Video

09/03/2013 06:15:50

Njė natė me operan e operave

Dr. Sul Gragjevi






NEW YORK - Kėtė radhė shijova njė prej operave mė tė bukura tė W.A.Mozart, operan Don Giovanni nė DeVos Hall nė Grand Rapids, Michigan (SHBA), nė mbrėmjen e 9 Shkurtit.

Megjithėse kėngėtarėt ishin tė gjithė amerikanė, ata interpretuan rolet e tyre nė njė italishte mjaft tė pastėr e tė bukur ndėrsa pėrkthimi nė anglisht ishte vendosur nė njė ekran tė gjatė mbi siparin e skenės.

Nė audiencė isha bashkė me studjuesin e njohur tė fotografisė dhe admiruesin e muzikės, Qerim Vrionin. Ishte njė performancė mjaft e bukur, e realizuar nė mėnyrė madhėshtore, nė njė balancė tė vėshtirė, por perfekte midis kėngėtarėve dhe orkestres nė saj tė njė drejtimi profesional dhe virtuoz tė dirigjentit.

Don Giovanni i Mozart-it, ka dy akte, por ėshtė e vėshtirė ti klasifikosh kėta dy akte. Nė njėren anė ka shumė pjesė komike, ndėrsa nė tjetren bėhet fjalė pėr njė pėrdhunues, vrasės, maniak seksi i cili pagoi ēdo gjė tė ligė me vdekjen.

Opera e Mozartit Don Giovanni ėshtė njė prej operave mė tė shquara tė repertorit botėror. “Janė tri gjėra nė botė qė unė i admiroj aqė shumė – Deti, Hamleti dhe Don Giovanni”- shkruan shkrimtari Gustav Flaubert.

Ne mund ta ēmojmė kėtė opera nė mėnyrė tė pakundėrshtueshme pėr muziken sublime tė saj, dhe nuk e teproj tė them se pėr 2 orė e 47 minuta dėgjuam vetėm muzikė tė bukur. Nga zhvillimi i situatave dramatike mundė tė diskutojmė edhe ndonjė nga nėnkuptimet qė rrjedhin: a mundet qė moralin dhe vlerat e kohės sė Mozartit ti gjejmė edhe tani mbas 226 vitesh ? A duhet qė ndokush tė paguaj pėr mėkatet apo fajet ?

Don Giovanni ėshtė produkt i fundit tė shek.18, njė periudhė e njė ndryshimi tė madh politik dhe e revolucionit social. Historia, subjekti i Don Giovannit nuk ėshtė tėrėsisht realist, megjithėse shumė prej karaktereve janė plot emocione dhe pėrgjigjen ashtu si njerėzit e pėrditėshėm.

Karakteri-titull nuk ėshtė asgjė tjetėr veēse njė mashtrues, pėrdhunues, dhe ėshtė ky qė do tė paguaj pagen e mėkateve. Ai vdes nė fund tė ngjarjes dhe shkon nė djall. Mund tė thuhet me siguri qė Don Giovanni bėri njė jetė tė kėnaqshme pėr vete dhe kurrė nuk ndjente keqardhje, mėshirė, kur po mbaronte koha e tij dhe mesa pamė deri nga fundi i aktit tė dytė, ai asnjėherė nuk u pendua.

Shkrimtari dhe kompozitori i njohur E.T.A. Hoffmann e quajti Don Giovannin, “opera e tė gjitha operave” dhe pjesa mė e madhe e figurave tė njohura tė muzikės dhe tė artit atė kohė u pajtuan me kėtė pėrcaktim.

Ajo ėshtė konsideruar gjėrėsisht si vepra mė e madhe e shkruar ndonjėherė, njė kombinim ideal i tragjedisė plotėsisht humane dhe i komedisė prekėse nė njė muzikė vėrtetė gjeniale.

Opera Don Giovanni, siē shkruan Alfred Einstein, ėshtė njė “sui generis” i pakrahasueshėm dhe enigmatik qysh prej mbrėmjes sė shfaqjes sė parė e deri nė ditėt tona”. Temat dhe idetė e saj prekin dėgjuesit e ēdo brezi nė tė njėjten mėnyrė. Madhėshtia e kėsaj opere si nė tė gjitha punimet e shquara tė artit qėndron nė faktin se ajo nuk na ofron pėrgjigje aqė tė lehta .

Mozarti dhe Lorenzo da Ponte krijuan njė standard tė ri pėr Don Giovannin. Mozarti e takoi pėr herė tė parė da Ponten, qė bėhet libretist i tij, nė Maj tė vitit 1783 dhe fillojnė bashkėpunimin me 1785 pėr ‘Die Hochzeit des Figaro’ ( Martesa e Figaros).

