Video

08/03/2013 09:58:34

Brahim Shima, nevoja pėr njė format tė ri nė gazeta

Intervistė me Kryeredaktorin e gazetės Metropol Brahim Shima. Gazetaria tradicionale duhet t'i pėrshtatet njė modeli tė ri. Piku i saj ende nuk ėshtė arritur, por gazetaria online sot ėshtė mė shumė se lajm






TIRANE - Cili ėshtė problemi mė i rėndėsishėm i gazetarisė shqiptare sot ?

Njė pyetje qė besoj se duhet ndarė nė disa pika dhe periudha. Nga pikėpamja personale do tė dėshiroja ta ndaja gazetarinė e para vitit 1994-2000, 2000-2004 dhe nga viti 2004 deri mė sot. Viti 1994 deri nė 2000 ėshtė karakterizuar nga mungesa e televizioneve dhe radiove, ndėrkohė qė kishin vetėm pak gazeta. Parimisht gazetaria e pas vitit 1991 ka nisur me njė politizim tė tejskajshėm si njė nevojė pėr tė folur dhe pėr tė lexuar mendime ndryshe nga ai zyrtari. Ndaj dhe lindja e RD-se ėshtė pritur me njė bujė tė madhe, ashtu si dhe Republika e mė pas Koha Jonė dhe Albania. Por duke parė kėtė kapėrcim tė historisė dhe evoluimit tė mendimit dhe gazetarėt e angazhuar nė atė kohė nuk mund t’i shpėtonin pėrfshirjes nė politikė. Madje nė njė ndarje tė qartė ku mė pas pjesa mė e madhe e tyre kaloi nė strukturat politike. Thash dhe mė lartė, besoj se kjo ka lindur dhe si pasojė e etjes pėr tė dhėnė mendime tė ndryshme dhe pėr tė lexuar sa mė shumė lajme qė dilnin nga kuadrati i vendosur para vitit 1991.

Por jo vetėm kjo. Kam mendimin personal qė lajmet e kronikės dhe sociales kishin njė karakter abuziv madje dhe shpesh tė pavėrtetė. Ndoshta e lindur nga etja pėr tė dhėnė njė lajm tė bujshėm, njė histori tė lexuar qė kishte gjithashtu dhe tėrheqės tė lėxuesve. Nė parim lajmi do tė konsiderohej i vėrtetė kur nuk kishte mjete komunikimi tė shpejta. Fenomen qė ėshtė vėnė re mė dukshėm nė raportimet e ngjarjeve tė viteve 1996 dhe fundi i viteve 1997. Por dhe televizioni nuk mund tė kryente kėtė pėrplasje tė tė dhėnave pasi nė Shqipėri funksiononte vetėm TV publik. Gjithėsesi media nė atė kohė e ka luajtur rolin e saj nė dhėnien e mendimit jo zyrtar si dhe duke parashikuar dhe zhvillimet e mundshme nė Shqipėri.

Sa i pėrket vitit 2000 -2004 ka njė shpėrthim tė madh tė mediave si vizive, audio dhe tė shkruar. Janė krijuar njė numėr i lartė gazetash si dhe njė numėr i konsiderueshėm televizionesh si dhe radiosh. Kjo krijoi mundėsinė e angazhimit tė njė “Armate” tė re gazetarėsh. Por krijimi i shpejtė i njė numri tė lartė mediash solli pasojat e veta negative dhe pozitive. Sė parė gazetarė tė rinj, madje dhe pa pėrvojė u ngritėn nė karrierė duke kaluar redaktorė. Gjė qė pėr mendimin tim u ka kushtuar mė shumė, pasi kanė humbur pjesėn e pėrvojės nė terren. Por dhe lexuesi u pėrball me njė larmi tė madhe informacioni qė mund ta konsideroj dhe si inflacion. Gjithėsesi mediat e krijuara nuk krijuan standarde apo modele tė reja tė ofrimit tė informacionit por ndoqėn tė njėjtin standard duke mos synuar ofrimin e njė lexuesi tė ri. Gjė qė copėtoi ndjeshėm lexuesin ekzistues dhe duke sjellė madje dhe tkurrjen e mėtejshme.

