Video

12/03/2013 18:29:15

Griden dhe humbasin jetėn nė lumė bashkėshortėt

Ēifti rom mėsohet se kishte kontradikta mes njėri tjetrit, ndėrsa 30 vjeēarja prej kohėsh vuante nga depresioni






ELBASAN - Rrjedha e ujit tė Zaranikės, i ka marrė jetėn nė mesditė njė ēifti nga Elbasani, banorė tė komunitetit rom. Burime zyrtare nga Policia e Elbasanit bėjnė tė ditur se shkak i ngjarjes mendohet tė ketė qenė njė debat mes dy bashkėshortėve, nė ambjentet e njė lokali, pranė pėrroit tė Zaranikės, kur 30 vjeēarja Miranda Ramazani, pasi ka debatuar me bashkėshortin e saj, Agim Jashari ėshtė drejtuar drejt pėrroit.

Bashkėshorti i Mirandės ka shkuar nga pas pėr ta shpėtuar, por fatkeqėsisht, uji e ka marrė me vete. Ka qenė edhe vėllai i 30 vjeēares, i cili ka shkuar pėr t‘i ardhur nė ndihmė motrės sė tij, por fatkeqėsisht nuk ka mundur dot ta shpėtojė.

Policia, e cila ka shkuar menjėherė nė vendin e ngjarjes, i ka ardhur nė ndihmė gruas sė re, kur kjo e fundit, megjithėse i ėshtė nėnshtruar njė ndėrhyrje kirurgjikale nė spitalin rajonal tė qytetit, nuk ka mundur tė mbijetojė.

50 metra mė larg, Policia gjeti edhe trupin e pajetė tė bashkėshortit tė 30 vjeēares, vdekja e tė cilit, sipas uniformave blu, mendohet tė ketė ardhur pėr shkak tė mbytjes.

Grupi hetimor ka nisur hetimet pėr zbardhjen e plotė tė ngjarjejes. Ēifti rom mėsohet se kishte kontradikta mes njėri tjetrit, ndėrsa 30 vjeēarja prej kohėsh vuante nga depresioni.

HermesNews - ©2013