Video

13/03/2013 19:49:02

Kush ėshtė Papa Francesco I ?

Papa i ri ėshtė 77 vjeēari nga Argjentina Horge Mario Bergolio, qė do tė quhet Papa Francesco i parė






(21:00) Kush ėshtė Papa Francesco?

Papa Francesku, me emrin e lindjes Mario Bergoglio, i lindur nė Buenos Aires si njė ndėr pesė fėmijėt e njė punonjėsi italian tė hekurudhės, konsiderohej si njė prej figurave mė tė devotshme dhe me influencė nė Kishėn Katolike, ndonėse jo njė favorit i qartė pėr tė pasuar Benediktin XVI. Ai do te jete Papa i pare ne historine e Vatikanit, me origjine nga Amerika e Jugut.

I formuar nė seminarin e "Vila Devoto"-s, ai u diplomua nė San Miguel pėr filozofi nga Kolegji i Lartė Katolik i San Hozesė dhe nė vitet nė vazhdim, dha mėsim nė literaturė dhe psikologji, nė njė kolegj tė Santa Fesė dhe mė pas nė Buenos Aires.

I urdhėrar "at" nė vitin 1969, Bergoglio shėrbeu si njė prift nė zonat e largėta nė Argjentinė midis viteve 1973-79, ku aftėsitė mbresėlėnėse nė komunikim, thjeshta, perultesia dhe aftesia e tij ne pėrhapjen e fesė katolike, e ndihmuan qė nė 1980-n tė rikthehej nė Buenos Aires, pėr t'u bėrė reaktor i universitetit nė tė cilin u formua.

Papa Francesku u transferua nė Europė nė vitin 1986, nė Gjermani, pėr tė vazhduar karrierėn e tij akademike, por pas mbrojtjes sė tezės sė doktoraturės, u rikthye nė atdhe, ku shėrbeu pėrsėri si peshkop nė njė kishė nė Kordoba.

Ishte Papa Gjon Pali i Dytė ai qė duke vlerėsuar punėn e njė jete tė Papės Bergoglio, njė njeri i pėrulur, veēanėrisht i devotshėm dhe qė pavarėsisht mundėsive pėr tė bėrė njė karrierė tė rehatshme nė zyrat e Kishės Katolike, zgjodhi jetėn e njė misionari tė vazhdueshėm, qė nė vitin 2001 e thirri nė Vatikan, ku nė 21 shkurt e nderoi duke e graduar kardinal.

Si kardinal, Bergoglio edhe njė herė mė shumė u bė i njohur pėr pėrultėsinė e tij, konservatorizmin ndaj doktrinės sė krishterė dhe drejtėsisė shoqėrore. Ndryshe nga kardinalėt e tjerė, Francesco refuzoi qė tė jetonte nė apartamentet luksoz me shpenzimet e Vatikanit, duke zgjedhur njė banesė tė thjeshtė, per te jetuar me pagen e tij modeste.

Ai gjithashtu refuzoi transportin me makinė, duke preferuar tė lėvizte me mjetet e zakonshme tė transportit, ndėrsa gatuan vetė.

Nė vitin 2005, kardinali argjentinas, i pari Papė nga Amerika e Jugut, mori pjesė nė konklavėn, nga e cila u zgjodh Benedikti XVI, pas vdekjes sė Karol Vojtilės, Papa Gjon Palit tė Dytė.

Bergoglio ėshtė njė teolog i kompletuar, i cili e ka distancuar veten nga teoritė liberale, duke zgjedhur rrugėn e konservatorizmit. Ai ėshtė shprehur kundėr martesave homosokesuale, duke kundėrshtuar ashpėr vendimin e shtetit argjentinas pėr t'i ligjėruar nė 2010-n, por ka kėrkuar qė kisha t'u mėsojė anėtarėve tė kėtij komuniteti fjalėn e saj dhe tė mos i syrgjynosė, duke thėnė se rruga e vetme qė mund tė ndjekė kisha ėshtė ajo e dashurisė pėr njeriun.

Papa Francesku, i pari me kėtė emėr, ėshtė gjithashtu njė kundėrshtar i ashpėr i abortit dhe eutanazinė.

(20:00) Papa i ri eshte 77 vjecari nga Argjentina Horge Mario Bergolio, qe do te quhet Papa Francesko i pare. Pas votimit te trete te 115 kardinaleve, nga Kapela Sistina doli tymi i bardhe ne oren 19.06 minuta qe lajmeroi se bota katolike tashme kishte drejtuesin e saj. Nga ballkoni i bazilikes se Shen Pjetrit, Papa Francesko i pare ka pershendetur mijera besimtare te mbledhur ne shesh.

VATIKAN - Tym i bardhė doli sot pasdite rreth orės 19:05 GMT nga Kapela Sistine duke njoftuar kėshtu zgjedhjen e njė Pape tė ri nga 115 kardinalėt me tė drejtė vote pėr tė pasuar Papa Benediktin e XVI.

Pėr tė mėsuar emrin e tij duhet pritur qė drejtuesi i ri i Kishės Katolike tė pranojė detyrėn e tij, tė zgjedhė njė emėr, para se kardinali francez Jean-Louis Tauran, tė bėjė njoftimin zyrtar "habemus papam" dhe qė Papa i ri tė dalė nė ballkonin e Bazilikės sė Shėn Pjetrit.

HermesNews - ©2013