Video

08/03/2013 18:50:53

Kush ėshtė Milos Zeman ?

Nga Jan Marchal






PRAGĖ - Presidenti ēek, Milos Zeman bėri sot betimin si president duke pasuar Vaclav Klaus, mandati i dytė i tė cilit dhe i fundit pėrfundoi dje nė mesnatė.

Veteran i sė majtės ēeke dhe kryeministėr nga viti 1998-2002, Zeman, 68 vjeē, fitoi bindshėm mė 26 janar zgjedhjet presidenciale me 54,8 pėr qind tė votave.

I arsimuar pėr ekonomik, ai arriti pikėn kulminante tė karrierės sė tij politike, pasi mbajti postet e shefit tė Dhomės sė Ulėt tė Parlamentit (1996-1998) dhe kryeministrit (1998-2002).

I lindur mė 28 shtator 1944 nė Kolin pranė Pragės, Milos Zeman formoi sė bashku me artizanin e ''Revolucionit tė Kadifenjtė'' Vaclav Havel dhe Vaclav Klaus, trion mė tė njohur pėr zhvillimin e vendit qė prej rrėzimit tė komunizmit.

Me gjuhėn e ashpėr tė Milos Zeman, politika ėshtė gjithēka pėrveē mėrzitjes. Sipas tij, gazetarėt janė ''endacakė'' dhe ''budallenj''. ''Birra sllovake ėshtė e mirė vetėm pėr tė larė dhėmbėt'' dhe militantėt ekologjistė ndotin natyrėn mė shumė se brumbulli''.

Nė vitin 2002, ai krahason nė njė intervistė presidentin palestinez, Yasser Arafat me drejtuesin nazist, Adolf Hitler duke e denoncuar mėnjėherė si njė gabim nė shenjat e pikėsimit qė ndikuan gabimisht nė pėrgjigjen e tij.

I anėtarėsuar nė partinė komuniste nė vitin 1968, ai pėrjashtohet nė vitin 1970. Miqtė e tij e admiruan pėr kurajon me tė cilėn ai kritikoi nė atė kohė ekonominė komuniste.

Pas ''Revolucionit tė Kadifenjtė'' 1989, ai bėhet pjesė e patisė Social-Demokrate CSSD. Ai bėhet shef i kėsaj partie nė vitin 1993 dhe e transformon nė njė forcė politikė tė sigurt.

I konsideruar pėr njė kohė tė gjatė si armik i betuar i Vaclav Klaus, qė prej vitit 1989 ministėr i Financave, kryeministėr, shef i Dhomės sė Ulėt dhe president i Republikės, ai nuk hezitoi tė arrinte me tė njė ''pakt stabiliteti''.

Kjo marrėveshje i mundėsoi Milos Zeman, nė atė kohė shef i Dhomės sė Ulėt tė Parlamentit, tė krijonte nė vitin 1998 qeverinė e tij minoritare nė kėmbim tė drejtimit tė dy dhomave tė Parlamentit pėr partinė e djathtė ODS tė Klaus.

Nė vitin 2003, drejtoi pa sukses presidencėn e vendit. Nė vitin 2007, ai largohet nga CSSD pėr tė themeluar nė vitin 2010 "Partinė e tė Drejtave Qytetare" (SPOZ).

I martuar me Ivanan, 47 vjeēe, ai ėshtė baba i njė djali nga martesa e parė dhe i njė vajze. Mbėshtetės i traditės ēeke, ai shfaq pasionin pėr birrėn dhe likerin vendas ''Becherovka''.

HermesNews - ©2013