Video

15/03/2013 10:04:21

Tė hapen dosjet, vetėm kėshtu do zbardhet historia e komunizmit

Flet nusja e djalit tė Enver Hoxhės, Teuta Hoxha. Historia e familjes Hoxha, jeta e saj nė bllokun e udhėheqjes dhe nė Vilėn 31, njohja personale me diktatorin. Pse u largua Enver Hoxha si Kryeministėr ? Intervista, dhėnė gazetarit tė njohur Roland Qafoku nė emisioni e ti,j Debati nė Channel One






TIRANE - Kjo ėshtė intervista e parė qė ju jepni pėr njė televizion, pasi me aq sa di unė nuk keni dhėnė intervista televizive ?

Ju gazetarėt shihni vetėm intervistat e pas 91, por unė kam dhėnė intervistė nė televizionin shqiptar gjatė atyre viteve menjėherė pasi unė botova librin pėr Ismail Qemalin, dhe fola mbi aktivitetin e tij. Me pas kam dhėnė intervista edhe kur kam punuar nė Muzeum, nė Trashėgiminė Kulturore.

Ju thatė qė njė nga punėt tuaja ėshtė edhe libri mbi Ismail Qemalin, por kur kam kėrkuar librin tuaj nuk e kam gjetur, ndėrkohė qė shumė historianė e studiues mė kanė dhėnė vlerėsime pėr atė libėr ?


Nė fakt ėshtė e vėrtetė ajo qė thatė ju, por unė modestisht mendova se pėr 100 vjetorin e pavarėsisė do tė s’kishte shumė botime apo prurje tė reja, apo studime dhe mendova qė pas 30 vjetėsh qė libri kishte parė dritėn e botimit, mbase do tė ishte i tepėrt. Por ndodhi ajo qė thatė ju, qenė libri ėshtė kėrkuar dhe kjo ishte njė kėnaqėsi pėr mua, pasi kur ai i qėndron kohės do tė thotė se ėshtė njė vepėr arrirė dhe se ėshtė bėrė njė punė serioze.

Nė cilat arkiva keni studiuar pėr kėtė libėr, vetėm nė Shqipėri ?

Sapo mbarova shkollėn pėr histori-arkivistikė u caktova nė arkivin nė shtetit dhe puna e parė qė mu caktuar ishte tė hulumtoja dokumente mbi jetėn e Ismail Qemalit pėr tė bėrė njė botim. Tė them tė drejtėn e kur ma ngarkuan kėtė punė, e prita mė kėnaqėsi pa dyshim por edhe mė njė farė droje sepse ishte njė punė e rėndėishme. Punėn e nisa nė arkivat e Arkivit tė shtetit dhe jo vetėm nė fondin e Ismail Qemalit apo qė kishin lidhje me shpalljen e pavarėsisė por edhe nė dokumentet qė mund tė cilėsoheshin si dytėsorė. Pasi mbarova hulumtimin nė arkivin e shtetit vijova nė arkivin e instituti tė historisė, qė ka njė arkiv shumė tė pasur dhe mė pas nė bibliotekėn kombėtare ku punoja me shtypin periodik tė kohės. Pasi bėra gjithė kėtė grumbullim dhe seleksionim tė materialeve vura re qė kishin njė mangėsi ėprsa i pėrket periudhės sė Ismail Qemalit kur ishte shtetar i Perandorisė Osmane, ndaj kjo dobėsonte veprėn sepse nuk e jepte tė plotė jetėn e Ismail Qemalit. Me njė kėrkesė tė bėrė nga Arkivi i Shtetit nė ministrinė e Jashtme Turke, nė 1981 e cila u pranua mundėsonte qė tė hulumtoja edhe ėn arkivat e Stambollit. Ndaj bashkė me njė shoqen time njė arkiviste tė vjetėr, Eleni Duka qė ishte dhe osmanologe shkuam nė Stamboll dhe ajo kėrkoi nė arkivin e ministrisė dokumente nė osmanishte, ndėrsa unė nė ministri tė jashtme kėrkova pėr dokumente bnė frėngjisht dhe mė pas shkuam nė bibliotekėn e Stambollit ku gjetėm dokumente qė janė botuar nė libėr dhe qė pėr mua mbeten dokumentet mė tė rėndėsishme. Unė nuk kam parė dokumente tė tjera qė asaj periudhe qė tė jenė marrė nga arkivat turke. Ato janė shumė tė pasura dhe ėshtė mbetet nė dorėn e historianėve pėr tė hulumtuar.

