Video

28/02/2013 17:18:05

Opozita kėrkon dorėheqjen e Ministrit tė Brendshėm pas vrasjes

Tahiri, me vrasjen e Lamajt policia ėshtė ndjerė e tradhtuar, sė pari nga eprorėt e saj






TIRANĖ - Opozita socialiste kėrkoi tė enjten nė Kuvend qė ministri i Brendshėm, Flamur Noka, tė japė dorėheqjen pas publikimit tė njė fotoje ku paraqiten drejtues tė lartė tė policisė sė bashku me Arben Frrokun, i dyshuari kryesor pėr vrasjen e kryekomisar Dritan Lamaj, mė 24 shkurt. Deputeti i PS-sė, Samir Tahiri, tha se me vrasjen e Lamajt policia ėshtė ndjerė e tradhtuar, sė pari nga eprorėt e saj. "Jeni ministri i parė qė po varrosni kaq shumė komisarė dhe i fundit nė luftėn kundėr krimit. Jepni dorėheqjen dhe ēojini kėta tė katėr para drejtėsisė dhe tė hetohen pėr vrasjen e Dritan Lamajt", iu drejtuar Tahiri ministrit Noka. Sipas tij, katėr drejtuesit e policisė kanė lidhje me lėvizjen nga detyra si shef komisariati tė Dritan Lamajt. "Tradhtia ka nisur nė zyrat e qeverisė pėr t'i hapur rrugėn konsumimit tė njė krimi", tha ai. Duke iu referuar dorėheqjes nga hetimi i vrasjes sė Dritan Lamajt, tė dy zyrtarėve tė Policisė, Agron Kuliēajt dhe Tonin Vocaj, deputeti i PS-sė, tha se kjo nuk ėshtė e besueshme. "Kush beson se ata do tė heqin dorė nga hetimi dhe nė fakt nuk do t'i imponohen hetimeve", tha Tahiri.

HermesNews - ©2013