Video

12/03/2013 04:51:53

Shqyrtime filozofike

nga Bujar Plloshtani






TIRANE - Po e nis kėtė ese me mendimin e filozofit austriak Ludwig Wittgenstein, i cili nė veprėn e tij shkruan: "Filozofia, pikėrisht i nxjerr tė gjitha gjėrat para nesh dhe ajo nuk shpjegon dhe nuk nxjerr pėrfundime. – Meqenėse pėr pamjen ėshtė e hapur gjithēka, nuk ka asgjė pėr t'u shpjeguar. Ngaqė ajo qė ėshtė e fshehur edhe nuk na intereson".[1] Pėr kundėr mendimit tė Wittgenstein, qė filozofia nuk shpjegon dhe nuk nxjerr pėrfundime, mendoj se filozofia mund tė arrijė tė merret me problemet e pėrgjithshme, qė kryesisht trajton ēėshtje tė ndryshme si ekzistenca, njohja e njeriut, kuptimi mbi tė vėrtetėn, mbi tė bukurėn, sistemin e tė menduarit.

Filozofia mund tė shquajė nė zgjidhjen e ēėshtjeve tė ndryshme, duke u bazuar nė shqyrtime kritike e argumente tė arsyeshme. Ndofta, filozofia nuk nxjerr pėrfundime ekzakte si llogaritje matematikore, por nxjerr aplikim logjik tė mendjes sė arsyeshme pėr gjėsendin, substancėn, materien dhe fenomenet bazuar nga kritika e arsyes.

Duke vazhduar mėtej se edhe "pamja", "ajo qė ėshtė e fshehur edhe nuk na intereson", pėr faktin se edhe pėr njė pamje tė fshehur ekziston mendimi, arsyeja. Tek ēdo pamje e dukshme dhe e padukshme duhet me ēdo kusht tė na interesojė, sepse interesimi lidhet me dėshirėn pėr hulumtimin dhe meditimin mbi tė vėrtetėn e duhur.

Fundja, dhe Zoti ėshtė Krijues i padukshėm, por falė arsyes kritike pėr tė menduar mbi aktin absolut, arrijmė ta kuptojmė ekzistencėn e tij duke medituar nė krijimin e universit, lėvizjen e natyrės fizike, si dhe pikėpamjet e prijėsve pėr orientimin e shoqėrisė drejt tė vėrtetės. Edhe gjėsendi qė ėshtė i fshehtė, pra qė nuk duket, nė fakt ekziston nė ndonjė vend tė panjohur pėr ne, por kuptimi i mendjes sė njeriut ėshtė tejet i kufizuar pėr ta njohur apo shquar pamjen e fshehtė, qė realisht ėshtė e panjohur pėr gjykimin e arsyes njerėzore. Ēdo send i fshehtė apo i padukshėm pėr arsyen njerėzore, nė njėfarė forme ekziston domosdoshmėrisht, por ne nuk mund tė arrijmė ta perceptojmė apo njohim.

Nėse "ajo qė ėshtė e fshehur edhe nuk na intereson", atėherė shmangim studimet e mundshme qė kanė tė bėjnė me pamjen e padukshme, ku hyjnė: natyra e shpirtit, vullneti i Zotit, vrimat e zeza. Ky mosinteresim pėr tė njohur botėn e shndėrron sistemin kontemplativ tė tė menduarit tonė nė mosnjohje tė sendit dhe substancės.

Edhe e panjohura edhe e padukshmja janė, pra ekzistojnė, por varet nga ne sa vullnet kemi ta shqyrtojmė dhe kuptojmė tė vėrtetėn e gjėsendit tė fshehur. Edhe shpirti ėshtė i padukshėm, por ekziston. Nė botė nuk ėshtė asgjė e padukshme, pos asaj qė ėshtė jashtė perceptimeve dhe reflekseve tona, por megjithėse, dhe kėto tė fundit qė janė jashtė mendjes sonė gjejnė aplikim tė duhur nė praktikė.

Nisur nga kėndvėshtrimi tjetėr filozofik pajtohem me mendimin e filozofit Ėittgenstein nė lidhje me teorinė se - "ajo qė ėshtė e fshehur edhe nuk na intereson", vetėm nė kontekstin se e padukshmja, pra e fshehura nuk ekziston brenda ndėrdijes sonė, ajo mund tė arrihet tė pėrfitohet si rezultat i meditimit dhe kėrkimeve shkencore.

Si koncept tė fshehurėn ose sendin e padukshėm nuk mund ta kuptojmė esencialisht pa u kthjellur nė meditim, por nėpėrmjet kėrkimeve empirike, metodave krahasuese mund tė arrihet deri te zbėrthimi real i tė padukshmes, qė gjithnjė kemi pėr bazė konceptimin e tė padukshmes pėr njeriun. Ka gjėsende tė fshehta, tė cilat nė fakt ekzistojnė, por pėr mendjen tonė janė jashtė njohjes thelbėsore, prandaj ne nuk u kushtojmė interes pėr t'i njohur.

Sepse jo ēdo e fshehtė mund tė njihet dhe kuptohet, andaj, kėtu pėrpjekjet tona intelektuale ndalen sė interesuari. Edhe e fshehta, edhe e padukshmja ekzistojnė, varėsisht mosnjohjes dhe mosinteresit tonė, por lypset pėrvojė empirike pėr tė mėsuar mbi ekzistencėn e tyre tė vėrtetė.

Filozofit i intereson pothuaj gjithēka, ai niset prej mendimit bon sens gjer te shqyrtimet mė tė pėrpikta nė lidhje me botėn dhe ecurinė e saj. Pavarėsisht se ideja pėr ta kuptuar thelbėsisht tė padukshmen mbetet njė nyje gordiane mbi kuptimin e vėrtetė tė saj, por, realisht nė anėn tjetėr mbetet interesi i tij tė njohė sistematizimin dhe procesin e kėsaj bote transite.

Pra, ai hedh interesimin e nevojshėm pėr t'i perceptuar me arsye brenda vrullit krijimtar tė tij lėndėt dhe lėvizjet e botės. Edhe Zoti ėshtė enigmė, pra ėshtė njė pamje e padukshme pėr tė gjithė ne, por fundja, sistemi i tė menduarit shkon gjersa tė kuptojė qė pos njeriut, ekziston njė vullnet i mbinatyrshėm qė dikton kėtė ekzistencė kaq tė pėrkorė.

Tė gjitha pamjet e padukshme kanė njė vullnet tė dukshėm qė mund tė arrihen nėpėrmjet studimeve dhe kėrkimeve tė ndryshme shkencore. Edhe shpirti ėshtė pamje e padukshme, por pėrmes sistemit tė tė menduarit arrijmė ta kuptojmė se nocioni i shpirtit ėshtė akt absolut ku varet orientimi i ekzistencės sė njeriut.

E padukshmja duhet tė na interesojė, dhe sistemi i tė menduarit tė priret pas kėrkimeve tė sigurta pėr ta zbėrthyer joshjen e tė panjohurės drejt njė pėrfundimi tė arsyeshėm. Gjithēka qė ėshtė pėrreth nesh zgjon njė interes, dhe njė qėllim tė nevojshėm pėr ta njohur domosdoshmėrisht.


* Autori ėshtė poet dhe publicist. Ai shkruan ese tė karakterit filozofik, politik dhe ėshtė njėkohėsisht President i shoqatės Pushkin

HermesNews - ©2013