Video

08/03/2013 10:54:26

8 Marsi, si dhe kur lindi ?

Dita kushtuar grave qė ndryshuan historinė botėrore






TIRANE - Gratė dhe vajzat festojnė sot 8 Marsin, dita e gruas, e cila nė mjaft vende kremtohet si festė kombėtare, qe pėrkujton pėrpjekjet e grave pėr barazi, paqe, drejtėsi nė gati nėntė dekada.

Kjo ditė iu kushtohet mbi tė gjitha grave tė thjeshta, tė cilat, nė sajė tė vlerave tė tyre, ndryshuan historinė botėrore, grave qė pėr shekuj luftuan pėr barazinė e gruas nė shoqėri.

Ideja pėr Ditėn Ndėrkombėtare tė Gruas u hodh fillimisht nė fillim tė shekullit tė XIX- tė, e cila ishte njė periudhė e trondituar nga trazirat dhe shtimi i popullsisė pėr botėn e industrializuar.

Dita e parė Nacionale e Gruas u festua nė SHBA mė 28 shkurt 1909. Deri nė vitin 1913 kjo ditė vazhdoi tė festohej tė dielėn e fundit tė shkurtit.

Nė 1910 nė Kopenhagen u vendos qė "Dita e Gruas" tė festohej nė tė gjithė botėn, pėr nder tė lėvizjes sė grave pėr tė drejtat e tyre dhe pėr t'i mbėshtetur gratė nė njohjen e statusit tė tyre nė shoqėri. Nė kėtė konferencė morrėn pjesė 100 gra, nga 17 vende tė botės, midis tyre dhe tre gratė e para, tė cilat u zgjodhėn si pjestare nė parlamentin e Finlandės.

Si rrjedhojė e vendimit tė marrė nė Kopenhagen, njė vit mė parė, nė 1911, Dita e Gruas u vendos tė festohej pėr here tė pare nė 19 mars, nė Austri, Danimarkė, Gjermani dhe Zvicėr, ku miliona burra dhe gra morėn pjesė nė organizimet kushtuar kėsaj dite. Gratė kėrkonin tė drejtėn e votimit, tė qeverisjes, tė punės, tė edukimit si dhe ndalimin e diskriminimit nė punė.

Vetėm pak ditė pas kėtij vendimi, nė 25 Mars, njė zjarr tragjik nė New York vrau mbi 140 vajza gjatė orarit tė punės. Kjo ngjarje pati njė rėndėsi tė madhe nė vendosjen e ligjeve tė reja nė lidhje me kushtet e punės.

Nė 1913 gratė ruse festuan Ditėn e Gruas, tė dielėn e fundit tė muajit shkurt si pjesė e manifestimeve pėr paqe. Ndėrsa nė pjesė tė tjera tė Europės nė 1914 kjo ditė filloi tė festohej nė 8 Mars, shoqėruar me mbledhje dhe manifestime kundėr Luftės sė Parė Botėrore.

Si rrjedhojė e humbjes sė mbi 2 milion ushtarėve rusė gjatė Luftės sė Parė Botėrore, gratė ruse tė dielėn e fundit tė shkurtit tė 1917-ės, u bashkuan nė greva urie kushtuar ‘Bukės dhe Paqes’. Katėr ditė pas fillimit tė kėtyre grevave, Cari u detyrua tė jepte dorėheqjen dhe qeveria e pėrkohshme u dha grave nė Rusi tė drejtėn e votės. Kjo ngjarje ndodhi nė 23 shkurt me kalendarin Julian, i cili pėrdorej nė atė kohė nė Rusi. Sipas kalendarit Grigorian, i cili pėrdorej kudo nė botė, kjo date bie nė 8 mars.

Qė prej asaj dite ‘Dita Ndėrkombėtare e Gruas’ mori dimensione tė tjera dhe filloi tė festohej nė mbarė Botėn. Nė kėtė dite reflektohet mbi kurajon dhe veprimet e grave tė thjeshta, tė cilat luajtėn njė rol tė rėndėsishėm nė historinė e tė drejtave tė grave.

HermesNews - ©2013