Video

07/03/2013 10:40:18

Rriten ēmimet e ushqimeve gjate muajit Shkurt

Sipas INSTAT-it, krahasuar me njė vit mė parė, ndryshimi vjetor 2011-2012 ėshtė 2.5%, nga 0.6% qė ishte pėr vitin 2010-2011






TIRANE - Indeksi i Ēmimeve tė Konsumit (ICK) nė muajin Shkurt shėnoi rritjen 1.1% mė shumė se nė Janar, ku ndikim kryesor dha rritja e ēmimeve tė prodhimeve ushqimore, kryesisht ato jo alkolike dhe frutat. Sipas INSTAT-it, krahasuar me njė vit mė parė, ndryshimi vjetor 2011-2012 ėshtė 2.5%, nga 0.6% qė ishte pėr vitin 2010-2011.

Krahasuar me muajin Janar, ICK e grupit "Ushqime dhe pije jo alkoolike" u rrit 2.6% nė Shkurt, ku rritje mė tė madhe tė ēmimeve me 17.0% u shėnua nė nėngrupin "zarzavate, pėrfshirė patatet". Rritje tė ēmimeve u shėnuan nė Shkurt dhe pėr disa nėngrupe tė tjera ushqimesh, mes tė cilave, 2.5% mė shumė nė nėngrupin "Fruta", me 0.4% pėr "qumėsht, djath e vezė", etj.

Nė disa nėngrupe tė tjera ushqimore ēmimet shėnuan ulje, si nė nėngrupet "sheqer e embėlsira" me 1.5%, "vajra dhe yndyrna" me 0.5%, etj. Rritje me 0.3% pėsuan edhe ēmimet pėr grupin "Pije alkoolike dhe duhan", brenda tė cilit ēmimet e pijeve alkoolike u rritėn me 0.5%, ndėrsa ēmimi i duhanit me 0.1%.

HermesNews - ©2013