Cilat kanė qenė reagimet qė keni marrė pas publikimit tė librit ?

Libri nė atė kohė u prit shumė mirė dhe pėr mua ishte njė kėnaqėsi e shumė e madhe dhe qė mora pėrgėzime. E para qė mora pėrgėzime nga Enver hoxha qė pėr mua ishte shumė e rėndėsishme pėr vetė faktin se ai mė kishte ndjekur hap pas hapi gjatė punės sime. Ashtu siē u gėzua kur mori vesh qė mė kishin ngarkuar me kėtė punė dhe mė tha se kjo ishte njė punė shume nderuar dhe se duhet tė punoja me shumė pėrkushtim, por edhe nė vijimėsi tė punės ai mė ndoqi. Libri ishte njė ndėr temat e bisedės mes meje dhe atij.

A kishte njohuri pėr figurėn e Ismail Qemalit, Enver Hoxha ?

Ai jo vetėm qė kishte njohuri, por figurėn e tij e vlerėsonte e quante arkitekt tė shpalljes sė pavarėsisė dhe diplomat tė rangut evropian. Enver Hoxha gjithmonė kur fliste pėr Ismail Qemalin, nuk thoshte rėndom ashtu sic themi ne tani Isamil Qemali, por Plaku i Vlorės, ose Plaku Isamil Qemali, gjithmonė si pėr t’i dhėnė peshė figuės sė tij. Enver Hoxha kishte edhe njė lidhje shpirtėrore me atė kohė sepse xhaxhai i tij kishte qene pjesėmarrės i delegatėve tė pavarėsisė.

Nuk ishte firmtar ?

Jo sepse ai arriti me vonesė pėr shkak tė kushteve tė kohės, por nė atė fotografi ėshtė e njohur tashmė, Hysen Hoxha ishte shumė pranė Ismail qemalit dhe kjo tregon se ai ka qenė njė figurė e lidhur me aktivitetin patriotik.

Njė historian turk, Nexhip Alpian shkruan pėr Ismail Qemalin se ditėlindja e tij nuk ėshtė 24 janari, por 16 tetori. Duke qenė se ishte nė njė ditė me atė tė Enver Hoxhės, a mendoni se ajo muind tė jetė fshirė edhe pse nė atė kohė nuk shkruhej fare data ?

Absolutisht qė unė nga tė gjitha ato kėrkime qė kam bėrė nuk mė ka dalė asgjėkundi data e 16 tetorit. E sė dyti kjo qė thoni ju se ka lidhje me ditėlindjen e Enver Hoxhės unė nuk shoh asnjė lidhje. Nėse do tė ishte nė 16 do tė kishte mbetur aty. Kėto dy figura politike nuk i bėjnė hije njėri tjetirt sepse tė dy kanė vlerat e tyre. Ismail Qemali si njė arkitekt i pavarėsisė ndėrsa Enver hoxha si njė udhėheqės i Luftės Nacional Ēlirimtare dhe mė pas ndėrtimi i socializmit, qė pavarėsisht si konceptohet sot.

Ju keni punuar pėr shumė kohė si specialiste nė arkivė, njė pozicion jo prestigjioz. Si ka mundėsi qė njė pjesėtare e familjes Hoxha kishte njė detyrė kaq tė thjeshtė ?

Punova pėr rreth 8 vjet dhe nuk isha as specialiste e arkivės, por punonjėse e thjeshtė, pavarėsisht detyrės qė mora. Nuk kam pasur pretendime pėr tė zgjedhur, ishte krejt normale dhe kjo pėr mua ashtu siē gjithė tė tjerėt.

Ju keni bėrė disa deklarata publike qė janė diskutuar dhe njėra prej tyre ka qenė edhe ajo e ditarėve tė Enver Hoxhės. A mund tė na e shpjegoni kėtė ēėshtje ?

Bėhet fjalė pėr 130 ditare, ose blloqe kalendarike.

A bėhet fjalė pėr 130 blloqe qė ai mbante shėnime, apo ditarė mė vetė ?

