Video

07/03/2013 10:11:40

Shkup, dėshton marėveshja zgjedhore mes BDI-PDSH

Nė konferencėn e djeshme pėr shtyp shefi i shtabit zgjedhor tė PDSH-sė Bekim Fazliu, duke iu pėrgjigjur kolegut tė tij tė BDI-sė, Abdilaqim Ademi pėr skenarė ogurzi tė oponentėve politikė, kritikoi ashpėr BDI-sė






SHKUP - Dy ditė pasi zyrtarė tė lartė tė BDI-sė akuzuan parti rivale se po punojnė pėr tė provokuar incidente tė dhunshme si tė ditėve tė fundit, kryetari i PDSH-sė Menduh Thaēi refuzoi tė firmosė me kryetarin e BDI-sė, Ali Ahmeti njė marrėveshje si ajo e vitit 2011 pėr zgjedhje tė lira, tė ndershme dhe demokratike.

"Nuk e dimė arsyen se pse u refuzua nėnshkrimi i kėsaj marrėveshjeje, por ne pėrsėrisim qėndrimin se do tė ishte mirė qė edhe njėherė tė ripėrsėritej vullneti i mirė i vitit 2011 dhe qė rezultoi me zgjedhje tė lira'', tha zėdhėnėsi i BDI-sė Bujar Osmani.

Ndėrkohė, nė konferencėn e djeshme pėr shtyp shefi i shtabit zgjedhor tė PDSH-sė Bekim Fazliu, duke iu pėrgjigjur kolegut tė tij tė BDI-sė, Abdilaqim Ademi pėr skenarė ogurzi tė oponentėve politikė, kritikoi ashpėr BDI-sė.

"Ne si PDSH tė vetėdijshėm pėr seriozitetin e situatės dhe me qėllim qė situata tė mos pėrkeqėsohet edhe mė shumė, ditėve tė kaluara zgjodhėm tė mos prononcohemi dhe tė mos i pėrgjigjemi BDI-sė... duke i thėnė asaj tė rrijė e qetė pasi humbja nė kėto zgjedhje nuk do tė thotė fundi i botės'', deklaroi Fazliu.

HermesNews - ©2013