Video

14/03/2013 14:33:50

HEC-e, situata nen monitorim

Reshjet intensive tė shiut tė rėna ditėt e fundit kanė sjellė rritje tė nivelit tė ujit nė HEC-et kryesore tė Kaskadės sė Drinit






TIRANE - Nėndrejtori i Korporatės Elektroenergjitike Shqiptare, Robert Niko, bėri tė ditur tė enjten pėr mediat se mėngjesin e sotėm kanė nisur shkarkimet nė HEC-et e Vaut tė Dejės dhe atė tė Komanit.

Niko sqaroi se drejtues tė lartė tė Korporatės po e ndjekin situatėn nga afėr. "Deri mė tani nuk kemi ndonjė problem shqetėsues, situata ėshtė nėn kontroll", shprehet Niko. Nėndrejtori i KESH shtoi se "nė zonėn mes Vaut tė Dejės dhe Komanit situata ėshtė mė problematike, pasi vijojnė edhe reshjet e dendura tė shiut".

Reshjet intensive tė shiut tė rėna ditėt e fundit kanė sjellė rritje tė nivelit tė ujit nė HEC-et kryesore tė Kaskadės sė Drinit. Si rezultat, 4 HEC-t kryesore, Komani, Vau i Dejės, Ulza dhe Shkopeti, kanė hapur portat e shkarkimit duke rrezikuar kėshtu pėrmbytjen e zonave tė Nėnshkodrės.

Sipas informacioneve tė marra pranė sallės sė komandimit nė hidrocentralin e Fierzės, bėhet e ditur se ky hidrocentral ėshtė nė nivelin 287.18 metėr dhe prurjet janė rreth 1000 metėr 3 ujė nė sekondė. Niveli i hidrocentralit mė tė madh nė vend ėshtė shumė afėr pikės maksimale qė pėrcaktohet tė jetė 296 metėr.

Tė njėjtat burime saktėsojnė se edhe niveli i ujrave tė liqenit ka ardhur nė rritje tė vazhdueshme, dhe ka arritur nė 290 metra mbi nivelin e detit, dhe vetėm 6 metra larg pikės maksimale tė liqenit. Gjithsesi, nėse reshjet do tė vazhdojnė, pika maksimale e liqenit tė Fierzės mund tė arrihet brenda 5 ditėsh, duke qenė se Fierza nuk ėshtė nė punė.

Sipas tė dhėnat mė tė fundit tė KESH-it Fierza ėshtė nė nivelin 287.18 m, prurjet 1000 m3/s; HEC-I i Komanit ėshtė nė nivelin 174.94 m, prurjet 1160 m3/s; HEC-I Vaut tė Dejės 75.42 m, ndėrsa prurjet anėsore 200 m3/s.

KESH njofton se pėr tė menaxhuar sa mė mirė kėtė situatė dhe nė zbatim tė rregullores ka nisur shkarkimin nė HEC Koman dhe HEC Vau i Dejės. Nė Hidrocentralin e Komanit po punohet me 4 turbina/kapacitet maksimal dhe shkarkimet arrijne nė kėto shifra: 600 m3/s nga porta dhe 670m3/s nga turbinat.

Gjithashtu edhe nė Hidrocentralin e Vau i Dejės po punohet me kapacitet maksimal, duke punuar me 5 turbina dhe shkarkimet janė nė shifrat e 600 m3/s nga portat dhe 520 m3/s nga turbinat. Marrja e vendimit pėr nisjen e shkarkimet po bėhet nė zbatim tė rregullores dhe tė miratuar nga Sekretariati Teknik tė Shkarkimit tė Plotave.

KESH gjithashtu thekson se ėshtė nė gatishmėri tė plotė pėr tė menaxhuar sa mė mirė kėtė situatė dhe pėr tė garantuar me energji elektrike konsumatorin shqiptar.

HermesNews - ©2013