Jo pėr ditare sic janė me datat pėrkatėse. Ndėr to 100 ishin tamam ditarė kurse 30 ishin kujtimet e tij. Kėto u dorėzuan pas vdekjes sė Enver Hoxhės, nė shkurt tė vitit 1986, nė arkivin e Komitetit Qendror qė ishte nė atė kohė nga vetė Nexhmije Hoxha. Dorėzimi ėshtė bėrė nė bazė tė procesverbaleve dhe mė pas nė ngjarjet e 91 i gjithė arkivi i Komitetit u dorėzua nė Arkivin e Shtetit. Ne kemi pasur gjithnjė mendimin se kėto dokumente do tė ishin nė Arkivin e shtetit. Para disa kohėsh kur doli libri i Blendi Fevziut “Biografi pėr Enver Hoxhėn” unė shkova nė arkivin e shtetit dhe kėrkova origjinalin e kėtyre ditarėve. Ata mu pėrgjigjen qė nuk ekzistojnė kėto ditare nė arkiv, ndėrkohė qė ane kishim procesverbalet e dorėzimit tė kėtyre ditarėve.

Sot nuk ekziston asnjė ?

Asnjė prej kėtyre 130 ditarėve nuk ekziston.

Cila ėshtė pėrgjigjia qė ju keni marrė ?

Pėrveē pėrgjigjes qė kėto ditarė nuk ekzistojnė nė arkivin e shtetit, ne u detyruam tė bėnim njė kallėzim nė prokurori, sepse ajo ėshtė njė organ hetimor dhe tė japė njė pėrgjigje se ku janė kėto ditare. Nė prokurori kemi ēuar edhe procesverbalet, por si pėrfundim prokuroria e mbylli ēėshtjen pasi pyeti nė arkivin e shtetit dhe mori pėrgjigjen se ato ditarė nuk ndodhen aty.

Ēfarė duhet tė bėnte prokuroria sipas jush ?

Duhet tė hetonte, sepse sot janė ende gjallė njerėzit qė i kanė marrė nė dorėzim ato ditare nė 1986.

Pėrse e lidhni kėtė me librin e Blendi Fevziut ?

Jo nuk ka aspak lidhje, ai ishte thjesht ngacmimi pėr ti kėrkuar. Sepse ėshtė folur nė media qė kemi hedhur Blendi Fevziun e gjyq e tė tjera si kėto, por nuk ėshtė aspak e vėrtetė.

Pėrse keni qenė aq kritike ndaj atij libri, znj.Hoxha ?

Kam qenė kritike sepse ai libėr qė nė titull ishte njė mashtrim pėr opinionin publik, sepse titulli ėshtė biografi i mbėshtetur mbi dokumente origjinale, dhe madje tė pabotuara ndonjėherė. Sė pari nuk mund tė thuash biografi e mbėshtetur mbi dokumente, sepse ajo detyrimisht duhet tė jetė e mbėshtetur mbi dokumente. Biografia ėshtė paraqitja e jetės sė njė njeriu nė tėrėsi, nė kėtė rast e Enver Hoxhės, por ajo ishte njė biografi ku autori kishte marrė vetėm disa momente nga e Enver Hoxhės, pra vetėm ato qė interesonin. Pėrveē kėsaj nė kėtė biografi autori ka shfrytėzuar vetėm 25 dokumente pasi i kam numėruar. Libri ėshtė i ngritur mė shumė nė dėshmitė gojore nė disa personave qė sigurisht kanė qenė kundėrshtarė tė Enver Hoxhės. Nėse kėrkon tė bėsh njė biografi atėherė duhet tė marrėsh edhe persona qė mbėshtetin Enver Hoxhėn dhe mė pas si studiues bėn balancėn dhe del me njė mendim tėndin. Edhe nėse shihje fotografitė e zgjedhura pėr botim nė fund tė librit, sheh tendencėn e tij pėr tė diskredituar Enver Hoxhėn, nė pesė foto e nxjerr me rrobe banje dhe tre si plaku i vitit tė ri nė njė festė familjare. Problemi qėndron tek cilėsimi si njė biografi, sepse nėse ai do tė bėnte njė libėr qė do tė titullonte “Mendimi i Blendi Fevziut pėr Enver Hoxhėn” atėherė as nuk do tė mė interesonte fare. Biografia nė vetvete ėshtė njė botim serioz, shkencor dhe i mbėshtetur mbi dokumente.

Zonja Hoxha, kalojmė tek ēėshtja e bibliotekės sė Enver Hoxhės, si ishte ajo ? Ndėrkohė qė ju hidhni sėrish akuza pėr zhdukjen e saj.

