Video

28/02/2013 18:44:09

Brukseli kėrkon investime nė teknologjinė Schengen

Masa pėr kufijtė e jashtėm tė hapėsirės Schengen, e pėrbėrė nga 22 prej 27 vendeve anėtare tė Bashkimit Evropian, njė program regjistrimi pėr udhėtarėt dhe njė sistem pėr hyrjet dhe daljet






BRUKSEL - Komisioni Europian i bėri thirrje sot shteteve anėtare, qė tė investonin nė teknologji pėr tė pėrmirėsuar kalimet kufitare dhe pėr tė tėrhequr turistė dhe biznesmenė nė BE.

Rekomandohen dy masa pėr kufijtė e jashtėm tė hapėsirės "Schengen", e pėrbėrė nga 22 prej 27 vendeve anėtare tė Bashkimit Europian, njė program regjistrimi pėr udhėtarėt dhe njė sistem pėr hyrjet dhe daljet.

Mė tepėr se njė miliard euro pritet tė mblidhen pėr tė realizuar investimet e nevojshme. "Bėhet fjalė pėr investime tė rėnda nė njė periudhė tė vėshtirė", deklaroi Cecilia Malmstrom, Komisionerja Europiane pėr Sigurinė.

"Por vizitorėt e huaj kanė shpenzuar 271 miliardė euro gjatė udhėtimeve nė Bashkimin Evropian gjatė vitit 2011", theksoi ajo. Programi i regjistrimit do tė mundėsojė shpėrndarjen e kartave tė kompjuterizuara pėr udhėtarėt. "Kalimi i kufirit mund tė bėhet brenda disa sekondave", shtoi Malmstrom.

HermesNews - ©2013