11/03/2013 09:59:42
Vdekja e arkitektit: kemi nevojė pėr njė shoqėri mė humane
Shoqata e arkitektėve, 'ikja e Agronit na bėn tė reflektojmė thellė tė gjithėve pėr raportet e shoqerisė me individin'
TIRANE - Kryesia e Shoqatės sė Arkitekteve tė Shqipėrisė do tė organizojė sot homazhe nga ora 13:00-14:00 pranė Shtėpisė Qėndrore tė Ushtrisė, prej nga do niset ceromonia e percjelljes sė fundit tė kryetarit tė saj, arkitektit tė njohur, Agron Jano.
Duke e konsideron "ndarje tė parakoheshme nga jeta tė mikut dhe kolegut, arkitektit Agron Jano", Shoqata e Arkitektėve tė Shqiperisė vlerėson nė njė njoftim pėr median kryetarin e vet si "profesionist mjaft i respektuar, njeri mjaft i perkushtuar si karshi profesionit te tij, ashtu dhe ndaj problemeve shoqerore te vendit. Me largiminin e tij tė papritur familja humbi njeriun e saj tė shtrenjtė, shoqėria njė qytetar te devotshėm, dhe ne miqte e koleget e tij humbėm njė pjesė tė shpirtit tonė, humbėm njė shok, te cilit do t'ja ndjejmė mungesėn".
"Ikja e Agronit na ben tė reflektojmė thellė tė gjithėve pėr raportet e shoqerisė me individin, na bėn tė kuptojmė se duhet tė pėrpiqemi pėr njė shoqėri mė humane dhe me sens pozitiv, ndaj cilitdo e aq me teper ndaj atyre, qė me punėn, eksperiencėn dhe pėrkushtimin e tyre, i dhanė shumė shoqėrisė, vendit e brezave mė tė rinj", pėrfundon njoftimin Shoqata e Arkitektėve tė Shqipėrisė.
HermesNews - ©2013