Biblioteka e Enver Hoxhės mund tė them qė ishte biblioteka personale mė e pasur dhe mė me shumė libra, Ajo ka pasur rreth 25 mije kopje librash. Ai ishte jo vetėm njė lexues i kualifikuar por kishte edhe kujtesė tė jashtėzakonshme. Pjesa mė e madhe e mureve tė shtėpisė ishin biblioteka, dhe vetia e tij pėr kujtesė tė fortė, bėnte qė ti mbante mend tė gjithė librat ku i kishte vėnė.

Ku janė kėto libra sot ?

Nė 91 kur ne u larguam nga shtėpia, Nexhmija vendosi qė bibliotekėn ta linte ashtu siē ishte, sepse ajo mendonte se biblioteka ishte njė pasuri kombėtare. Por ajo bibliotekė mund tė them u vodhe dhe tani gjenden vetėm 2700 kopje tė cilat u dėrguan nė Bibliotekėn Kombėtare dhe nuk janė ruajtur ai biblioteka e Enver Hoxhės, por e kanė shpėrndarė nė gjithė fondin e bibliotekės si libra tė zakonshme.

Ēfarė librash kishte nė atė bibliotekė ?Ndėrkohė qė ju hidhni sėrish akuza pėr zhdukjen e saj.

Aty kishte libra shumė tė mirė dhe kryesisht ajo kishte libra nė frėngjisht, pasi Enveri e zotėronte shumė mirė atė gjuhė. Pėrmbajtja e saj ishte e ndryshme nga tė gjitha fushave, kishte njė larmi tė madhe librash dhe i kishte tė gjitha tė zgjedhura vetė. P.sh Ismail Kadare kur erdhi pėr tė parė bibliotekėn e tij pas vdekjes e Enver Hoxhės ėshtė habitur.

Pėrse shkuan deri nė atė pikė marrėdhėniet me Ismail Kadarenė, pas debatit nė lidhje me dorėshkrimin e librit tė Dimri i Madh ?

Ismail Kadare nuk e kishte kėrkuar kėtė dorėshkrim prej vitesh dhe Nexhmije Hoxha e ka mbajtur nė ato kushte tė mira kėtė dorėshkrim se bashku me dokumentet e Enver Hoxhės. AI nuk e kishte kėrkuar dhe papritur hap njė ēėshtje gjyqėsore, pėr pėrkatėsinė dorėshkrimit, qė nuk i takonte Enver Hoxhės, por atij. Megjithatė Ismail Kadare ėshtė njė ndėr krenaritė tona kombėtare, duke qene shkrimtari numėr njė...Unė nuk thasė qė jo, ai ėshtė njė shkrimtar i madh dhe pse ishte i tillė ne e ruajtėm atė dorėshkrim pėr vite.

Znj. Hoxha, kur e keni takuar Enver Hoxhė pėr herė tė parė ?

E kam takuar kur kam qenė fėmijė. Unė jam dhe mbesa e Ramiz Alisė dhe pėr vetė marrėdhėniet afėrta qė kishte babai im me xhaxhain, Ramizin, ne pushimet e verės i kalonim bashkė nė Durrės dhe aty kam parė pėr herė tė parė Enver Hoxhėn. Mė kujtohet gjithnjė i veshur elegant me kostum tė bardhė madje si fėmijė qė isha mė bėnin ēudi edhe kėpucėt e bardha qė ai vishte, dhe shumė herė e kemi takuar nė ato kohė, por nuk mbaj mend ndonjė bisedė me tė. Ky ishte edhe ambienti ku unė njoha me Ilirin ndaj dhe pėr kėtė nuk di tė them me saktėsi se kur jemi njohur.

Si ka qenė marrėdhėnia juaj nė familjen e Enver Hoxhės, si funksiononte familja Hoxha ? Sepse atje ishte dhe djali tjetėr me nusen e tij si dhe vajza e Enver Hoxhės me familjen. Si jetonit sė bashku nė njė shtėpi edhe pse mesa unė di kishit apartamente tė ndara.

Kjo ishte edhe njė ndėr arsyet qė Enver Hoxha shtoi njė pjesė nė vilė, edhe pse nėse sheh nė ditarėt e tij ai shkruan se fėmijėt kur tė martohen do tė dalin nė shtėpi mė vete. Por pikėrisht nė atė kohė kur ne ishim nė prag tė fejesės, dhe tė tre ēiftet jemi fejuar pothuajse nė njė kohė, atėherė nisėn edhe problemet e tij me shėndetin e sidomos me zemrėn. Aty ai kuptoi se do tė ishte i pafuqishėm pėr ti ndjekur familjet e fėmijėve. Ne jetonim tė gjithė tė bashkė, por shtėpia ishte e ndėrtuar nė atė mėnyrė qė ēdo ēift kishte apartamentin e tij. Jeta bėhej e pėrbashkėt, ēdo darkė hanim tė gjithė familja bashkė, nė dielave edhe nė drekė dhe festat i kalonim bashkė.

