Video

18/03/2013 12:11:40

Adrian Prrenjasi ēohet ne shtepi

I shoqėruar nga forca tė shumta tė policisė, 45-vjeēar ka shkuar nė banesėn ku jetonte me qera dhe nė prani tė hetuesve ka rindėrtuar skemėn e vrasjes sė vogėlushit






TIRANE- Policia e Tiranės vijon hetimet pėr zbardhjen e plotė tė ngjarjes, lidhur me vrasjen e 11-vjeēarit, Julian Ēelaj.

Mėngjesin e sotėm uniformat blu tė kryeqytetit mėsohet tė kenė dėrguar nė banesėn e tij tė dyshuarin kryesor pėr kėtė ngjarje, Ardian Prrenjasin pėr tė rindėrtuar skenėn e krimit.

I shoqėruar nga forca tė shumta tė policisė, 45-vjeēar ka shkuar nė banesėn ku jetonte me qera dhe nė prani tė hetuesve ka rindėrtuar skemėn e vrasjes sė vogėlushit. Gjithashtu burime tė policisė sė kryeqytetit kanė deklaruar se pritet tė rifillojnė kėrkimet edhe nė sharrė pėr gjetjen e trupit tė vogėlushit, tė cilin Prrenjasi deklaroi ta kishte hedhur nė plehra.

Drejtori i Policisė sė Tiranės, Bernard Ēaushaj, gjatė njė konference pėr shtyp mbrėmjen e djeshme u shpreh se “nė bashkėpunim me sektorin e Statistikės dhe Informacionit Kriminal nė Drejtorinė e Policisė sė Qarkut Tiranė, u arrit tė siguroheshin informacionet e para pėr shtetasin me tendenca kriminale tė abuzimit me tė miturit.

Nga kėto informacione rezultoi se shtetasi Ardian Pėrrenjasi, 45 vjeē, lindur nė Pėrrenjas dhe banues nė Laprakė, kishte tė dhėna dhe mė parė pėr abuzime seksuale me tė mitur. Nė vlerėsim tė kėtij informacioni, nė banesėn e tij u gjet i fshehur fėmija 10 vjeēar dhe shtetasi Ardian Pėrrenjasi. Nė cilėsinė e provės materiale iu gjetėn njė litar dhe njė thikė qė janė pėrdorur pėr t'i bėrė presion tė miturit”.

Drejtori i Policisė sė Tiranės informoi gjithashtu se "falė njė pune intensive dhe tė mirėorganizuar, nė njė kohė rekord, policia grumbulloi provat e mjaftueshme dhe tė pakontestueshme se shtetasi Ardian Pėrrenjasi ėshtė autor i dyshuar i vrasjes dhe fshehjes sė trupit tė tė miturit Julian Ēela, 11 vjeē, i cili rezulton i zhdukur prej 30 nėntorit 2012”.

Ēaushaj bėri tė ditur se policia do tė vazhdojė punėn pėr zbardhjen e plotė tė veprimtarisė kriminale tė kėtij shtetasi dhe gjetjen e trupit tė tė miturit 11 vjeēar Julian Ēela.

Ndėrsa mėsohet se Prrenjasi pasi ėshtė shoqėrua nė komisariatin e policisė ka rrėfyer autorėsinė e krimit, duke dhėnė edhe detaje pėr ngjarjen.

Gjithēka ėshtė zbuluar pasi ai njė ditė mė parė kishte tentuar tė abuzonte me njė tjetėr tė mitur, por kėsaj rradhe falė ndėrhyrjes sė shpejtė tė Policisė sė Tiranės krimi ėshtė evituar. Vogėlushi Ēelaj rezultonte i humbur, qė prej nėntorit tė 2012-ės, por vetėm dje forca policisė sė kryeqyteti falė njė ndėrhyrje tė shpejtė zbuluan autorin e krimit

HermesNews-©2012