Video

14/03/2013 05:19:24

Rruga drejt ēmimeve nė gastronomi dhe libri i parė i Renatos

Flet pėr HermesNews Renato Mekolli, fitues tre herė i ēmimit Kapelet e Arta nė kuzhinėn moderne greke






Si ndjehesh pas kėtij ēmimi ? Ėshtė e treta herė me radhė dhe nuk besoj se kjo ka ndodhur mė parė...apo jo ?

Ndjehem jashtė mase i gėzuar. Sado qė gjatė gjithė vitit kritikuesit e gastronomisė greke shkruajtėn jashtėzakonisht bukur pėr mua, kritikuan ēdo pjatė dhe provuan ēdo pjatė, njė pėr njė, unė pėrsėri e kisha atė frikėn se diēka do gjenin, mund tė mos u pėlqente dhe mund tė rrezikoja ēmimin kapelet e arta mes chefave mė tė mirė tė vitit. Ja qė ia arrita dhe kėtė vit. Mė pare ka ndodhur, por qė tė jetė njė shqiptar mes chefave tė gastronomisė greke, mes mė tė mirėve tė greqisė dhe pėr 3 vjet rradhazi nuk ka ndodhur. Hera e parė.

Ēfarė projektesh ke pas kėtij ēmimi ?

Pas kėtij ēmimi i cili vendoste dhe vazhdimin tim nė restorantin me historik tė Athinės, kėtė javė kanė filluar diskutimet pėr kontratėn e re me restorantin pėr vitin 2013-2014, aty ku ka ardhur Sofia Loren, Aristotelis Onasis, Maria Kalas, kėngėtarja e famshme e muzikės jazz Dee dee Bredgwater, Kostas Karamanlis, Adonis Samaras, politikanė, famijlje mbretėrore e shumė akoma. Tani ėshtė koha tė shplodhem, tė jem larg restorantit pėr 3 muaj sado qė ai do vazhdojė tė jetė i hapur, tė mbushem me energji, me ide tė reja. Dua tė kem njė koncept tė ri pėr kuzhinėn dhe pėr restorantin. Plane jashtė Greqisė kam dhe janė tė shumta sidomos pėr nė Shqipėri. Diskutoj me njerėz tė mediave, me gazetarė pėr diēka tė bukur dhe tė veēantė, por pėr momentin nuk ėshtė as njė gjė e sigurt. Plani tjetėr ėshtė njė libėr i imi i cili ka filluar tė bėhet realitet. Do tė jetė shumė i veēantė dhe do tė ketė gjithēka brenda, me njė skuadėr nga mė tė mirėt nė Greqi, nga fotografėt dhe deri tek kopertina. Kėto pėr momentin pėrsa i pėrket planeve dhe ideve tė reja qė kam nė mendje.

Kujt ia dedikon suksesin ?

Kėtė ēmim sigurisht ua dedikoj tė gjithė shqiptarėve qė padyshim u gėzuan shumė me ēmimin qė fitova vjet, kolegėve tė mi qė janė nė kėtė art kaq tė bukur brenda dhe jashtė Shqipėrisė.

Ēfarė ju tėrheq tjetėr pėrveē gatimit ?

Gjimnastika, udhėtimet dhe muzika.

Cili ka qenė kritiku mė i rreptė qė keni patur ?

Pa dyshim Frank Bruni, i gazetės New York Times, i cili nuk donte tė kishte njeri afėr tavolinės. Ishte vetėm me njė bllok nė dorė, provonte dhe shkruante. Aty nuk mė ngeli pikė gjaku nė kėmbėt e mia dhe derisa tė lexoja kritikėn e tij nuk kisha gjumė. Kritika ishte jashtzakonisht e mirė gjė qė mė gėzoi pamasė. Ai shkruante mes tė tjerave se nė Athinė gjėndet njė star i kuzhines greke, njė top chef i vėrtetė i gastronomisė. Tjetėr kritik ka qenė dhe njė grek nga mė tė rreptėt qė ka Greqia pėr gastronominė. Atė arrita ta bėj pėr vete...Shkroi pėr mua se Renato Mekolli ėshtė shqiptari i cili ka arritur t'a ēojė gastronominė tradicionale greke nė atė moderne. Jemi krenare pėr tė, gjithashtu ky gazetar i cili quhet Epikuros, mė futi nė librin e tij, njė gjė qė mė befasoi, pasi nė kėtė libėr shkruhet shumė pėr mua, pėr Shqipėrinė dhe pėr punėn time.
Cila ėshtė veēoria guzhinės greke ?

Kuzhina greke nuk ka ndonjė veēori tė veēantė, nė pėrgjithėsi si Shqipėria, Greqia dhe Turqia apo vende tė tjera tė Ballkanit, kemi shumė gjėra tė pėrbashkėta.


Pjata tradicionale qė ju pėlqen mė shumė ?

Nėse mė pyesni pėr Shqipėrinė, pa dyshim tavat e dheut, tava e kosit, si dhe plenci me lėng nė saē. Kėto mė pėlqejnė dhe i ha sa herė qė jam nė Shqipėri, ndėrsa nė kuzhinėn greke mė shumė musakaja.

Cila do tė ishte kėshilla mė e mirė pėr ata qė duan tė merren me artin e guzhinės ?

Kėshilla pėr ata qė duan tė merren me kėtė art ėshtė tė kenė shije se kjo ėshtė gjėja mė e rėndėsishme, tė kenė fantazi, tė jenė tė pėrqėndruar, tė dėgjojnė kėshillat e chefave nė kuzhinė dhe mos tė hiqen si kaposha. Duhet tė pyesin pėr ēdo gjė qė tė jenė tė thjeshtė dhe modest. Mos tė kopjojnė pjatat e chefave qė janė jashtė Shqipėrisė po tė ulin kokėn dhe t'a ēojnė kuzhinėn tonė shumė lart, se kemi njė kuzhinė tė pasur. Kemi tokėn, kemi detin, kuzhina jonė nuk ėshtė fasule me pilaf. Ēfarėdo qė nxjerrė kjo tokė nė Shqipėri ėshtė njė pjatė e re. Kjo e fundit ėshtė pėr kuzhinierėt e Shqipėrisė qė janė ngjitur tek kuzhina greke dhe italiane sidomos dhe nuk kanė fantazi tė bėjnė diēka mė shumė. Nuk e them pėr tė tėrė, por shumica e bėn kėtė.

Pse chefat e guzhinės janė, nė pjesėn mė tė madhe, meshkuj ? Meshkujt gatuajnė mė mirė, apo kanė mė shumė kohė pėr t'iu dedikuar gatimit ? Ka ndonjė arsye tjetėr ?

Eshtė njė art i vėshtirė, do shumė pėrqėndrim, organizim, por ka dhe femra qė kanė ecur shumė nė kėtė art. Janė tė pakta sigurisht por ka. Zėvendėsja ime psh nė restorant ėshtė femer dhe ėshtė jashtzakonisht e mirė, por ėshtė punė e lodhshme shumė pėr njė femėr. Nė kuzhinėn e shtėpise ėshtė ndryshe.

Intervistoi Doriana Metollari