Si ishte marrėdhėnia juaj personale me Enver Hoxhėn, a kishit ju mundėsi tė bisedonit gjatė mė tė ?

Nė familje ti harroje qė Enver Hoxha ishte udhėheqėsi, sepse ishte shumė i dashur dhe i afruar, kishte njė komunikim tė jashtėzakonshėm. me tė mund tė bėje biseda, unė bisedoja me tė pėr librin e Ismail Qemalit, por ai nė shtėpi nuk bisedonte ēėshtje qė ishin tė punės.

Asnjėherė nuk ju ka rėnė rasti tė bisedoni ēėshtje qė i pėrkisnin shtetit ?

Absolutisht nuk bėhet fjalė, tė bisedohej pėr ēėshtje tė rėndėsishme shtetėrore madje edhe vetė Nexhmie Hoxha vetė ka raste kur dalin ēėshtje dhe ne e pyesim ndonjėherė, ajo thotė qė nuk di asgjė. Ajo thotė se Enveri nuk ka folur asnjėherė mė tė pėrsa i pėrket ēėshtjeve tė ministrisė sė mbrojtjes, tė brendshme dhe tė jashtme. Enverit i vinin nė atė kohė radiograme nga ministria e jashtė dhe ai jo vetėm qė i lexonte vetė, por edhe i digjte vetė e kėto nuk ia linte askujt, vetėm sepse i quante ato si sekrete shtetėrore. Njė pjesė e rėndėsishme e personave nuk e besojnė kėtė, madje ato thonė qė pas sėmundjes sė Enver Hoxhės, Nexhmie Hoxha ka luajtur njė rol shumė tė rėndėsishėm nė punėt shtetėrore dhe partisė tė asaj kohe. Kėto janė fjalė pazari dhe koha do ti shoshitė kėto gjėra.

Cilat kanė qenė marrėdhėniet tuaja me vjehrrėn tuaj nė atė kohė, dhe si janė ato tani pasi ju jetoni bashkė ?

Unė e quaj fat qė kam jetuar nė njė ēati me Nexhmie Hoxhėn, sepse ajo ėshtė njė grua e jashtėzakonshme nė plot kuptimin e fjalės. Pėrveē meritave tė saj gjatė luftės e mė tutje, por edhe nė aspektin njerėzor ajo ėshtė njė grua mjaft e kulturuar. Ėshtė gjithmonė e preokupuar pėr familjen dhe ėshtė njė fat dhe ke ēfarė tė mėsosh nga ajo grua.

Ju asnjėherė nuk keni pasur kontradikta me tė ?

Jo asnjėherė dhe thuhet se kur je mire edhe marrėdhėniet janė tė tilla, por edhe nė kohė tė vėshtira p.sh kur Nexhmia ishte nė burg. E nė fakt ajo bėri gjithė ato vite burg duke u dėnuar me 11 vite e nė njė moshė tė shkuar dhe unė jam ajo qė e kam ndjekur nė burgun e saj. Mė pas ishte edhe burgu i Ilirit dhe kėshtu u bėnė tė dy familjarėt nė burg dhe ajo ishte njė kohė shumė e vėshtirė e pėr tė mos folur edhe xhaxhain nė burg. Por kėto vėshtirėsi ndonjėherė tė lidhin edhe mė shumė.

Ēfarė ishin pėr ju Ramiz Alia dhe Enver Hoxha, dy figurat mė tė rėndėsishme tė asaj kohe ?

Me xhaxhain unė kam pasur marrėdhėnie shumė tė veēanta dhe jam rritur nė shtėpinė ed tij, sepse edhe dy vėllezėrit kanė pasur njė marrėdhėnie tė ngushte mes tyre. Unė jam krenare pėr tė dyja familjet, si nga babai ashtu edhe nga im shoq. Padiskutim qė nuk mund tė bėj krahasime, pasi Enver Hoxha ishte tjetėr. Por gjeja qė mė ka bėrė mė shumė pėrshtypje tė xhaxhai im ishte zemra e tij e madhe, ai falte. Ishte njė njeri i zgjuar, me ideale dhe qė i ruante idealet e tij. Njė vlerė e madhe e tij ėshtė fakti i ndryshimit tė sistemit qė u bė pa u derdhur gjak. Ju shikoni qė ndodh njė demostratė, njė rotacion pushteti nga njė parti nė tjetrėn dhe ka tė vrarė pėr tė mos folur mė pas pėr 97. Kurse ajo ishte njė ndryshim sistemi dhe kaloi paqėsisht.