Nė Janarin e vitit 1787, njė Shoqėri e Njohėsve dhe e Admiruesve tė Muzikės, e fton Mozartin nė Pragė ku, siē shkruante vet ai….. “kėtu ata folėn vetėm rreth Figaros, asgjė tjetėr nuk do tė luhet, kėndohet, vetėm “Figaro”.

Pasquale Bondini, drejtori i theatrit nė Pragė, ishte dakord dhe me padurim priste tė vinte nė skenė njė opera tė re nga Mozarti. Bondini ishte i interesuar nė libretin e Don Giovannit dhe Mozarti ishte dakord por me kusht qė ta shikonte bashkė me libretistin e tij, da Ponte.

Me 1 Tetor 1787 Mozarti niset pėr nė Pragė pėr tė qenė gati pėr premieren e operas sė re me 14 Tetor. Kur ai arriti nė Pragė, vuri re se, ishte e pamundur tė bėhej ēfaqja me 14 Tetor. Atėhere premiera u dha me 29 Tetor 1787 me triumf tė madh.

Muzika e Mozartit ėshtė mjaft e bukur dhe i kėnaq dėgjuesit pavarėsisht se ēfarė ndodh nė skenė. Pjesa mė e madhe e simfonive, koncerteve, operave, kuarteteve, qėndrojnė sot nė repertorin standard botėror qysh me krijimin e tyre. Kjo, jo vetėm pėr bukurinė e natyrshme por edhe pse Mozarti kishte admirues tė mėdhenj tė tij si Mendelssohn, Ēajkovski, R.Strauss .

P.I.Ēajkovski nė vitin 1873 shkruante midis tjerash pėr ‘Don Giovanni’ :…… Mozarti, njė gjeni i fuqishėm, i gjithanėshėm, i thellė, absolut nė fushen e operas, nuk ka kundėrshtar tė kohės sė tij.

Orkestrimi i Mozartit nė ‘Don Giovanni’ nė krahasim me atė Berliozian ose Mejerbeerian ėshtė shumė i kuptueshėm, ariet e tij janė tė gjata por edhe me shumė virtuozitet pėr kėngėtarė virtuozė. Interpretimi i operas u bė me njė bukuri madhėshtore, me plot momente dramatike, melodi tė bukura, harmoni tė pasura madje tė thjeshta.

Mbi tė gjitha Mozarti ishte njė mjeshter i madh i karakteristikės muzikore dramatike se, asnjė kompozitor pėrveē tij, nuk krijoi ende tipe muzikore si Don Giovanni, Donna Anna, Leporello, Zerlina …….. Nė ansamblet, skenat ku zhvillohen veprimet dramatike, Mozarti pėrdori format e paarritshme tė krijimtarisė muzikore.

Nė qoftėse ka opera tė cilen mund ta konsiderojmė tė paren midis tė gjitha operave. Unė do tė thosha pa hezitimin mė tė vogėl qė nė vend tė parė ėshtė ‘Don Giovanni’ i Mozartit. Mbi tė gjitha, ēdo krijimtari artistike nė muzikė ka bukurinė dhe kjo duket qartė tek operat e Mozartit…..

Nė ‘Don Giovanni’ ka aqė shumė bukuri dhe material tė pasur muzikor sa pėr njė duzinė tė operave tona bashkėkohore autorėt e tė cilave rendin mbas realizmit, tė vėrtetėsisė, besimit nė recitativ dhe me naivitetin e tyre donkishotesk harrojnė qė kushti parėsor i ēdo krijimi artistik ėshtė – bukuria* .”

Mė pas shton nga kujtimet e tija:” Don Giovanni ishte e para pjesė muzikore qė mė magjepsi totalisht mua.Kjo mė dha ēelsin e mbretėrisė sė bukurisė sė ēiltėr nė tė cilen jetoi gjeniu i madh.Deri atėhere unė isha i ekspozuar nga operat e kompozitorėve Italianė.

Don Giovanni mė bėri mua tė vendos qė, tė gjithė jeten t’ja kushtoj muzikės ....nė kėtė opera karakteret e skenės tė Mozartit janė nė njė realitet tragjik, tė mėdhenj, mė tė shquar dhe mė impresivė se ēdo karakter tjetėr i parė nė muzikė”. Karakteret e operas sė Mozartit kanė lidhje dramatike dhe temparamenti me disa nga karakteret e operave Italiane, sqaron Fred Plotkin, ndėrsa Don Giovanni ėshtė njė nga karakteret mė sfidues, mė prizmatikė tė gjitha operave.

