Video

12/03/2013 18:32:59

Gjyqsori nė fokus tė kritikave: KLD kėrkon vendime cilėsore

Cefa, 'publiku ende mendon se gjyqėsori ėshtė ndėr sektorėt mė tė korruptuar dhe kjo duhet tė obligojė gjyqtarėt qė tė pėrmirėsojnė punėn e tyre, tė rrisin cilėsinė e gjykimit, si dhe ashpėrsinė e vendimeve ndaj krimit ordiner, i cili po cėnon sigurinė publike'






GJIROKASTĖR - Nėnkryetari i Kėshillit tė Lartė tė Drejtėsisė, Elvis Cefa, deklaroi sot nga Gjirokastra se, “publiku ende mendon se gjyqėsori ėshtė ndėr sektorėt mė tė korruptuar dhe kjo duhet tė obligojė gjyqtarėt qė tė pėrmirėsojnė punėn e tyre, tė rrisin cilėsinė e gjykimit, si dhe ashpėrsinė e vendimeve ndaj krimit ordiner, i cili po cėnon sigurinė publike”.

Gjatė analizės sė punės sė Gjykatės sė Shkallės sė Parė tė Gjirokastrės, pėr vitin 2012, numri dy i institucionit mė tė lartė tė drejtėsisė shqiptare, tha se gjykata mbetet institucioni mė problematik, pėr sa i pėrket korrupsionit.

“Nė bindjen time personale dhe jo vetėm, realiteti nė fakt nuk ėshtė kėshtu. Jam i bindur qė perceptimi ėshtė krejtėsisht ndryshe nga ajo ē’ka ndodh nė fakt. Ky perceptim nė publik shpesh herė vjen nga niveli ose pamundėsia objektive e atyre njerėzve pėr tė kuptuar ēfarė do tė thotė tė japėsh drejtėsi”, pohoi Cefa.

Duke analizuar punėn qė ky institucion ka bėrė gjatė vitit tė kaluar, kryetari i Gjykatės sė Shkallės sė Parė tė Gjirokastrės, Desart Avdulaj, foli pėr njė nivel nė rritje tė kriminalitetit gjatė vitit qė lamė pas. Avdulaj bėri tė ditur se ky institucion ka gjykuar 2882 ēėshtje, nga 3147 tė tilla qė janė regjistruar pėr vitin 2012.

“Numri mė i madh i ēėshtjeve tė gjykuara janė tė fushės civile, ku janė rregjistruar 2284 tė tilla, ndėrsa nė fushėn penale janė regjistuar 863 tė tjera, prej tė cilave, 59 ēėshtje kanė pasur vonesa tej afateve tė gjykimit”, theksoi Avdulaj.

HermesNews - ©2013