A duhet bėnte Ramiz Alia reformat nė njė mėnyrė tjetėr dhe mė tė shpejtė ?

Nė njė farė mase diēka filloi sepse nė vendet e tjera tė lindjes sistemi tashmė ishte ndėrruar dhe po i vinte rradha edhe Shqipėrisė. Por ai ishte gjithmonė qė ishte me idenė qė gjerat tė bėheshin sa mė lehtė dhe pa trauma pėr shoqėrinė shqiptare. Ndaj ai aq pati mundėsi dhe aq bėri mendoj unė.

Megjithatė pas 90 njė pjesė e opinionit e di se marrėdhėniet e familjes Hoxha me Ramiz Alinė nuk kanė qenė te qeta, madje shpesh herė thuhet se njė ēėshtjet si rrėzimi i bustit apo arrestimi i Nexhmie Hoxhės kanė krijuar njė hon tė madh ?

Jo hon tė madh jo, janė fjalė tė mėdha kėto, nuk pasur kėto prishje marrėdhėniesh. Pas 90 Nexhmie Hoxha hyri nė burg, pas saj vetė Ramizi hyri nė burg pastaj ishin ngjarjet e 97, e mė pas largimi i Ramiz Alisė jashtė vendit tek fėmijėt e tij. Pra ishte vetė koha qė solli kėtė distancim nga kėto dy persona.

Gjithmonė kanė shkuar mirė Ramiz Alia dhe Nexhmie Hoxha pas 90 ?

Natyrisht qė kanė shkuar mirė, por nuk kanė qenė ato marrėdhėniet e afėrta sic kane qenė para 91. Kane qenė takime tė rastėsishme, njė telefonatė apo urim.

A shpejtoi vdekja e Mehmet Shehut, vdekjen e Enver Hoxhės ?

Unė nuk di tė them tani nė e shpejtoi si vdekje, por di tė them kėtė se Enver Hoxha e ndjeu jashtėzakonisht shumė kėtė ngjarje. I krijoi njė shqetėsim njė angazhim me tė madh ėn punė dhe kuptohet qė tė gjitha kėto natyrisht i rėnduar shėndetit tė tij.

Ju jeni studiuesi i historisė, a jeni marrė me studime me jetėn e Enver Hoxhės dhe aktivitetit tė tij politik ?

Jo unė me jetėn e Enver Hoxhės jam marrė kėto kohėt e fundit dhe tė dy bashkė me Ilirin kemi bėrė dy botime pėr Enver Hoxhėn. Njėri ka qenė pėrmbledhja e kujtimeve tė tij i dalė me rastin e 100 vjetori tė lindjes sė tij dhe tjetra pėr botimet mbi Kosovėn.

A vizitonit tė huaj Muzeun Kombėtar gjatė kohės qė ju ishin nėndrejtoreshė e tij ?

Atėherė kishte turistė dhe kėtu flas pėr kohėn qė unė kam qenė aty pra nga 1986-1990. Tė gjitha delegacionet qė vinin nė Shqipėri njė vizitė e programuar ishte edhe muzeu kombėtar.

Kush ishin kėta personalitete ?

Kishte nga fusha tė ndryshme edhe nga arti. Njė takim qė unė kujtoj dhe mė ka lenė mbresė ka qenė ai me kompozitorin e madh grek Mikis Teodorakis, ose p.sh aktori Bud Spencer.

Nė cilin vit ka qenė Bud Spencer nė Tiranė ?

Duhet tė ketė qenė rreth vitit 1989.

Ju pėrmendėt marrėdhėnien e Enver Hoxhės me Kosovėn, madje shumė historianė kanė publikuar disa teza si ajo qė Enver Hoxha e shiti Kosovėn. Ju si i komentoni kėto deklarata ?