Ai, pėr disa ėshtė njė hero i operas por pėr disa tė tjerė ai ėshtė njė antihero, ėshtė i pabesė, kalon jeten duke mashtruar gratė, ėshtė shumė i shthurur nė jetė . Ēdo artist i madh qė portretizon Don Giovannin na sjell karakteristikat personale tė veēanta tė rolit tė tij.

Dhe atė mbrėmje nė njė sallė tė mbushur plot, me rreth 2200 spektatorė, baritoni Timothy Mix, interpretues i shumė roleve tė Verdit, Puccinit dhe Bizet shkėlqeu nė rolin e Don Giovannit. Don Giovanni i tij ishte elegant, aristokratik, i pashėm, cinik, i paturpshem, egoist, i rrezikshėm, njė kombinim demonik e joshės nė proporcion tė drejtė dhe gjithė kohen deri para sekstetit tė pėrfundimit tė aktit tė dytė ishte shumė muzikor.

Ai kėndoi me njė diksion tė pastėr Italian, pėrkėdhelės dhe me ėmbėlsinė e fjalėve bėri ēdo gjė tė kuptueshme. Ishte shumė e rėndėsishme qė nė rolin-titull kėndoi njė bariton i shquar, me pėrvojė profesionale megjithėse nė operan ‘Don Giovanni’ pamė dhe dėgjuam edhe karaktere tė tjerė tė rėndėsishėm.

Dėgjuam tri kėngėtare, ato sollėn nė shfaqje atė mbrėmje aspekte tė ndryshme tė qėndrimit dhe reagimit ndaj Don Giovannit. Donna Anna, nė rolin e sė cilės kėndoi soprano Sian Davies e njohur pėr rolet e Mozartit qė nė Ēikago dhe Njujork City Opera, ėshtė njė grua fisnike babai sė cilės, Commendatore, vritet qė nė fillimin e operas, nė njė duel me Don Giovannin. Anna ėshtė krenare por e ftohėt dhe figurė tragjike. Ndjenjat e saja tė fuqishme erotike ishin tė lidhura me njė njeri, i cili vrau tė atin e saj dhe ia bėri jeten tė nderlikuar. Ms. Davies kėndoi mjaft mirė, ajo solli pasionin, forcėn, dhe njė ‘coloratura technique’ nė njė rol tė vėshtirė. Nė mbrėmjen e tmerrshme me Don Giovannin ajo kėndoi njė nga recitativėt mė tė vėshtirė, tronditės mė dramatikė tė operas: ”Qetėsisht mu afrua, mė kapi e mė shtėrngoi me forcė kur u pėrpoqa tė largohesha..”.

Donna Elvira ėshtė njė tjetėr lloj karakteri. Ajo ėshtė mė e ngrohtė, por thellėsisht e mposhtur nga braktisja e Don Giovannit. Nė rolin e saj kėndoi soprano Katie Van Kooten me njė temperament artistik, plot virtuozitet. Ėshtė interpretuese e roleve tė Puccinit, Mozartit, Donizettit nė Frankfurt dhe Pragė.

Nė performancen e ‘Don Giovannit’ Ms. Van Cooten realizoi njė nga rolet e saja delikate, vėrtetė plot brilancė . Aria e Elvira-s, ‘’Ah fuggi il traditor’’,nga akti i parė ėshtė kėnduar me mjeshtri krahas interpretimeve nė kuartet, tercet dhe nė sekstetin e aktit tė dytė, “Ah! Dove e’ il perfido”.

E treta ėshtė Zerlina, njė fshatare, njė lady jo e nivelit tė Donna Anna dhe Elvira. Ajo kėnaqet me emocionet e Masetto-s, i fejuari i saj, xheloz. Nė rolin e Zerlina-s kėndoi soprano Abigail Nims, plot pasion nė tė dy aktet veēanėrisht nė arien, “Batti, batti o bel Masetto”dhe “Vedrai carino” si dhe nė sekstetin e fundit tė operas.

Pamė gjithashtu interpretimin e rolit tė Leporello-s nga basi Nathan Stark (interpretues i Wagnerit dhe i Verdit) nė arien e bukur tė katalogut: ”Madamina! Il catalogo e’ questo delle belle che amo il padron mio; un catalogo egli e’,che ho fatto io; osservate, leggete con me”! Kjo arie ėshtė Mozartiane e pastėr dhe stili i saj njihet menjėherė.

