Video

21/03/2013 16:46:42

Sindroma Down, mesazhet pėr ditėn

Pėr Ditėn Botėrore ėshtė zgjedhur data 21/3 si dita e kėsaj sindrome nė mėnyrė simbolike pėr tė personifikuar ndryshimin gjenetik tė trefishimit tė kromozomit 21






TIRANĖ - Nė Ditėn Botėrore tė Sindromės Down janė pėrcjellė mesazhe sensibilizuese pėr pėrkrahje, promovimin e aftėsive dhe potencialeve tė kėsaj kategorie tė shoqėrisė. Pėrmes aktiviteteve dhe mesazheve sensibilizuese, synohet informimi i popullatės rreth kėtij Sindromi, por edhe pėr nevojėn e pėrforcimit tė pėrkrahjes nga institucionet.

Pėr Ditėn Botėrore ėshtė zgjedhur data 21/3 si dita e kėsaj sindrome nė mėnyrė simbolike pėr tė personifikuar ndryshimin gjenetik tė trefishimit tė kromozomit 21, mutacion ky qė shkakton Sindromėn Down ose siē quhet nė gjuhėn shkencore Trisomy 21.

Ēfarė ėshtė Sindroma Down ? Sot nė botė, Sindroma Down rezulton tė ndodhė nė 1 nė 691 lindje tė gjalla. Ėshtė sindromi kromozomik mė i hasur, ndėrkohė qė nuk lidhet me racėn, kombėsinė, fenė apo statusin socioekonomik.

Sindroma Down nuk shkaktohet nga ndonjė veprim i bėrė nga femra gjatė shtatzanisė. Ende sot nuk dihen shkaqet qė shkaktojnė kėtė sindromė dhe nuk ekziston njė kurė pėr shėrimin e tij. Fakti mė i rėndėsishėm qė duhet ditur rreth individėve me Sindromėn Down ėshtė se ata janė mė shumė tė ngjashėm me ne, se tė ndryshėm prej nesh. “Ne rast tė njė trajtimi te kujdesshėm shėndetėsor tė sėmundjeve qė shoqerojnė kėtė sindromė si dhe tė njė trajtimi terapeutik, individi qė ka kėtė sindromė mund tė arrijė tė gėzojė njė jetė tė gjatė, tė pavarur dhe tė shėndetėshme dhe t’i shėrbejė komunitetit si ēdo individ tjetėr i shoqėrisė”, pohojnė specialistėt.

Dita Ndėrkombėtare e Sindromės Down/

Dita Ndėrkombėtare e Sindromės Down u themelua nė vitin 2006 nga Shoqata Kombėtare e Sindromės Down nė Amerikė dhe ėshtė ndjekur nga 69 shtete deri mė sot. Kjo ditė festohet ēdo vit me datė 21 Mars pėr tė simbolizuar triplifikimin unik te kromozomit 21 e cila shkakton kete gjendje gjenetike.

Synimi i ditės ėshtė tė rrisė ndėrgjegjėsimin dhe informimin pėr kėtė sindromė, si dhe tė promovojė tė drejtat e trashėguara tė personave tė prekur nga sindroma pėr tė jetuar njė jetė me dinjitet dhe pėr tė qenė aktivė dhe pjesėmarrės qė japin vlera nė komunitetin dhe shoqerinė ku jetojnė.

Njė rezolutė pėr tė pėrcaktuar 21 marsin si Dita Ndėrkombvtare e Sindromes Down, dhe pėr t’u vėzhguar ēdo vit duke filluar nga viti 2012, ėshtė adaptuar me konsensus nga Asambleja e Pėrgjithėshme e Kombeve tė Bashkuara nė Dhjetor 2011. Rezoluta u propozua dhe u promovua nga Brazili dhe u bashkėsponsorizua nga 78 shtete tė Kombeve tė Bashkuara.

Duke filluar nga viti 2012 e nė vazhdim kjo ditė festohet nė 192 shtete tė KB. Nė vendin tonė, kjo ditė festohet pėr herė tė dytė, ndėrkohė qė u festua pėr hėrė tė parė vitin e kaluar (2012) nga Qendra Xhonatan dhe Komuniteti i Sindromės Down Shqipėri.

HermesNews - ©2013