Video

04/03/2013 16:42:01

Deputetėt pėrplasen nė Parlament pėr tenderin e Llotarisė kombėtare

Opozita deklaroi sot nė Kuvend se pasi tė vijė nė pushtet do tė anullojė tenderin pėr dhėnien e licensės sė llotarisė kombėtare kompanisė austriake Austrian Lotteries






TIRANĖ - Ministri i financave, Ridvan Bode, tha sot nė Kuvend se "tenderi pėr Llotarinė Kombėtare ėshtė zhvilluar nė mėnyrė transparente dhe ėshtė monitoruar nga qendrat mė me eksperiencė nė Europė dhe botė".

Duke hedhur poshtė akuzat e Partisė Socialiste se kompania Austrian Lotteries ishte vendosur tė shpallej fituese para se tė zhvillohej tenderi, Bode tha se "Llotaria Kombėtare ėshtė monpol dhe shteti ka sovranitetin e pėrdorimit tė kėtij tagri".

"Ne jemi vendi i fundit qė miratojmė Llotarinė Kombėtare. Vitet e fundit gjithnjė e mė shumė llotaritė kombėtare i janė besuar privatėve apo edhe nė rastet qė ju pėrmendni siē janė Britania e Madhe, apo vende tė tjera, u kanė deleguar organizimin dhe ushtrimin e llotarisė kombėtare kompanive private. Licenca ėshtė monopol apo jo diferenca mes asaj qė ndodh nė Austri dhe asaj qė ndodh nė Shqipėri ėshtė fakti se nė Shqipėri ėshtė njė licencė e akorduar me 100 pėr qind pronėsi private, ndėrsa nė Austri ka pėrbėrje tė pronėsisė publike dhe private", tha Bode.

Ministri Bode u shpreh se "nuk ėshtė e vėrtetė qė kapitalet e llotarisė sė Austrisė janė tėrėsisht shtetėrore, pasi aty marrin pjesė bankat, kazinotė, lojėrat e fatit, llotari tė tjera si dhe bėn pjesė edhe qeveria austriake. Pra formimi i kapitalit pėr tė ndėrtuar njė llotari kombėtare ėshtė i ndryshėm dhe nė vende tė tjera, edhe pse ju i quani shtetėrore ato pėrsėri janė me kapitale private ose tė huaja".

Ai deklaroi mė tej se nė vendin tonė "2,2% e xhiros do tė shkojė pėr tė mbėshtetur individė me sėmundje specifike, sportin e shumė kategori tė tjera".

Opozita deklaroi sot nė Kuvend se pasi tė vijė nė pushtet do tė anullojė tenderin pėr dhėnien e licensės sė llotarisė kombėtare kompanisė austriake Austrian Lotteries. Sipas deputetėve socialistė, llotaria kombėtare ėshtė shitur kundrejt njė ēmimi qesharak, duke u favorizuar kėshtu kompania fituese.

Njė arsye tjetėr, qė justifikon qėndrimin kundėr tė opozitės ndaj kėsaj kontrate, ėshtė pėrpilimi nė mėnyrė tė tillė, qė pėrjashton ēdo mundėsi ndryshimi nė pėrmbajtje tė saj, duke bėrė qė kjo kompani tė monopolizojė gjithė tregun, duke shmangur ēdo konkurrencė tė mundshme.

Deputeti i PS, Arben Malaj, deklaroi se kjo kontratė ėshtė e disfavorshme pėr biznesin. Ai shtoi se "Austrian Lotteries ka imponuar njė kontratė pėrēmuese, pasi nė disa pika tė saj, thuhet se autoritetet shqiptare nuk mund tė revokojnė, ndryshojnė dhe pezullojnė pjesėrisht apo plotėsisht pjesė tė kėsaj kontrate. Kjo kompani ka nėnshtruar ministrinė".

HermesNews - ©2013