Video

14/03/2013 17:39:39

Greqi, Turqia tenton privatizimet e aeroporteve

Kompania Turkish Airlines para pak kohėsh tha se ka interes jo vetėm pėr aeroportet greke, tė ofruara pėr privatizim, por edhe se ka pėr qėllim qė aeroplanėt e saj tė fluturojnė deri nė ishullin e Kretės






ATHINĖ - Radha e kompanive qė po tregojnė interes pėr privatizimin e aeroportit ndėrkombėtar tė Athinės, "Eleftherios Venizelos", por edhe pėr aeroportet e tjera tė vendit ballkanik po bėhet gjithnjė e mė e madhe, ndėrkohė qė pėrveē katariotėve, kinezėve, francezėve janė paraqitur edhe kompani turke, njoftoi sot faqja greke e internetit reporter.gr.

Kompania "Turkish airlines" para pak kohėsh tha se ka interes jo vetėm pėr aeroportet greke, tė ofruara pėr privatizim, por edhe se ka pėr qėllim qė aeroplanėt e saj tė fluturojnė deri nė ishullin e Kretės, t'i rrisin fluturimet deri nė Athinė dhe ta zgjerojnė bashkėpunimin me kompaninė greke "Eagean airlines".

Kompania "Qatar airwaves" tregoi e para interes pėr privatizimin e aeroportit "Eleftherios Venizelos". Ndėrkohė, pėrfaqėsuesit e dy kompanive gjigante kineze u takuan dje me zyrtarė tė lartė tė Ministrisė greke tė Financave dhe me drejtuesit e agjencisė pėr privatizim duke shprehur interes pėr pjesėmarrje nė procesin e tenderimit.

Pjesė nga privatizimi i aeroporterve greke dėshirojnė edhe francezėt. Nė lojė janė pėrfshirė edhe ''Aeroports de Paris'', njė nga operatorėt mė tė mėdhenj tė aeroporteve nė Evropė.

HermesNews - ©2013