Video

06/03/2013 16:58:09

Periudha post-Chavez

Si u komentua vdekja e presidentit venezuelan nėpėr mediat europiane ?






MADRID - Njoftimi pėr vdekjen e presidentit, Hugo Chavez hap njė periudhė pasigurish politike me njė luftė pėr pasuesin e kėtij ish-gjenerali qė lė, pas 14 vjetėsh nė pushtet, njė trashėgimi tė kontrastuar, sipas shtypit europian.

"Hapet tashmė njė periudhė pasigurie pėr qeverinė provizore'', shkruan e pėrditshmja spanjolle e qendrės sė djathtė El Mundo. Si zėvendėspresident dhe pasardhės i mundshėm, Nicolas Maduro ka rritur tensionet duke deklaruar, ashtu si ishte shprehur Chavez para tij, se presidenti ka qenė viktimė e njė sulmi tė armiqve tė Venezuelės'', nėnvizon e pėrditshmja.

"Vdekje e pritur dhe pasiguri", shkruan gazeta konservatore spanjolle ABC duke nėnvizuar se trashėgimtari i tij politik, Nicolas Maduro ka pėrfituar nga momentet e fundit pėr tė provokuar njė tension tė panevojshėm me SHBA-nė, pa dyshim pėr tė mbajtur mbėshtetėsit e tij nėn tension.

"Venezuela ėshtė nė gjendje urgjence'', shkruan e pėrditshmja portugeze ''Publico'' duke kujtuar se qeveria ka mobilizuar ushtrinė dhe forcat e policisė nė vend.

''Vdekja e Chavezit do tė zhysė Venezuelėn nė njė periudhė pasigurie'', shkruar e pėrditshmja franceze ''Le Figaro'', nė njė editorial tė titulluar "Fundi i njė provokatori".

"Lufta pėr lidershipin e revolucionit ėshtė hapur'', shkruan gjithashtu e pėrditshmja portugeze ''Diario de Noticias'' qė i ka kushtuar, ashtu si shumė tė pėrditshme, njė dosier special vdekjes sė drejtuesit venezuelian.

"Chavez, shefi i fundit ushtarak vdiq", titron artikullin e saj, e mjta italiane ''La Repubblica'' duke shpjeguar se njė pakicė e venezuelianėve e kanė urryer gjithmonė dhe mė shumė se gjysma e venezuelianėve e kanė transformuar nė hero epik dhe mitologjik.

"Drejtuesi venezuelian lė njė trashėgimi arsimore dhe shėndetėsore pėr tė varfėrit pėrkrah njė infrastrukture qė lė pėr tė dėshiruar dhe njė varėsi ekonomike ndaj naftės'', shkruan e pėrditshmja britanike e qendrės sė majtė, ''The Guardian''.

Hugo Chavez ishte revolucionar, populist, elokuent'', shkruan e pėrditshmja popullore franceze ''Le Parisien''. E pėrditshmja liberale britanike ''Financial Times'' e pėrshkruan si njė populist qė ka ndėrtuuar pushtetin e tij mbi petro-diplomacinė, duke shtuar se trashėgimia e tij ėshtė njė vend i banuar nga zhgėnjimi revolucionar qė vuan nga institucionet e pamjaftueshme dhe njė ekonom e brishtė''.

"Asnjė president i rajonit nuk ka miratuar nė njė pėrmasė tė ngjashme antiamerikanizmin agresiv tė Chavezit qė e ka ēuar nė vėllazėrimin me metalitetin demokratik tė dyshimtė si Irani apo Bjellorusia'', nėnvizoi gjithashtu ''Frankfurter Allgemeine Zeitung''.

HermesNews - ©2013