Video

18/03/2013 16:07:43

Turma e udhėheqėsve dhe mungesa e Burrave tė shtetit

nga Shenasi Rama






TIRANE - Problemi kryesor qė ka njė popull ėshtė zgjedhja e udhėheqėsit tė duhur. Roli i individit, vecanerisht nė momente kritike e historike, ėshtė i pazėvendėsueshėm. Udhėheqėsi ėshtė ai qė i jep drejtim popullit, masės, grupit, dhe qė e vė nė rrugėn e duhur. Udhėheqėsi ėshtė ai qė mbledh dhe i kanalizon energjitė e shoqėrisė nė njė drejtim tė caktuar, pėr njė qėllim tė caktuar dhe nė zgjidhjen e problemeve me tė cilat pėrballet shoqėria.

Ka udhėheqės shpirtėrorė qė frymėzojnė njerėzit dhe i drejtojnė nė rrugėn e duhur pėrmes dhuntive qė njihen nga njerėzit si hyjnore dhe kėtu hyjnė profetėt, si Moisiu, Krishti apo Muhameti. Ka udhėheqės qė pėrdorin vlerat kulturore tė popullit tė tyre dhe e ndihmojnė me gjetė rrugėn e duhur si Gandi nė Indi.

Ka udhėheqės qė pėrdorin dhunėn, inteligjencėn, zgjuarėsinė, dinakėrinė, poshtėrsinė, lidhjet familjare, tė vėrteta apo tė rreme, e tė tjera. Ka ca qė u bėnė Perandorė sepse ishin gjigandė fizikisht apo qė humbėn mbretėrinė sepse ishin tė deformuar fizikisht. Ka tė tjerė qė i mbuluan cilėsitė qė kishin me ngjashmėrinė e tyre fizike me profetėt e imagjinuar. Ka tė tjerė qė pėrdorin dhunėn e paskrupullt dhe bėjnė shtete qė janė jetėgjata.

Ka tė tjerė qė i drejtojnė popujt e tyre drejt shkatėrrimit. Nė fund tė fundit, udhėheqės ėshtė ai qė mbledh njė grup njerėzish dhe i vė tė punojnė pėr arritjen e njė qėllimi tė caktuar dhe qė konsiderohet prej tyre si legjitim apo qė nuk vihet nė dyshim.

Mirėpo, nė kohėt moderne nuk mund tė ketė mė udhėheqės si ata tė kohėve tė vjetra. Dikur mblidhje njė bandė, disa klane, disa fise dhe me forcėn e Keltėve, Vandalėve, Gotėve e Hunėve, shkatėrroje e plackisje njė perandori. Dikur mblidhje njė tufe fisesh e bėje njė perandori si Mongolet apo Arabėt, Turqit apo, njė shembull qė e kemi nga historia e jonė, merrje nja 8000 shqiptarė dhe pushtoje Egjiptin dhe e beje prone te familjes sic beri Mehmed Ali Pasha.

Problemi ėshtė se nė kohėt moderne nuk mjafton tė kesh mbėshtetje nga populli, grupi, masa, apo banda. Problemi ėshtė se veprimtarinė duhet ta zhvillosh nė njė shtet tė caktuar. Shtetet janė struktura qė kanė njohje nė nivelin ndėrkombėtar dhe kur je shtet i vogėl shumė cka varet nga fuqitė e medha. Cfarėdo qė tė bėsh si udhėheqės do ta bėsh brenda njė shteti tė caktuar.

Mbėshtetja duhet tė vijė nga shumica e popullit qė jeton nė njė shtet. Dhe shumica e popullsisė sė njė shteti ka gjithnjė elemente tė pėrbashkėta qė njė lider mund ti pėrdorė pėr tė mobilizuar njerėzit. Prandaj udhėheqėsit e popujve tė vegjėl klasifikohen ndryshe nga udhėheqėsit e tjerė nė histori.

Ajo qė e bėn dallimin ėshtė objektivi i pandryshueshėm i njė grupi tė dhėnė. Tashmė nuk ėshtė aq e lehtė pėr udhėheqėsit qė tė krijojnė grupe si duan ata. Lufta e tyre duhet tė bėhet pėr tė mbajtur bashkė njė grup qė kontrollon shtetin, qė identifikohet me shtetin, dhe qė i shėrben shtetit sepse e konsideron shtetin si tė vetin.