Ajo qė e shiti Kosovėn ėshtė e papranueshme, pasi tė shesėsh diēka do tė thotė ta kesh pronėn tėnde. Enver Hoxha nuk kishte ku ta gjente Kosovėn, kur kufijtė ishin tė pėrcaktuara. AI qė nė fillimet e luftės Kosovėn e ka pasur njė nga preokupimet e tij kryesore dhe tė partisė komuniste, deri nė dėrgimin e divizioneve pėr ēlirimin e Kosovės. Mė pas ai ka bėrė pėrpjekje tė mėtejshme por aq sa mund ti lejohej. Enver Hoxha arrit, dhe kėtė e kam tė dėgjuar nga Nexhmie Hoxha, qė tė hiqte dorė nga posti i kryeministrit dhe ministrit tė jashtėm dhe tė bėhej vetėm sekretar i parė, vetėm pėr Kosovėn. Sepse nėse ai do tė kishte ato dy poste qeveritare nuk do tė mund tė mbronte Kosovėn sepse quhej ndėrhyrje nė punėt e brendshme tė Jugosllavisė.

E ēfarė arriti Enver Hoxha me kėtė ?

Ai mundi tė mbronte Kosovėn me aq sa mundi. Por, p.sh pėr demonstrata t e ’81 ai nuk ishte nė dijeni dhe kėtu ngrihet njė pikėpyetje tė madhe, sesi sigurimi dhe ministria e brendshme nuk dinte asgjė. Ai ka qenė me pushime nė Vlorė, dhe informacioni erdhi nga pedagogėt qė shkonin aty pėr tė dhėnė meėsim. Ai kthehet urgjentisht nė Tiranė dhe fillojnė publikimet e shkrimeve nė ZP, disa me emrin e Enver Hoxhės, disa tė ideuara nga ai qė mbrojtėn ēėshtjen e Kosovės. Por mbrojtja qė i bėnte nė atė kohė Shqipėria, ishte edhe pėr ta bėrė problemin tė njohur ndėrkombėtarisht.

Njė media e huaj publikoi njė lajm se Enver Hoxha kishte nė plan tė sulmonte Jugosllavinė. Ju jeni nė dijeni tė kėtij fakti ?

Lajmin e lexova por nuk mund tė flas pėr kėto gjėra, sepse sot shumica e gjėrave qė thuhen janė vetėm nė bazė tė fjalėve, por njė ditė do tė hapen arkivat.

Kur do tė hapen, duke qenė se mund tė njihni dhe ligjin ?

Atė nuk e di, por megjithatė njė pjesė e arkivave shqiptare janė tė hapura, sepse unė kam konstatuar edhe shkelje tė ligjit. Ėshtė hapur fondi personal i Enver Hoxhės, p.sh ato qė kishte pėrdorur Blendi Fevziu janė ditari personal i Enver Hoxhės kur nė ligj thuhet se fondet personale hapen pas 50 deri nė 150 vjet nga dorėzimi i dokumenteve nė arkiv, madje dhe kur hapen duhet tė jenė me lejen e trashėgimtarėve. Por thonė se fondine Enver Hoxhės e kanė deklasifikuar, pra qė e kanė bėrė tė hapur pėr tė gjithė, madje edhe kartelat mjekėsore.

Si ka qenė vitet tuaja pas rrėzimit tė sistemit komunist ?

Kur ndodhen ndryshimet dhe protestat e fol qė do digjet blloku, pra pas rėnies sė monumentit mė kujtohet qė blloku u rrethua nga njerėzit, ndėrsa ne ishim nė shtėpi. Pavarėsisht se ishte garda qė mbronte bllokun , Nexhmia mori tre fėmijėt e saj dhe i tha qė tė largoheshin dhe i dha urdhėr komandantit tė gardės “Nuk dua qė nė shtėpinė e Enver Hoxhės tė ndodhė shkėmbim zjarri. Shtėpia le tė digjet, por unė nuk dua qė tė derdhet gjak nė derėn e shtėpisė sė Enver Hoxhės”.

Ēndodhi pas kėsaj kėrkese tė Nexhmie Hoxhės ?

Ne u larguam dhe kemi jetuar ėpr disa muaj nė shtėpinė e prindėrve tė mi, mė pas nė njė shtėpi tjetėr dhe nė fundin e 93 shkuam nė shtėpinė ku jetojmė edhe sot.

A kishit frikė gjatė asaj kohe qė ndodhnin ato protesta nė Tiranė ?

Gjithnjė turmat kanė rrezik, sepse situata mund ėt dilte jashtė nga kontrollit, por ne u larguam nga shtėpia.

Ditėn e rrėzimit tė bustit a keni qėndruar nė vilė ?
Po kemi qenė aty.

A nuk kishit frikė ?

