Video

12/03/2013 18:17:24

26 kėrkesa pėr adoptime gjatė 2012-tės

Vitin qė shkoi rreth 30 foshnja u braktisėn qė nė maternitet dhe 17 tė tjerė nga prindėr qė nuk kishin mundėsi ekonomike






TIRANĖ - Birėsimi i jep mundėsi fėmijėve jetim apo tė braktisur tė jetojnė nė familje, por gjithashtu u jep mundėsi dhe ēifteve pa fėmijė tė gėzojnė familjet e tyre.

Sipas tė dhėnave mė tė fundit, gjatė vitit 2012 janė regjistruar 26 kėrkesa pėr birėsim. Prej tyre 21 kėrkesa janė tė pėrfunduara ndėrkohė qė 5 janė ende tė proces.

Ndėrkohė rezulton se vitin qė shkoi rreth 30 foshnja u braktisėn qė nė maternitet dhe 17 tė tjerė nga prindėr qė nuk kishin mundėsi ekonomike. Njė pjesė e prindėrve janė mbėshtetur nga shteti dhe organizata tė ndryshme.

Sipas Rudina Hoxhės, drejtoreshė e Shtėpisė sė Fėmijve, nga 0 nė 5 vjeē, “Mė shumė jetimė po birėsohen nga familje shqiptare qė kanė edhe fėmijė tė tjerė. Kjo tendencė ėshtė nė rritje. Ndėrsa pėr fėmijėt romė mė shumė interes kanė pasur tė huajt, pasi ata kanė mė pak paragjykime raciale”, tha ajo.

Procesi i birėsimit tė njė fėmije ėshtė proces relativisht i gjatė nė kohė. Institucioni pėrgjegjės nė vendin tonė ėshtė Komiteti Shqiptar i Birėsimeve tė cilėt krijojnė njė listė me fėmijėt dhe familjet e pėrshtatshme pėr birėsim.
Sipas tė dhėnave nga Komiteti Shqiptar i Birėsimeve, rreth 80 % e fėmijėve birėsohen nė Shqipėri pasi dhe vetė legjislacioni i jep pėrparėsi birėsimit tė fėmijėve brenda vendit.

Ndėrkohė pjesa tjetėr e tyre, kryesisht fėmijėt me probleme shėndetėsore, pėr t`u dhėnė njė mundėsi mė tepėr pėr kurimin e tyre, birėsohen nga familje jashtė vendit.

Birėsimi i fėmijėve shqiptar jashtė Shqipėrisė bėhet duke u bazuar nė marrėveshje mes shtetesh. Vendet me tė cilat Shqipėria ka marrėveshje pėr birėsim janė Italia, SHBA, Kanadaja, Spanja dhe Franca.

HermesNews - ©2013