Pėrse zgjodhėm kėtė arie? Sepse, sė pari ėshtė njė demonstrim i ēuditshėm i Mozartit i cili arriti tė trajtojė psikologjinė humane nė muzikė, sė dyti kemi njė shembull perfekt tė njė “basso buffo” aria. Ndėrsa Jeremy Galyon (bas), dhe Sean Pannikkar (tenor), kėnduan nė rolet e Masetto/Commendatore dhe Don Ottavio (interpretues tė roleve nė operat e Puccinit, Verdit,Mozartit nė Metropolitan Opera).

Mozarti dhe da Ponte pėrdoren termin konvencional nė ‘Don Giovanni’, “drama giocoso” ose dramė me humor. Edhe pse nė opera ka momente komike,qė nė fillim vėrejmė emocione tė forta, mendime tė thella dhe tragjedi.

Mozarti punoi shumė shpejt pėr ta bėrė gati operan pėr 29 Tetorin. Megjithė triumfin e Pragės, opera nuk u prit me atė ngrohtėsi nė Vienė. Perandori Jozefi II qė ishte nė premierė, 1788, tha: “opera ėshtė e mrekullueshme, qiellore, madje mė e bukur se “Martesa e Figaros”, por nuk qe ushqim pėr dhėmbėt e Vienezėve tė mi”.

Mozarti i ėshtė pėrgjigjur: “Mirė, atėhere lėrini ata derisa ta pėrtypin”. Pėr performancen e Vienės (1788), Mozarti shtoi disa numra tė rinj nė opera,qė kryesisht iu shtuan aktit tė dytė: Aria e tenorit “dalla sua pace”, recitativi dhe aria e bukur e Elvira-s si dhe dueti i bukur i Zerlina-s dhe Leporello-s.

Uvertura e operas ėshtė mjaft e bukur por nxitimi me tė cilin Mozarti e shkroi pėr mė pak se 24 orė para vėnies nė skenė, nuk e zvogloi aspak impaktin e saj. Ishte problem kryesor qė qėndronte mė kėmbė, kishin mbetur edhe 24 orė deri nė fillimin e shfaqjes dhe Mozarti nuk kish shkruar as edhe njė notė.

Kur u kėthye nė shtėpi njė natė para hapjes tė Don Giovannit, i kėrkoi tė shoqes Constanza ti bėnte njė ponē dhe tė qėndronte afėr tij.Ajo po i lexonte tė shoqit “Netėt Arabe” dhe “Cinderella”. Sa herė qė ajo ndėrpriste tė lexuarin Mozarti bėnte njė sy gjumė dhe pėrfundimisht nga ora 5:00 e mėngjesit ajo e zgjon dhe ai e merr tani seriozisht punen e shkrimit tė uverturės.

Kopja e orkestres ishte e pėrfunduar .Kopisti i kish gati pjesėt e orkestres pėr shfaqjen. Mozarti, njė pjesė tė muzikės tė saj e mori nga opera dhe kjo vihet re gjatė zhvillimit tė saj. Akordet e shkėlqyera tė fillimit tė uverturės paralajmėrojnė ndeshjen midis Don Giovannit dhe Commendatores.

E pėrmenda qysh nė fillim se, tė gjithė kohen e zhvillimit tė operas dėgjuam vetėm muzikė tė bukur Mozartiane si nga orkestra ashtu edhe nga kėngėtarėt. Tenori Sean Panikkar (Don Ottavio) kėndoi dy arie tė bukura me njė teknikė tė pėrsosur performance dhe me njė lirizėm tė ėmbėl tė muzikės sė Ottavios.

Le tė kėthehemi tek shtėpia e Donna Anna-s, ajo e njofton Ottavion pėr shtyrjen e martesės deri me hakmarrjen e vdekjes sė babait tė saj, pra vetėm mbas vdekjes tė Don Giovanni-t pėr hidhėrimin e madh qė ajo ka. Nė kėtė skenė tė shkurtė kemi njė recitativ dhe njė arie mjaft tė bukur tė Donna Anna-s qė interpretohet nga soprano Sian Davies—pasazhin solo mė tė gjatė nga karakteret e tjerė tė operas, duke shprehur mendimet dhe ndjenjat e saja.

Nė aktin e dytė Mozarti kish inkluduar nga Opera ‘Martesa e Figaros’ arien mjaft tė njohur, tė Figaros, “Non piu andrai” vetėm pėr orkester. Drama brilante e muzikės sė Mozartit ishte Trio, Anna, Elvira, Ottavio, “Protegga il giusto cielo”, si dhe Trio e tre zėrave tė ulėt – Don Giovanni (bariton), Leporello (bas) dhe Commendatore (bas) tė interpretuar nga Timothy Mix, Nathan Stark dhe Jeremy Galyon plot profesionalizėm tė shoqėruar nga harqet e orkestres.