Jo, sepse situatat erdhėn aq menjėherė sa tė vinte ēudi qė si njerėzit mund tė ngriheshin dhe tė protestonin, kur para njė muaji situata ishte shumė e qetė.

Ju e kuptoni qė po rrėzohej sistemi komunist ?

Natyrisht qė kur filluan ato protesta edhe ne e kuptuam qė ishte kėrkesa pėr ndryshimin e sistemit komunist.

Si ka qenė jeta juaj, si keni jetuar ju pas 90, pasi persona mendojnė se ju jeni njė familje e pasur dhe keni biznese ?

E kemi dėgjuar dhe ne kėtė, madje nė 92-93 ēdo biznes qė hapej thuhej si ishte i djalit tė Enver Hoxhės.

Sa tė pasur jeni ju ?

Si ėshtė pjesa mė e madhe e shqiptarėve. Mbase ju mund tė jenė mė i pasur se unė. Nė kėto vite ne kemi pasur vėshtirėsi, pasi puna ime ishte e lidhur me institucionet pra qė duhej tė punoje nė arkiv tė shtetit dhe ato vite ishte e pamundur qė unė nusja e djalit tė Enver Hoxhės tė merresha nė punė. Unė mė pas hapa njė biznes tė vogėl me njė shoqen time, njė atelie tė vogėl vetėm pėr tė mos mbetur pa punė. Ndėrsa Iliri nė profesion ėshtė inxhinier mekanik me titull profesor doktor, e megjithatė edhe ai u mundua tė nė profesionin e tij tė bėnte diēka si konsulent inxhinier mekanik. Ilir krijoi edhe njė marrėdhėnie tė mirė me Kinėn.

Si i krijoi edhe pėr shkak tė marrėdhėnieve tė mėparshme qė kishim pasur ?

Diēka vinte edhe nga ajo, sepse nė Kinė ruhej njė mendim shumė i mirė pėr Enver Hoxhėn dhe Shqipėrinė socialiste.

Znj. Hoxha , a keni ndėrmend tė futeni nė politikė, ju apo bashkėshorti juaj ?

Jo, Enver Hoxha nėse e sheh u dha profesione fėmijėve qė nuk kanė lidhje me politikėn duke i bėrė djemtė inxhinierė dhe vajzėn arkitekte. Nė 100 vjetorin e shtetit shqiptar, u bėnė rivlerėsime tė disa figurave
historike.

Sipas jush ku ishte figura e Enver Hoxhės nė kėtė kuadėr ?

Figura e tij nė kėto festime zyrtare nuk ekzistonte askund dhe 50 vjet ishin tė fshira nga historia.

E ku duhet ta vendosnin sipas jush ?

Lufta Nacional Ēlirimtare ėshtė njė pjesė shumė e rėndėsishme dhe kontributi i tij gjithashtu. Por edhe ndėrtimi i socializmit ėshtė mjaft i rėndėsishme sepse ka arritje tė jashtėzakonshme, si p.sh zhdukja e analfabetizmit, u hapėn shkolla nė tė gjithė vendin, ngritja e universiteteve dhe akademia e shkencave, bujqėsia, etj, Por ato tė kundėrtat, pushkatimet dhe janė vrarė 6 mijė persona pėr bindje politike...Pa u hapur dosjet, dhe nuk e kam fjalėn pėr ato dosje qė flitet sot, por duke qenė se unė kam punuar me dokumente e di rėndėsinė e tij, dhe ato pėrmbajnė tė vėrtetat.

Si ju duken kėto 23 vjet tė demokracisė shqiptare ?

Natyrisht qė ka ndryshime dhe arritje dhe ēdo shoqėri ka zhvillim, por ne kemi mbetur nė fazėn e tranzicionit dhe nuk po arrijmė demokracinė e vėrtetė.

Pėr kėtė votoni ju nė pėrgjithėsi ?

Pėr tė majtėn sigurisht.

Tek e majta ja disa parti komuniste, a votoni pėr ato ?

Po ka disa xhepa... por nuk ka rėndėsi pėr ke votojmė ne. Sigurisht qė kemi marrėdhėnie me partinė komuniste, jo se jemi anėtarė, apo siē doli nė shtyp qė Iliri ka formuar njė parti, kėto nuk janė tė vėrteta, por ne ata njerėz i njohim dhe kemi njė marrėdhėnie njerėzore me ta.

A ka familja juaj ndonjė peng ?

Jo.

HermesNews