Video

15/03/2013 11:23:50

Bullgaria shpėrndan Parlamentin

Vendi drejtohet tashmė nga njė qeveri e pėrkohshme e pėrbėrė nga ekspertė qė do tė pėrgatisin zhvillimin e zgjedhjeve tė parakohshme mė 12 Maj






SOFJE - Parlamenti bullgar u shpėrnda, ashtu si ishte parashikuar, dy muaj para pėrfundimit tė mandatit, ndėrkohė qė vendi drejtohet tashmė nga njė qeveri e pėrkohshme e pėrbėrė nga ekspertė qė do tė pėrgatisin zhvillimin e zgjedhjeve tė parakohshme mė 12 maj. Qeveria e pėrkohshme, e drejtuar nga ish-ambasadori i Bullgarisė nė Francė, Marin Raykov, mori dje funskionet e tij. Protestat nė mbarė vendin, kundėr varfėrisė dhe korrupsionit tė elitave politike, detyruan kryeministrin konsevator, Boļko Borissov tė jepte dorėheqjen mė 20 shkurt. Opozita kritikoi ashpėr qeverinė nė largim. "Qeveria e GERB tregoi se njė pushtet autoritar mund tė ekzistojė edhe nė kuadėr tė njė kushtetute demokratike, nėse shoqėria civile ėshtė e dobėt dhe nėse vlerat demokratike ia lėnė vendin populizmit'', theksoi lideri i partisė liberale i minoritetit turk MDL, Lutvi Mestan gjatė debateve nė Parlament.

HermesNews - ©2013