Video

18/03/2013 12:01:21

Ligji i ri ne vend per armet

Shkurtohet lista e personave qe do te mbajne arme





TIRANE- Kuvendi ditėn e hėnė nisi seancėn e radhės plenare, duke diskutuar rreth pr/ligjit "Pėr armėt", i kundėrshtuar nga opozita gjatė diskutimit nė komisionet parlamentare. Flamur Noka, Ministėr i Brendshėm, si kreu i institucionit propozues tė kėtij pr/ligji, nė fjalėn e tij gjatė seancės plenare theksoi se ky draft synon tė shkurtoj listėn e personave ligjėrisht tė lejuar pėr pėrdorimin e armėve.

Sipas tij, ky ligj nė thelb tė tij kėrkon tė pėrmirėsoj ligjin e vendosur prej qeverisė socialiste vite mė parė, ndėrsa kėrkon uljen e numrit tė personaliteteve qė lejohen tė mbajnė armė me leje. Pr/ligji, tha Noka, respekton rrethanat qė karakterizojnė vendin dhe zhvillimin e tij".
Gjate diskutimit tė kėtij pr/ligji nėpėr komisione parlamentare, neni qė parashikon pajisjen me armė tė politikanėve ka qenė ngėrēi i draftit. Opozita e kundėrshtonte kėtė nen, pasi sipas saj ėshtė e panevojshme mbajtja e armėve nga deputetėt apo ministrat.

P/ligji "Pėr armėt" synon pėrafrimin me direktivėn e BE-sė,"Pėr kontrollin e blerjeve dhe posedimit tė armėve".Ai pėrfshinnjė fushė tė gjerė veprimi, ndėrkohė qė dispozitat e tij nuk zbatohen pėr armėt e Forcave tė Armatosura Shqiptare. Ligji detajon tipet e 'armėve tė zjarrit', qė nga 'arma e shkurtėr', 'armė e gjatė', 'armė automatike', gjysmautomatike e deri tek specifikimi i armėve tė zjarrit 'pėr gjueti', armėve sportive, dekorative etj.

Njė risi e p/ligjit lidhet me personat qė kanė tė drejtė tė pajisen me autorizim pėr mbajtje arme zjarri nga organi kompetent i Policisė sė Shtetit, ku pėrfshihen deputetėt, anėtarėt e Kėshillit tė Ministrave, tė Gjykatės Kushtetuese, tė Gjykatės sė Lartė, Prokurori i Pėrgjithshėm, zv/ministra, prefektė, kryetarė tė qeverisjes vendore, gjyqtarė.

Axhenda e sotme e parlamentit parashikon dhe ratifikimin e tre marrėveshjeve, si dhe njė interpelancė me ministrin e Bujqėsisė, Genc Ruli lidhur me shqetėsimin e krijuar sė fundi pėr nivelin e lartė tė aflatoksinės nė disa lloje qumėshti, qė tregtohen nė Shqipėri

HermesNews-©2012