėt

Vdes piloti i njė prej helikopterėve. Tė tjerėt u plagosėn rėndė






BERLIN - Njė person humbi jetėn sot dhe katėr tė tjerė u plagosėn rėndė nga pėrplasja e dy helikopterėve tė policisė nė Berlin, bėnė tė ditur burime zyrtare vendase. "Personi, qė vdiq, ishte piloti i njė prej helikopterėve. Tė tjerėt u plagosėn rėndė", theksuan burimet zyrtare gjermane. Nuk ka hollėsi tė mėtejshme mbi shkaqet e aksidentit, por mund tė kenė qenė reshjet e dendura tė dėborės. "Ngjarja ndodhi gjatė njė stėrvitjeje", shtuan burimet zyrtare vendase. Rreth 400 policė ishin tė pranishėm nė kėtė stėrvitje.

HermesNews - ©2013