Udhėheqėsit janė ata qė i shėrbejnė interesave tė grupit, nė kėtė rast, tė grupit qė duhet tė kontrollojė shtetin dhe qė lufton pėr kontrollin e shtetit. Ky grup ėshtė i mpiksur, i krijuar me kohė, pėrpara se ky udhėheqės tė dalė nė skenė. Ky grup ka njė histori tė vetėn. Grupi ka vlera tė dallueshme dhe tė vecanta tė tijat. Ky grup ka njė gjuhė me tė cilėn komunikon qė ėshtė e ndryshme nga tė tjerėt.

Ky grup ka njė terrotir, njė shtet me tė cilin identifikohet dhe e quan tė vetin. Ky grup e pėrzgjedh udhėheqėsin nuk e pėrzgjedh udhėheqėsi grupin. Lidhja e njerėzve tė tjerė me udhėheqėsin ėshtė e natyrshme, i ka rrėnjėt nė tė shkuarėn e pėrbashkėt dhe grupi mpikset natyrshėm rreth kėtij udhėheqėsi. Shpesh ai shpreh vullnetin e popullit nė politikė, e disa herė imponon vullnetin e tij mbi popullin e vet. Kjo ndodh herė pėr mirė e herė pėr keq.

Tash nė kėtė kontekst tė shtetit-komb, kur duhet tė funksionosh si udhėheqės nė njė grup tė caktuar, ka dy lloje udhėhqėsish. Njė palė janė burrat e shtetit, ata qė shohin tė mirėn e pėrbashkėt tė tė gjithė qytetarėve. Pala tjetėr janė ata qė shohin interesin e tyre dhe qė duan tė pėrdoriun mbeshtėtėsit pėr tė mbrritur qėllimet e tyre qė nuk janė qėllimet e kombit dhe tė shtetit.

Njė palė shėrbejnė, njė palė pėrdorojnė. Njė palė janė zare tė dikujt dhe i pėrdorin popujt e tyre si zare. Njė palė bėjnė atė qė munden e kalojnė nė histori. Njė palė i drejton interesi. Njė palė i drejton ideologjia. Njė palė janė tė kapur nga tė tjerėt dhe pėrdorojnė popullin e tyre. Njė palė bėjnė gjithcka pėr tė mbrojtur ineteresat e popullit tė tyre. Njė palė vjedhin e njė palė kėrkojnė nderim e respekt. Njė palė janė banditė e kriminelė sepse e pėrdorojnė popullin e tyre me ndėrgjegje. Njė palė janė modele e jetė qė kujtohen pėr shumė kohė. Njė palė janė zagarė e njė palė janė atdhetarė. Njė palė janė hajna, cuba dhe kodosh. Njė palė janė shėrbyes e dhurues. Njė palė vjedhin tė ardhmen e njė palė e krijojnė dhe e bėjnė atė mė tė mirė. Njė palė e cmendin popullin. Njė palė tjetėr e mbron dhe e shėron nga e keqja.

E kjo qasje qė i vė udhėheqėsit pėrballė burrave tė shtetit. Aplikohet shumė mirė nė rastin shqiptar. Problemi i madh qė ne kemi ėshtė se kemi shumė shembuj hajnash, cubash, zaresh, legenash politikė, bandash tė Ali Babės me 400000 hajdutė, udheheqės partish e trustesh krimi, mafia katundesh e zonash si Tropoja, Salaria e me rradhė. Problemi ėshtė se kemi struktura qė mbahen me lidhje familjare, tė krimit e tė interesave tė ngushta e nė pėrdorim tė hapur tė interesave antikombėtare e antishqiptare.

Ne kemi njė komb qė ėshtė kombi shqiptar. Ne kemi njė shtet qė ėshtė shteti shqiptar. Kėto dy pika duhet tė ishin pikat e fillimit pėr cdo udhėheqės qė do tė bėhet burrė shteti. Problemi ėshtė se nuk kemi udhėheqės qė iu shėrbejnė tė gjithė shqiptarėve, interesit tė tyre afatgjatė si komb e si shtet, ardhmėrisė sė fėmijėve e begatisė kombėtare, kultivimit tė shpresės e tė ndėrtimit tė njė jete mė tė mirė pėr tė gjithė. Pėr fat tė keq, edhe kėto zgjedhje shqiptarėt i kanė humbur pa u zhvilluar. Pėr fat tė keq, edhe nė kėto zgjedhje do tė kemi shumė udhėheqės, nje turmė udhėheqėsish qė bėjnė zhurmė si legenė, e asnjė burrė shteti.

HermesNews - ©2013