Video

28/02/2013 10:53:31

Askush nuk e mbrojti komisarin

nga Roland Qafoku






TIRANE - Ngjan si njė pikė ujė me qindra pika tė tjera vrasja e komisar Dritan Lamajt pak ditė mė parė nė Tiranė. Ndryshojnė vetėm rrethanat e autori, por gjithēka tjetėr, me njė radhė emra komisarėsh, ėshtė pikė pėr pikė e njėjtė.
Askush nuk e mbrojti komisar Lamajn mbrėmjen e 24 shkurtit teksa parkonte makinėn dhe pse ndjehej i kėrcėnuar. Askush nuk i vendosi mbrojtje e nuk u bė mur pėr tė, pėr hir tė shtetit qė pėrfaqėsonte dhe tė kauzės sė drejtėsisė. Ashtu si Lama ushtria e komisarėve tė vrarė pas vitit 1990 e deri mė sot ėshtė e njėjtė. Nė momentin qė janė goditur, ata kanė qenė pa mbrojtje, tė zbuluar nga ēdo kriminel dhe mė shumė se kaq, tė tradhėtuar nga shtetit qė i shėrbyen.


Ndėrkohė qė lotėt dhe fjalėt e politikanėve nė ceremonitė e kujdesshme mortore janė hipokrizia mė e turpshme e kėsaj rrace. Askush nuk e mbrojti Arben Ujkėn nė atė 22 gusht tė vitit 1993, kėtė djalė qė pėr cilėsitė e tij tė rralla edhe sot vazhdon tė flitet. U vra nė detyrė pėr shtetin qė i shėrbente dhe askush nuk u bė mur pėr ta linte t'i shėrbente kėtij shteti por edhe tė jetonte jetėn e vet.

Askush nuk e mbrojti komandantin e RENEA-s Elham Elezin nė atė 9 korrik tė vitit 1998. Edhe ky nė aksion, nė krye tė trupės qė drejtonte pėr lirmin e shtatė pengjeve, por qė pėr fat tė keq mbeti vetė i vrarė. E askush nuk u bė mur pėr tė.

Askush nuk e mbrojti Klenti Banon, kėtė polic tė ri tė zbulimit tė krimeve tė cilėn vrarėsit pasi e ndoqėn nė njė rrugicė nė errėsisė e ekzkutuan nė atė 14 prill tė vitit 2000 pikėrisht se ai kishte shtrėnguar darėn njė bande nė Lushnje nga mė tė rrezikshmet nė vend.

Askush nuk e mbrojti Arben Zyluftarin nė atė 2 gusht 2000 duke treguar se nuk ishte nė detyrėn e kryepolicit tė Shkodrės pėr tė dhėnė urdhra, por pėr tė qenė vetė I pari nė rrezik. Askush nuk e mbrojti komisarin tashmė legjendė, ndėrsa njė plumb I mori jetėn duke e lėnė tė vdekur nė vend.

Askush nuk e mbrojti komisar Ilir Ngresin, tė cilin killer gjakftohtė e qėlloi nė njė kafene nė Vlorė nė ditėn e fundit tė dhjetorit 2002 duke i ndėprerė jetėn nė mes.

Askush nuk e mbrojti Altin Manēellarin, policin elegant tė forcave speciale qė u ekzekutua nė atė 20 maj tė vitit 2003 vetėm dhjetė metra larg drejtorisė sė policisė sė Tiranės. Njė djalė qė ku ishte aksioni ishte edhe ai, ndėrsa lotėt pėr shokėt e vrarė pėprara tij rinin tė tharė nė sy pa e menduar se njė ditė edhe Altini do ishte vetė viktimė dhe shokėt e mbetur do tė qanin pėr tė.

Askush nuk e mbrojti komisar Gani Malushin nė atė 6 gusht tė vitit 2003, idealistin e pandreqshėm, komisarin e sinqertė dhe tė sakrificės qė shkoi ku e emėruan, nė Veri apo Jug, nė mes tė plumbave dhe mes kriminelėve. Pėr ironi, edhe atė moment kur e qėlluan me plumba ishte duke shkruar tek eprorėt, por asnjė epror e asnjė shtetar nuk u bė mur pėr tė.

Askush nuk I mbrotji katėr policėt nė zhegun e 7 gushtit tė vitit 2009 nė Durrės teksa autori kositi jetėn e tyre duke I thėnė shtetit qė ishte ai zot dhe jo ata. Madje nuk mbrojtėn as babain e njė prej policėve tė vrarė, I cili dhimbjen e rėndė pėr humbjen e tė birit e mbyti duke vrarė veten.

Askush nuk e mbrojti Adem Tahirajn atė 13 shtator tė 2012 qė nė krye tė detyrės u vra si tė ishte njė njeri pa vlerė, jo mė njė mbrojtės ligji dhe pėrfaqėsues I shtetit. Dhe sot ende nuk jepet drejtėsia e jo mė tė mendohej se dikush duhet ta mbronte atė.

Askush nuk e mbrojtin Musa Skurėn, komisarin e Burrelit nė atė 14 janar 2013 I cili nė krye tė detyrės nė aksison u godit pėr tė ndėrruar jetė mė pas nė njė spital nė Itali. Edhe pėr Skurėn askush nuk u bė mur.

Ka vetėm disa pėrjashtime tė vogla. Ja dy nga shumė shembuj tė tjerė: Vetėm Zoti ndihmoi Artan Didėn djalin special tė forcave speciale qė aksionin e 24 tetorit tė vitit 1998 u plagos dhe vetėm ky Zot e ktheu nė jetė. Vetėm zoti ndihmoi Apostol Lucėn kėtė djalosh gjigand nė trup dhe nė shpirt u plagos nė njė aksion nė Fier dhe vetėm ky Zot e ktheu nė jetė.

Ka edhe shumė e shumė tė tjerė si kėta heronj qė nuk jetojnė dhe qė jetojnė vetėm falė Zotit por qė askush nuk I mbrojti. Mjafton kjo restropsektivė pėr tė kuptuar se asnjė polic, asnjė komisar e asnjė pėrfaqėsues I rendit nuk ėshtė I mbrojtur nga ky shtet qė ata kėrkojnė ta pėrfaqsojnė.

Edhe mė e rėndė se kaq: Shteti dhe politika jonė jo vetėm nuk I ka mbrojtur por I ka vrarė madje pėrpara se ti vrisnin kriminelėt. Si nė rastin e komisar Durim Lamės, qė edhe pse ndjehej i kėrcėnuar vazhdoi detyrėn. Askush nuk e mbrojti komisarin, por edhe tė gjithė komisarėt e policisė sė shtetit shqiptar.


*Autori ėshtė drejtues i emisionit Debati nė Channel One

HermesNews - ©2013