Video

11/03/2013 11:24:23

Arrestohet K/bashkiaku: goditi trajnerin e Tiranės

Kryetari i bashkisė sė Kavajės, Elvis Rroshi, ka zbritur nė dhomat e zhveshjeve dhe ka goditur trajnerin e Tiranės, Nevil Dede






TIRANĖ - Njė akt tepėr i rėndė ka ndodhur nė ndeshjen e zhvilluar nė Kavajė mes Besės vendase dhe Tiranės, nė kuadėr tė javės 18-tė tė Superligės. Gjatė pushimit midis pjesės sė parė dhe tė dytė, kryetari i bashkisė sė Kavajės, Elvis Rroshi, ka zbritur nė dhomat e zhveshjeve dhe ka goditur trajnerin e Tiranės, Nevil Dede.

I menjėhershėm ka qenė reagimi i klubit bardhė e blu dhe vetė trajnerit Nevil Dede, tė cilėt kanė bėrė kallzim penal pėr tė dyshuarin. Pas kallzmit nga sherbimet e Komisariatit tė Policisė Kavajė u mor masa e arrestit ndaj Kryetarit tė Bashkisė Kavajė shtetasit Elvis Rroshi, 38 vjeē, pėr konsumim e veprave penale “Goditjes pėr shkak tė detyrės”, “Kundėrshtim tė punonjėsve tė policisė” dhe “Mos bindje ndaj urdhėrit tė punonjėsve tė policisė”.

Konflikti, sqaron policia, ka ndodhur gjatė zhvillimit tė ndeshjes sė super ligės Besa -Tirana, ku shtetasi Elvi Rroshi dyshohet se ka qėlluar trajnierin e Tiranės shtetasin Nevil Dede, duke e kėrcėnuar kėtė tė fundit me jetėn. Shtetasi Nevil Dede, ka depozituar pranė komisariatit tė policisė Kavajė, njė kallzim penal nė ngarkim tė shtetasit Elvis Rroshi.

Ndėrkohe nė lidhje me kėtė konflikt i cili ka nisur gjatė pėrfundimit tė pjesės sė parė, janė arrestuar nė kushtet e flagrancės edhe 7 shtetas pėr konsumim tė veprave penale tė “Grumbullimit tė paligjshėm”, “Mos bindje ndaj punonjėsve tė policise”, “Kundėrshtim tė punonjėsve tė policisė”.

Tė arresturit e tjerė mėsohet tė jenė, Abdulla Mersin Tafa, 47 vjeē, banues nė Kavajė, Astrit Vesel Veliu, 40 vjeē, me detyrė shofer pranė Bashkisė Kavajė, Osman Isuf Tabaku, 56 vjec, Kryeplak, Gazmend Nevruz Demrozi, 38 vjeē, me detyrė Drejtor i Policisė Bashkiake, pranė Bashkisė Kavajė, Shkelqim Abdurraman Nasufi, 28 vjec, punonjes bashkie, Erjald Sokrat Kostrica 31 vjec, me detyre elektricist ne Bashki Kavaje, si dhe Ruzhdi Fejko Aliu, 47 vjec, banues nė Kavajė.

HermesNews - ©2013