Video

22/03/2013 06:50:04

Parqet e lodrave shiten pėr skrap

Ankohen prindėrit






KUKES - Nė tė vetmin park lojėrash qė kishte mbetur pėr fėmijėt e qytetit tė Kukėsit, ndodhen tashmė vetėm disa tuba hekuri, pasi lodrat janė shitur pėr skrap. Prindi Besmir Bala shprehet se "edhe njė kėnd lojėrash qė mbeti, po shkatėrrohet nga persona tė panjohur qė po i prishin lodrat pėr t’i shitur pėr skrap". Sipas tij, tashmė pėr fėmijėt ka mbetur vetėm rruga pėr tė luajtur.

Nė tė vetmin park lodrash qė kishte mbetur po ashtu ėshtė shkatėrruar edhe rrethimi. Ndėrsa bashkisė as nuk i shkon mendja pėr t’i zėvendėsuar, apo pėr t’i dhėnė njė zgjidhje problemit. Parku i lojėrave tė fėmijėve nė qytetin e Kukėsit u ndėrtua me ndihmėn e UNICEF-it pas pėrfundimit tė krizės kosovare. Tashmė ai po shkatėrrohet , ndėrsa nė mjediset e tij ka nisur edhe zgjatimi i pijetoreve.

Tashmė si pasojė e shtesave tė pallateve, e ndėrtimeve tė njė vargu banesash me e pa leje, janė zėnė thuajse tė gjitha mjediset e lira mes pallateve. Aq sa nuk ka mbetur mė njė mjedis i lirė as pėr fėmijėt dhe as pėr moshėn e tretė. Kjo situatė sa vjen e rėndohet, ndėrsa askush nuk mendon pėr t’i dhėnė njė zgjidhje.

HermesNews - ©2013