Video

04/03/2013 18:44:14

Vaclav Klaus akuzohet nga Senati pėr tradhėti tė lartė

Nga 68 senatorėt tė pranishėm, 38 votuan nė mbėshtetje tė kėsaj akuze dhe 30 kundėr'






PRAGĖ - Senati ēek vendosi sot tė ēojė presidentin nė largim, Vaclav Klaus para Gjykatės Kushtetuese me akuzėn pėr tradhti tė lartė pėr shkak tė njė ''Nga 68 senatorėt tė pranishėm, 38 votuan nė mbėshtetje tė kėsaj akuze dhe 30 kundėr'', deklaroi nė njė konferencė shtypi shefi socialdemokrat i Dhomės sė Lartė tė Parlamentit, Milan Stech.

Miratuar nga votat e senatorėve tė majtė, akuza do t'i paraqitet nesėr nė mėngjes Gjykatės Kushtetuese, selia e sė cilės ndodhet nė qytetin e dytė ēek, Brno, rreth 200 kilometra nė lindje tė Pragės. Gjykuar si shumė i butė nga kritikėt e tij, veēanėrisht kundėr personave tė akuzuar pėr korrupsion, amnistia e dekretuar nga Klaus mė 1 janar shkaktoi njė valė tė gjerė pakėnaqėsish nė mbarė vendin.

"Ėshtė skandaloze qė amnistia tė mundėsojė lirimin e aktorėve nė ēėshtje tė rėndėsishme tė shpėrdorimit tė fondeve dhe evazioneve fiskale'', konfirmoi shefi i partisė socialdemokrate CSSD, Bohuslav Sobotka. Rreth 6 500 persona kanė lėnė tashmė muret e burgjeve nė kuadėr tė amnistisė presidenciale.

"Fatkeqėsisht, njė vizion politik i gjėrave ėshtė shfaqur nė kurriz tė njė vizioni shumė profesional'', shprehu me keqardhje, zėvendėspresidenti i dhomės sė deputetėve, Jiri Pospisil, i partisė sė djathtė ODS. Tradhtia e lartė ėshtė pėrcaktuar nga Kushtetuta ēeke si njė veprim i presidentit kundėr sovranitetit dhe integritetit tė Republikės apo urdhėrit tė saj demokratik.

HermesNews - ©2013