Video

19/03/2013 11:29:24

Gati kontrata e BY-passit tė Fierit

By-pass-i ka tre ura nga 80 m gjatėsi secila, Ura e Semanit, e Kanalit tė Hoxharės dhe e Pojanit, si dhe katėr kryeqėzime nė disnivel. Ka 21 nėnkalime mjetesh, dy zona shėrbimi dhe njė zyrė informacioni turistik, duke qenė se kjo autostradė kalon nėpėr njė zonė me potencial tė jashtėzakonshėm turistik






TIRANĖ - Nė MPPT, u nėnshkrua kontrata pėr ndėrtimin e BY-Pass-it tė Fierit, njė projekt autostradal qė lidh segmentet Lushnje-Fier dhe Levan-Vlorė. By-pass-i i Fierit ėshtė njė autostradė 22 km e gjatė dhe 22 metra e gjerė, me katėr korsi, qė kalon nė Mbrostar, nė ultėsirėn mes Fierit dhe bregdetit, pranė Apollonisė dhe lidhet nė nyjen e Levanit me segmentin Levan - Vlorė. By-pass-i ka tre ura nga 80 m gjatėsi secila, Ura e Semanit, e Kanalit tė Hoxharės dhe e Pojanit, si dhe katėr kryeqėzime nė disnivel. Ka 21 nėnkalime mjetesh, dy zona shėrbimi dhe njė zyrė informacioni turistik, duke qenė se kjo autostradė kalon nėpėr njė zonė me potencial tė jashtėzakonshėm turistik, qoftė pėr shkak tė qytetit antik tė Apollonisė, qoftė pėr shkak tė vijės sė virgjėr bregdetare. Punimet pėr kėtė autostradė do tė kryhen nga kompania italiane “Serenissima” qė fitoi garėn e zhvilluar pėr kėtė autostradė, me njė vlerė prej 39.87 milionė Euro, nga 60 milionė qė ishte fondi limit, duke kursyer nė kėtė mėnyrė rreth 20 milionė euro, ose mė shumė se 33 pėrqind tė fondit.

HermesNews - ©2013