Video

02/03/2013 18:00:57

Maqedoni: MJP, reagon pėr ngjarjet

Ministria e Jashtme reagon pėr ngjarjet nė Maqedoni






TIRANĖ - Ministria e Punėve tė Jashtme e Republikės sė Shqipėrisė konsideron se akti i rrahjes barbare tė nxėnėsve shqiptarė dhe pėrshkallėzimi i dhunės gjatė ditės sė djeshme e tė sotme nė disa rajone tė Shkupit nė Republikėn e Maqedonisė pėrbėjnė pamėdyshje jo vetėm akte kriminale tė patolerueshėm, por edhe njė tronditje serioze pėr vlerat themelore tė njė shoqėrie multietinike dhe demokratike.

Nėpėrmjet njė deklarate pėr mediat, MPJ duke uruar shėrim tė shpejtė dhe tė plotė nxėnėsve e tė rinjve shqiptarė tė lėnduar dhe duke shprehur solidaritet me familjet e tyre, dėnon pa ekuivok dhe me forcė ēdo incident e akt dhune.

“Apelojmė qė autoritetet e vendit tė ndėrmarrin masa tė menjėhershme pėr zbulimin dhe dėnimin e autorėve, si dhe tė pėrkujdesėn qė kėto raste mos tė pėrsėritėn. Forca e ligjit duhet tė veprojė ndaj kujtdo qė kryen apo mbėshtet akte tė tilla dhune”, thuhet nė deklaratėn pėr shtyp.

MPJ shpreh shqetėsim se rishfaqja e incidenteve me sfond etnik dhe rritja artificiale e tensioneve e nė Republikėn e Maqedonisė, ėshtė sinjal alarmi pėr tė gjithė ata qė tė ardhmen e rajonit tonė e shohin nė famijlen e Bashkimit Evropian dhe jo nė njė rikthim tek e shkuara e tensioneve apo konflikteve etnike.

Ministria e Punėve tė Jashtme u bėn thirrje tė gjithė faktorėve politikė nė Maqedoni dhe veēanėrisht faktorėve politikė shqiptarė tė tregojnė maturi, pjekuri dhe veprim politik tė pėrgjegjshėm.

Ministria e Punėve tė Jashtme vlerėson se dialogu konstruktiv, fryma e tolerancės, mirėkuptimit, si dhe bashkėpunimit efektiv mes tė gjitha forcave tė shoqėrisė, pėr gjetjen e zgjidhjeve pėr ēdo problem a situatė tė brendshme tė vėshtirė, ėshtė rruga e vetme nė shėrbim tė stabilitetit tė vendit, tė integrimit tė tij nė strukturat evropiane dhe euroatlantike si interes madhor i tė gjithė qytetarėve tė Republikės sė Maqedonisė, dhe rajonit gjithashtu.

Zyra e shtypit MJP