Skena finale e operas ėshtė klimaksi i saj final. Kjo pjesė demonstron mjeshtrinė dramatike tė Mozartit dhe njė tipar special tė operas tė cilin nuk mundė ta gjejmė nė ndonjė tjetėr formė arti : Absolutisht njė muzikė sublime, veēanėrisht grupe kėngėtarėsh gjatė tė cilės shumė karaktere kėndojnė veēmas mendime tė ndryshme nė mėnyrė simultane me melodi tė bukura (sekstetet).Tingujt e fortė tė akordeve tė trombonit dėgjohen nė sensin e njė humnere tė madhe, tė gojės sė djallit qė hapet pėr tė gėlltitur Don Giovanin (Fred Plotkin,Opera 101,ish-menaxher performance nė Metropolitan Opera). Kjo ėshtė njė prej skenave mė interesante tė gjithė operas.

Performanca e Don Giovannit tregon qė nė shumė probleme tė moralit dhe tė natyrės humane, duhen prekur dhe ndėshkuar ato qė paraqesin rrezik pėr shoqėrinė. A ėshtė e mundur qė ne tė duam dhe tė admirojmė njė person mashtrues, tė pabesė, immoral, tė rrezikshėm nė jetė? Me Don Giovannin, Mozarti dhe da Ponte krijuan njė vepėr madhėshtore e cila inkurajoi breza tė audiencave pėr 226 vjet lidhur me domosdoshmėrinė e njohjes tė virtyteve mė tė mira pėr njė jetė normale dhe tė sigurtė.

Filozofi Danez Soren Kierkegaard shkroi njė ese nė librin e tij Enten/Eller nė tė cilen thuhej se ‘Don Giovanni’ i Mozartit ėshtė opera mė e pėrsosur e shkruar deri mė sot “. Finalja nė tė cilen Don Giovanni refuzon tė pendohet, ka qenė dhe mbetet tema mė filozofike dhe mė artistike pėr shumė autorė tė shquar. Nė skenen finale tė gjithė janė tė lumtur tashmė dhe kori shpreh moralin e operas, “kjo ėshtė rruga me tė cilen njė person i lig gjenė vdekjen”.

Sigurisht, drejtorja e skenės Margaret Kellner, ndoqi principin mė tė rėndėsishėm qė, drama fillon me vrasje dhe pėrfundon me vdekjen njė heroit autentik. Siē dihet, Mozarti nė operan e tij preferoi karaktere-kėngėtarė tė regjistrit tė ulėt si bariton dhe bas nė realizimin e tė cilėve janė shquar basėt e njohur,Enzo Pinza, Cesare Siepi, Nicolai Ghiaurov, Ferruccio Furlanetto, Ruggero Raimondi (bas-bariton), Giuseppe Taddei dhe baritonėt Tito Gobbi, Dietrich Fischer-Dieskau, Thomas Hampson, Thomas Allen.

Desha tė vė nė dukje se “Grand Rapids Opera”, dha njė shfaqje me tė vėrtetė madhėshtore tė Don Giovannit, njė prej operave mė tė vėshtira tė Mozartit, me kėngėtarė klasi dhe njė dirigjent ( Robert Lyall, Doktor nė Muzikologji, studjuar me Kiril Kondrashin nė Amsterdam, qė ka dirigjuar operat e Verdit, Puccinit, Wagnerit, Mozartit nė tė gjithė Ameriken dhe Europė) me shumė pėrvojė tė pasur, njė dirigjent modern i cili paraqiti atė natė operan ‘Don Giovanni’ nė “ kolorin e saj origjinal ”.

Por them se nuk ishte as Metropolitan Opera, as Washington National Opera, as Chicago, San Francisco, Dallas, as Opera Colorado por opera e njė qyteti mesatar qė punon e vazhdon tė rritet duke pasuruar programet dhe repertorin e saj. Kėtė do ta tregojė mė sė miri me 3 dhe 4 Maj 2013 kur do tė vėrė nė skenė operan e njohur Traviata tė Giuseppe Verdit me rastin e 200 vjetorit tė lindjes sė kompozitorit tė madh dhe nė kuadrin e “Vitit Verdian” (2013).


* Autori ėshtė kritik muzike



















HermesNews - ©2013