Video

11/03/2013 17:44:56

10 vjet pas vrasjes sė Zoran Xhinxhiē

Nga Katarina Subasic






BEOGRAD - Serbia shėnon nesėr 10-vjetorin e vrasjes sė kryeministrit reformist pro-evropian, Zoran Xhinxhiē, koshiente se atentati qė i kushtoi jetėn ka ngadalėsuar nė mėnyrė domethėnėse modernizimin e vendit dhe rrugėn drejt njė anėtarėsimi nė Bashkimin Evropian.

Konsideruar si John F. Kennedy serb, Zoran Xhinxhiē, kryeministri i parė i njė qeverie serbe i zgjedhur nė mėnyrė demokratike nė Serbinė post komuniste, bie preh e plumbave tė njė snajperi nė mesditė para hyrjes nė selinė e qeverisė nė Beograd mė 10 mars 2003, dy vjet pas marrjes sė funksionit. Ai nė atė kohė ishte 50 vjeē.

Qėllimi i vrasėsve, njė grup i oficerėve tė policisė sė elitės lidhur me krimin e organizuar, ishte ndėrprerja e zbatimit tė programit tė tij ambicioz tė reformave qė parashikonin afrimin e vendit tė tij nė Evropė, nė atė kohė i izoluar nė skenėn ndėrkombėtare, pėr shkak tė rolit nė luftėrat e pėrgjakshme qė shkatėrruan ish-Jugosllavinė nė vitet 1990.

"Xhinxhiē ia kushtoi pjesėn mė tė madhe tė kohės sė tij misionit pėr transformimin e Serbisė nė njė vend tė respektueshėm'', kujton Cedomir Jovanovic, njė prej bashkėpunėtorėve ėt tij mė tė afėrt. Me profesion filozof, Xhinxhiē ishte pėrfshirė nė politikė qė nė moshė tė re. Ai kishte qenė truri i njė kryengritjeje popullore qė, nė muajin tetor tė vitit 2000, ishte pėrqendruar nė eliminimin e pushtetit tė burrit tė hekurt ėt Serbisė, tė plotfuqishmit Slobodan Millosheviē.

Qeveria e tij ishte pėrballur me dy pengesa tė mėdha, bashkėpunimin me gjykatėn penale ndėrkombėtare pėr ish-Jugosllavinė (TPIY) dhe problemin e Kosovės. Serbia qė prej asaj kohe lirohet nga detyrimet e saj kundrejt TPIY pasi i personi i fundit prej tė akuzuarve nga drejtėsia ndėrkombėtare u transferua nė TPIY nė vitin 2011.

Por ajo vazhdon tė pėrballet me problemin mė tė mprehtė tė Kosovės, qė shpalli pavarėsinė nė vitin 2008 dhe qė beogradi refuzon ta njohė.Kryeministri aktual serb, Ivica Dacic, ish-zėdhėnės i Slobodan Millosheviēit dhe kundėrshtari mė i ashpėr politik i Zoran Xhinxhic, ėshtė angazhuar sot nė negociaat me kryeministrin kosovar, Hashim Thaēi, nėn drejtimin e Bashkimit Evropian qė parashikon normalizimin e marrėdhėnieve dypalėshe.

Progreset nė kėtė dialog janė kushtet kryesore tė paraqitura nga Bruskeli pėr Serbinė, kandidate pėr anėtarėsimin nė BE qė prej muajit mars tė viti 2012, pėr sigurimin e njė datė pėrsa i pėrket fillimit tė negociatave pėr anėtarėsimin nė BE.

"Dhjetė vjet pas kėsaj vrasjeje, Serbia po pėrballet me tė njėjtat sfida me tė cilat ishte pėrballur dhe qeveria Xhinxhiē", shprehet sė fundi Daciē nė njė artikull tė publikuar nga e pėrjavshmja NIN. "Serbia nuk e di ku janė kufijtė e saj, nė cilin territor ajo ushtron realisht sovranitetin e sajt'', shton ai.

"Jam i bindur se Zoran Xhinxhiē do tė pėrshėndeste atė qė ne, kundėrshtarėt e tij politikė, po bėjmė sot pėr zgjidhjen e problemit ėt Kosovės dhe pėr anėtarėsimin e vendit nė BE.

Ilija Vujacic, profesor nė fakultetin e shkencave politike, thekson se ndryshimi kryesor mes Zoran Xhinxhiē dhe pasardhėsve tė tij konsiston nė faktin se ai pėrpiqej pėr zgjidhjen e problemeve tė tij, ndėrkohė qė zyrtarėt nė detyrė nė ditėt tona janė tė detyruar nga komuniteti ndėrkombėtar pėr gjetjen e zgjidhjeve.

"Xhinxhiē hapi shumė shpejt, qė prej marrjes sė funksionit, ēėshtjen e Kosovės. Dhjetė vjet pas vdekjes sė tij, problemi vazhdon tė jetė pa zgjidhje'', deklaroi ai.

Pėr Zoran Zivkoviē, ish-krahu i djathtė i Zoran Xhinxhiē, vrasja e tij ka ndalur plotėsisht Serbinė. "Nėse do ta kishin lėnė tė jetonte, jam shumė i bindur se Serbia do tė ishte bėrė pjesė e Bashkimit Evropian nė tė njėjtėn kohė me Kroacinė fqinje, vend qė do tė bėhet shteti i 28-tė anėtar i Bashkimit Evropian'', theksoi ai.

Zoran Xhinxhiē nuk ishte shumė popullor gjatė mandatit tė tij pėr shkak tė reformave tė ashpra qė ndėrmori dhe veēanėrisht vendimit tė tij pėr tė arrestuar dhe pėr tė transferuar Slobodan Millosheviēin nė TPIY nė vitin 2001.

Megjithatė, vrasja e tij ėshtė rrėnjosur thellė nė mendje dhe qindra mijėra persona morėn pjesė nė funeralin e tij. Qė prej asaj kohe, reputacioni i tij vetėm ėshtė rritur.

"Ai na dha shpresėn pėr njė tė ardhme mė tė mirė, por kjo shpresė vdiq bashkė me tė'', theksoi Dubravka Kovacevic, 47 vjeēe, mama e dy fėmijėve. Nesėr, mijėra mbėshtetės tė Zoran Xhinxhiē, do tė parakalojnė nė qendrė tė Beogradit, ashtu si ēdo vit qė prej vrasjes sė tij, pėr t'i bėrė homazhe.

HermesNews - ©2013