Video

15/03/2013 11:44:19

Pėrmbytjet, evakuohen banorėt. Problem rrėtshqitja e dherave

Skuadrat e emergjencės po merren me evakuimet nė rastet ku situata pėrkeqėsohet






TIRANE - Reshjet e dendura te shiut qe filluan ne Shqiperi paraditen e 14 Marsit, vazhdojne ndonese me ritme me te ulta edhe gjate oreve te paradites se sotme, duke shkaktuar permbytje te tokave dhe evakuimin e banoreve ne disa zona te vendit .

Situate me e renduar paraqitet ne qarkun e Shkodres ku nga reshjet e dendura si dhe hapja e portave te shkarkimit te hidrocentraleve te kaskades se lumit Drin ne veri, kane sjelle per pasoje permbytjen e disa qindra hektareve toke.

Burime nga autoritetet lokale te Shkodres njoftuan sot se pavaresisht intensitetit te reshjeve te shiut dhe shtimit te nivelit te ujit ne zona te ndryshme, deri tani nuk ka njoftime per humbje ne njerez, por deme materiale ne fushat e mbjella dhe ne banesa.

Probleme ka patur pas shtimit te reshjeve te shiut edhe ne zona te ndryshme te rrethit te Vlores dhe te Fierit, ku me problematike paraqitet situata ne komunen e Novoseles, si pasoje e daljes nga shtrati te lumit te Vjoses.

Nderkohe, ne qytet ka patur permbytje te disa rrugeve neper lagje te ndryshme. Nderkohe, ne rrethin e Gjirokastres si pasoje e reshjeve te shumta jane krijuar veshtiresi qarkullimi ne aksin kombetar rrugor Gjirokaster - Tepelene, ku ka patur edhe rreshqitje te dherave.





HermesNews - ©2013