Video

06/03/2013 16:24:26

Shtyhet raporti i komisionerit mbi diskriminimin

Opozita ka kėrkuar qė nė mbledhjen e radhės tė jenė tė ftuar pėr diskutim dhe grupe tė interesit qė bashkėpunojnė me komisionerin






TIRANĖ - Komisioni kuvendor i Punės, Ēėshtjeve Sociale e Shėndetėsisė shtyu pėr javėn e ardhshme diskutimet pėr raportin e komisionerit pėr mbrojtjen nga diskriminimi. Opozita ka kėrkuar qė nė mbledhjen e radhės tė jenė tė ftuar pėr diskutim dhe grupe tė interesit qė bashkėpunojnė me komisionerin.

Deputetėt e opozitės nė komision e kanė cilėsuar si jo tė plotė punėn e bėrė nga Komisioneri pėr Mbrojtjen nga Diskriminimi gjatė vitit tė kaluar. Njė javė pas raportit nė komision tė komisioneres Irma Baraku, deputetja socialiste Eglantina Gjermeni tha pėr mediat se raporti nuk kishte pasqyruar shumė tema tė mprehta sociale tė 2012, siē ishin protestat e invalidėve kundėr heqjes sė kompensimit tė energjisė, me ndryshimet ligjore qė iu bė ligjit pėr statusin e invalidit, apo problemet me vonesat e dhėnies sė pagesave tė aftėsisė sė kufizuar nė dy muajt e fundit tė 2012.

Por komisionerja pėr mbrojtjen nga diskriminimi Irma Baraku thotė se puna e mirė e stafit tė saj ka reflektuar dhe nė rritjen e numrit tė ankesave gati 6-fish mė shumė se nė vitet e shkuara. Sipas zonjės Baraku, nė lidhje me pretendimet e ngritura nga opozita nuk ka pasur ankesa.

HermesNews - ©2013