Video

22/03/2013 07:14:41

Kronikė mbi ekzistencėn

nga Bujar Plloshtani






TIRANE - Jeta jonė pothuaj kalon nėpėr njė topth paradoksal, ku tė gjithė ne kotemi pas saj. Edhe pse jeta jonė zhvillohet si pasojė e njė vullneti pėr pushtet, ajo nė tė vėrtetė mbetet nė thelb njė paraqitje qė tė ēon drejt kėtij topthi paradoksal. Me topth paradoksal nėnkuptoj njė veprim simbolik ku jeta e njeriut kalon pėrditė nga e zakonshmja deri te e madhėrishmja dhe anasjelltas. Ndryshe, mund tė kuptohet edhe si udhė pėr tė cilėn kalon nė pėrditshmėri krijesa njerėzore. Nė vazhdėn e kėsaj udhe njeriu mund tė pėrjetojė ēėshtje apo fenomene nga mė tė ndryshmet. Pikėrisht, duke e ditur rrezikun qė mund tė mbartė ky topth paradoksal, njeriut i ėshtė dashur tė gėzojė autoritetin e arsyes, pasi ai gjithmonė ka tendencė dhe vullnet pėr tė qenė njė "luftėtar" i vėmendshėm.

Ligji i natyrės e ka aftėsuar njeriun tė ketė guxim ndaj bindjeve tė veta me synimin pėr tė pėrfituar tė mirėn e tij. Pra, natyra i ka dhėnė njeriut autoritetin e arsyes pėr tė menduar dhe zgjedhur mė tė mirėn e tij, madje vullnetin dhe ndėrgjegjen si paraqitje pėr t'u vetėkontrolluar ndaj ēdo ndikimi tė jashtėm qė mund tė tė sjell fajin dhe tė keqen e vetvetes.
Jeta sipas paraqitjes reale duket gjithnjė e mė qartė se ka njė thelb negativ. Tė gjitha detyrimet qė dalin nga kjo ekzistencė mund tė vijnė deri te pasoja e ndikimit tė jashtėm, qė mund tė jetė e keqja e domosdoshme. Njeriu ėshtė i detyruar qė tė zbatojė urdhėrat qė dalin nga Providenca, Shteti dhe e Drejta Natyrore. Ekzistenca jonė ėshtė njė topth paradoksal ku bindjet e llojit duelojnė nė arenė tė hapur pa pėrfunduar kurrė. Ndėrsa njeriu ėshtė harku, triumfi vetė jeta.

E keqja dominon krahas tė mirės. E keqja qė ndodhet brenda kėsaj ekzistence e ka prodhuar tė drejtėn si kundėrvlerė tė sė keqes. Si pasojė e tė keqes, e drejta ka zbritur pėr ta sanksionuar normėn apo sjelljen.
Meqė jeta ėshtė transite, atėherė kushti ynė ėshtė ta pėrzgjedhim atė sipas bindjeve humane e njerėzore. Ta pėrdorim mė logjikė autoritetin e arsyes, dhe tė kemi kujdes ndaj instinkteve, tė cilat mund tė na shpien nė humnerė tė vėrtetė. Jeta ėshtė mė shumė njė kronikė dinake qė pėrhap egoizėm, sesa humanitet. Si kusht i vetėm i kėsaj, jeta dhe njeriu mbeten dy paraqitje brenda njė sfide tė (pa)pėrgjegjshme nė raport me veten.

Jashtė nocionit tė sė keqes nuk ekziston asnjė vullnet pėr ta zbrapsur pėrjetimin e njė momenti real qė nė thelb mund tė jetė i hidhur. Pėrmbi ne ėshtė e keqja, qė ėshtė vetvetja. Ka ardhur "koha" e Mersos, ku sot dielli mund tė tė verbojė pėrgjithmonė. Ky absurditet i shpėrfilljes nė kėtė kohė ngjan mė tepėr me shenjat e smirės, sesa vlerave humane e njerėzore. Sot ėshtė absurd tė premtosh, tė ngresh lart njė kullė, absurd ta rrėnosh! Kjo qė po na ndodh ėshtė njė dėnim i shkruar, si kusht befasues.

Sidomos, edhe kritika ka humbur ndriēimin e duhur pėr t’i vėrejtur mangėsitė qė burojnė nga e pėrditshmja. Padrejtėsitė po rrjepin surrate njerėzish, dhe hipokrizia po i orienton drejt qėllimit tė pėrfitimit vetjak. Drejtėsia nuk ėshtė koherente me veprimet e jashtėligjshme tė njė grupi njerėzish qė kanė forcė e pushtet, dhe, ndėrkohė mban qėndrim tė njėanshėm mbi interesin e atyre qė e bėjnė drejtėsinė tė jetė mjet i padrejtė. Edhe njerėzillėku po na zvenitet ngado, ngase nuk mbizotėron njė moral nė shėrbim tė sė mirės sė pėrgjithshme. Pushteti shtetėror duket se ėshtė mė shumė njė qeverisje e interesit vetjak, sesa qeverisje drejt tė mirės universale. Kjo kronikė mbi ekzistencėn duket se ėshtė mė shumė njė dhembje e pakuptimtė, sesa njė ftesė drejt paqes.


* Autori ėshtė poet dhe publicist. Ai shkruan ese tė karakterit filozofik, politik dhe ėshtė njėkohėsisht President i shoqatės Pushkin
















HermesNews - ©2013