Video

04/03/2013 12:20:04

Anastacia, serisht me kancer

Kengetarja nderpret koncertet neper bote





SHBA- Kengetarja amerikane Anastacia, ka deklaruar se doktoret kane gjetur nje tjeter tumor kancerogjen ne trupin e saj. Deklarata eshte bere e ditur nga vete artistja ne faqen e saj zyrtare ne rrjetin social Facebook.

Kengetarja ka qene teper e merzitur per lajmin. Pas marrjes se lajmit te keq, Anastacia ka deklaruar se do te anuloje turin e saj me te ri. “Me vjen keq qe do t’i zhgenjej fansat e mi dhe t’ua thyej zemren”, ka thene kengetarja 44 vjecare.

Ne vitin 2003, Anastacia u diagnostikua me kancer ne gji. Ajo i mbylli te gjitha koncertet dhe regjistrimet ne studio per t’iu perkushtruar trajtimit te plote mjekesor. Pasi beri disa nderhyrje kirurgjikale dhe mjekime kimioterapike dhe pas deklarates se doktoreve se kengetarja e fitoi betejen, pas nje tjeter kontrolli mjekesor, mjeket theksuan se tumori nuk eshte zhdukur plotesisht.

Edison Myrteza