Video

21/03/2013 10:25:23

Vota e emigrantėve para adoleshtėve

nga Alfred Mirashi






FIRENZE - Meqė jetojmė nė momente demokracie dhe kemi fatin tė shprehemi lirshėm, do mė pėlqente qė dhe bashkėatdhetarėt e mi kudo nė botė tė fitojnė dinjitetin e jetės sė pėrditshme dhe tė shprehen po kaq hapur sa unė. Jetoj si artist nė njė prej qyteteve botėrore tė kulturės dhe artit, Firenze. Ndjehem mirė kur shikoj atė qė kam bėrė dhe ku mė ka ēuar. Kam 22 vjet nė Itali dhe nuk dua tė trishtohem mė, sa herė qė kthej kokėn nė Shqipėri ku pėr pak muaj votohet pėr zgjedhjen e Parlamentit. Sinqerisht habitem nga politika shqipėtare.

Pse ?

Si ka mundėsi qė politikanėt nuk shqetėsohen pėr njė milion e gjysėm shqipėtare qė jetojnė jashtė ? Si ka mundėsi qė nuk u sigurohet e drejta minimale e votės pėr tė zgjedhur parlamentarėt e vet ?

Mė vjen tė qesh kur lexoj nė internet se kryeministri Berisha e anėtarėt e LSI-sė thonė se janė dakord tė votojnė 16 vjeēarėt. Ide brilante...! Po ne ?

Kemi 22 vjet qė mbajmė familjet: jemi kthyer nė shtyllėn e ekonomisė shqipėtare; kėtu ka shumė studentė tė diplomuar nėpėr universitet e botės e nuk ju ofrohet asnjė projekt-pune pėr t'u kthyer nė atdhe. Anjėrit prej nesh nuk u jepet shans tė votojnė pėr fatin e atdheut, 16 vjeēareve po. Pse ? Mos janė lehtėsisht mė tė manovrueshem se ne ?

Pėr politikėn shqiptare ne emigrantėt jemi pa atdhe, sepse na duan kur u mbushim xhepat policisė sė korruptuar qė ka 22 vjet e del ende rrugės, veshur me "rroba tė ndershme" dhe me paturpesinė mė tė madhe bėn rolin e "lypėsit modern".

Provojnė me tė gjitha mėnyrat tė t'a marrin lekun. E kujt nuk i ka ndodhur...!
Mua personalisht mė ka ndodhur...kėtė e dinė tė gjithė shqipėtarėt dhe mė e keqja, e dinė dhe politikanėt.... turp...!

E kujt nuk i ka ndodhur t'i japė lekė doktorave, kur i ėshtė sėmurė vėllai, ose ndonjė pjesėtar i familjes apo shok...! Nuk e dinė thua politikanėt kėtė ? E dinė djema e dinė, por s'ju intereson sepse nėse atyre ju sėmuret ndonjė anėtar i familjes e dėrgojnė nė Europė. Lekėt s'ju mungojnė.

Unė e di se pėr kėto gjėra kanė shkruajtur shumė herė, e kanė vėrtetuar me prova, por realiteti nuk ndryshon. Si ka mundėsi qė ka mė shumė se dy dekada dhe nė politikė kemi tė njėjėt njerėz, si nga e majta apo e djathta ?

Ne duhet tė dėgjohemi.

Duhet qė parlamentarėt shqipėtarė tė zgjidhen vetėm dy mandate. Kėshtu tė paktėn i largojmė nė mėnyrė demokrate me votat e popullit ata qė s'dinė gjė tjetėr vetėm tė hidhen nga njė karrige nė tjetrėn. Tė kėrkohet tė votojnė tė gjithė qytetarėt shqiptarė kudo nė botė.

Kandidatėt pėr deputete tė zgjidhen nė mėnyrė tė ndershme, jo duke paguar lekė. Shpresoj qė kėto dy gjėra t'i ndryshojmė sa mė shpejt, sepse populli shqiptar ėshtė i shkatėrruar me kėtė DEMOKRACI tė korruptuar.


* Autori ėshtė artist dhe fitues i ēmimit tė parė nė Olimpiadėn e Londrės pėr pikturė

HermesNews - ©2013