Video

20/03/2013 16:55:23

Miratohet projektligji i titujve

Drafti pėrcakton llojet e dekoratave, titujve dhe medaljeve, si dhe autoritetet shtetėrore kompetente; rregullat, procedurat dhe kriteret pėr propozimin, shqyrtimin, dhėnien apo mbajtjen e tyre






TIRANĖ - Komisioni parlamentar i ligjeve miraton pr/ligjin pėr dekoratat, titujt e nderit, medaljet dhe titujt vendorė tė nderit, i propozuar nga Ministria e Drejtėsisė.

Pėrfaqėsuesi i ministrisė duke mbrojtur draftin tha se ai pėrcakton tė gjitha llojet e dekoratave, titujve dhe medaljeve, si dhe autoritetet shtetėrore kompetente; rregullat, procedurat dhe kriteret pėr propozimin, shqyrtimin, dhėnien apo mbajtjen e tyre.

Pr/ligji pėrcakton fillimisht tė gjitha institucionet qė kanė tė drejtė tė bėjnė propozime pėr dhėnien e dekoratave apo titujve tė nderit, duke i kufizuar ato vetėm nė 9 drejtues institucionesh, si kryetari i Kuvendit, kryeministri, ministrat apo dhe kryetarėt e gjykatave dhe tė Akademisė sė Shkencave.

Drafti po ashtu parashikon njė ndarje tė qartė tė dekoratave, titujve dhe medaljeve pėr meritat pėr tė cilat ato jepen. Risi kryesore e tij ėshtė ndarja qė i bėhet dekoratave dhe titujve tė nderit, qė do tė vijojnė tė jepen vetėm nga Kreu i Shtetit, ndėrkohė qė do tė ekzistojnė dhe medaljet, por qė mė pas do tė jepen nga kryetari i Kuvendit, kryeministri dhe ministrat.

Ndėrkohė qė medaljet qė do tė jepen nga krerėt e institucioneve, tė renditura tė dyta apo tė tretat nė hierarkinė e shtetit shqiptar, siē ėshtė kryetari i Kuvendit dhe kryeministri, do tė jepen si shpėrblim pėr veprimtarinė e shquar nė njė fushė tė veēantė profesionale.

HermesNews - ©2013