Por nga ana tjetėr ka dhe efektet e veta pozitive pasi pikėrisht kjo kohė shihet si njė garė e fortė mes gazetarėve, qoftė tė shtypit tė shkruar, televizioneve dhe radiove. Garė qė kėrkonte cilėsi tė tė shkruajturit si dhe njė vėrtetim sa mė tė plotė tė lajmit qė jepet. Ndėrsa gazetarėt u larguan nga auto politizimi i tyre. Po ashtu u krijua njė terren i fortė pėr analistė qė kishin hapėsirėn mė tė madhe tė tė shprehurit lirshėm.

Pas vitit 2004 kemi njė shpėrthim tė televizioneve me emisione si dhe njė nisje tė re tė mediave online. Mund tė them se kjo ka goditur disi median e shkruar pasi televizioni plotėson thuajse tė plotė kuadrin e lajmit, informimit dhe argėtimit. Jo vetėm emisionet e lajmeve, por dhe emisione tė tjera sollėn dhėnien e analizės mė tė plotė nė tė gjithė sektorėt. Ndėrsa sigurisht dhe lajmi jepej nė kohėn mė reale. Nė vitet 2009 deri mė sot kemi televizione qė japin lajme nė ēdo minutė, si dhe faqe online, qė japin po ashtu informacione tė minutės sė fundit.

Por nuk jam i mendimit se epoka e gazetave ka pėrfunduar kėtu. Pėr mendimin tim gazetat e shkruara nuk e kanė arritur asnjėherė pikun e tyre. E thash dhe mė lart gazetat ende nuk kanė krijuar njė format mė ndryshe nga ai tradicional, pėr tė kėrkuar lexues qė mė herėt nuk e kanė pasur. Gjė qė do tė vijė e detyrueshme pasi gazetat nė themel kanė shitjet qė janė tė rėndėsishme pėr thithjen e reklamave dhe tė ardhurave. Ndaj dhe kjo pjesė besoj se nė njė moment tė caktuar do tė rregullohet natyrshėm si efekt i tregut tė lirė.

Njė pikė tjetėr problematike ėshtė afrimi i njė armate gazetarėsh, ku vetėm pas njė stabilizimi tė tregut dhe mes tyre do tė kthehet konkurueshmėria qė do tė rilind cilėsinė. Kjo nė ēdo pjesė tė medias, online, tė shkruar, vizive dhe radio.

Cilat janė influencat e raportimin nė mediat shqiptare ?

Pik sė pari ka njė perceptim tė dukshėm se media ėshtė e censuruar nė raportimin e saj. Por jam i mendimit se kėtu duhet bėrė njė dallim i qartė. Jam dakord me mendimin se nė Shqipėri ka media qė mbėshtesin krahun e djathtė politik dhe atė tė majtė. Por kjo i pėrket linjės editoriale tė kėtyre gazetave. Dhe nė kėtė aspekt duhet ndarė lajmi me linjėn politike, pasi vihet re se gazetat qė janė hapur pro mazhorancės nė pushtet vijnė gjithnjė e nė tkurrje, kjo pėr shkak se efekti i tregut nuk tė lejon njė gazetė qė censuron lajmin. Pra dhe vetė mediat janė tė detyruara qė tė mos e pėrjashtojnė informacionin. Por se linja qė kanė zgjedhur i drejton nė rubrika qė i shkojnė mė nė favor njėrės apo tjetrės forcė politike.

Ajo qė pėr mua influencon nė media ėshtė pasiguria e gazetarėve. Kjo pasi presioni i personave qė preken nga njė lajm nuk arrihet tė pėrballohet nga shumica e gazetarėve. Kėta tė fundit nuk kanė tė ardhura qė do tė justifikonin qėndrueshmėrinė pėrballė kėtij presioni. Ndaj dhe gjithnjė e mė shumė i largohemi lajmit tė fortė tė rubrikave jo politike por qė janė sensitive pėr publikun. Lajmet e forta nė pjesėn dėrrmuese i pėrkasin politikės pasi kjo e fundit nuk mund tė godasė hapur gazetarin. Por dhe nė momentin qė bėn presion nuk ka njė dhunim tė gazetarit.

Sa dhe si ka dalė lajmi/informacioni nė Shqiperi nga kornizat e vjetėra ?

Jam me mendimin se korniza e informacionit tė para viteve 1991 nuk ekzsiston nė Shqipėri. Sė pari media nuk ka njė rol propagande, por ka njė rol informacioni. Dhe duke marrė si bazė shumėsinė e mediave qė ka nė Shqipėri fenomeni nuk ka mė vend. Kjo pasi konkurrenca e eliminon vetiu rolin propagandues. Madje mbėshtes idenė se sa mė shumė media qė tė kemi sa mė shumė diversitet mendimi aq dhe mė shumė forcohet demokracia, pasi lajmi nuk mund tė fshihet pasi do tė dalė nė njė media.
Si po ndikon interneti nė transformimin e informacionit nė Shqipėri ?
Interneti ėshtė pjesa mė e fundit ku mediat klasike vihen pėrballė konkurueshmėrisė. Dhe kur ka konkurueshmėri ka dhe zhvillim. Pra interneti jo vetėm qė ofron njė lexues tjetėr, jo vetėm qė krijon hapėsirėn pėr njė informacion tė shpejtė por dhe detyron televizionet, radiot e gazetat tė ndryshojnė formėn e tė sjellurit ndaj lexuesit. Dhe pėr mbi tė gjitha interneti shndėrrohet nė njė pikė ku lajmi nuk fshihet. Pra jo vetėm gazetarėt janė profesionistėt e gjetjes dhe dhėnies sė lajmit. Janė dhe vetė lėxuesit qė bėhen pjesė e plotėsimit dhe ndonjėherė e dhėnies sė lajmit tė parė. Ndėrkohė qė kėto informacione tė lexuesve kthehen nė njė pikė referimit pėr ndjekien e lajmeve prej profesionistėve. Nė kėtė kontekst dhe sjellja e mediave tė tjera do tė vijė drejt asaj ēfarė lexuesi kėrkon prej tyre duke i detyruar drejt riformatimit.

Si po ndikon interneti nė rolin e zėdhėnėsit nė Shqipėri ? Po zbehet ai ?

Nuk jam dakord me kėtė konkluzion, pasi njė medie, sidomos ajo on line, ėshtė opozitė e fortė ndaj zėdhėnėsit. Nė rastin kur media nė internet paraqet informacionin e zėdhėnėsit, ky informacion do tė pėrballet me kundėrshtimin ose mbėshtetjen e kėtij zėri. Por detyrimisht zėdhėnėsi do tė jetė gjithmonė pikė e rėndėsishmė e institucioneve. Por nė kėtė rast dhe zėdhėnėsit nuk do tė mund tė jenė aprofesionist. Por do tė tentohet drejt zyrave tė mirėfillta tė kontrollit tė impaktit tė informacionit si dhe tė formės sė paraqitjes sė tij.

Si e shikoni tė ardhmen e mediave shqiptare ? Mendoni se do tė bėjnė njė kalim i shpejtė online ?

Pėrsa i pėrket Shqipėrisė shikoj njė forcim tė mėtejshėm tė medias nė internet. Jo vetėm nė informacionin e shpejtė, por dhe nė analiza, reportazhe e rubrika tė tjera. Shembuli juaj tregon qė po tentohet tė shkohet drejt njė epoke tjetėr, pra jo vetėm lajmi i shpejtė, por dhe thellim. Normalisht dhe gazetat do tė shkojnė drejt tregut tė gazetave print nė internet, nėpėrmjet abonimeve apo blerjeve tė menjėhershme. Tashmė disa media e ofrojnė kėtė shėrbim me pagesė disa falas. Por qė dhe kjo do tė kthehet nė njė tjetėr pikė tė rėndėsishme. Por e thash dhe mė lart ndaj mendimin se media e shkruar ende nuk ka arritur pikun e saj dhe gjithnjė do tė ketė nevojė pėr tė.

Cilat janė pesė gjėrat qė njė gazetar teknologjik sot duhet t’i ketė sot patjetėr ?

Stilolaps, le tė dhe njė strategji tė mirė pėr tė mbajtur arkivėn e tij. Sigurisht duhet tė ketė intuitėn e fortė, guximin dhe dashurinė pėr lajmin.


* Hermesnews©AllRightsReserved
Ēdo riprodhim i paautorizuar ndėshkohet sipas ligjeve nė fuqi


Intervistoi Doriana Metollari