Video

28/02/2013 10:38:47

Azia, kontinenti i njerėzve mė tė pasur tė botės

Nga 1,453 persona, pasuria e tė cilėve arriti nė miliarda dollarė amerikan nė muajin janar, 608 ndodhen nė Azi, 440 nė Amerikėn e Veriut dhe 324 nė Europė






PEKIN - Azia ėshtė kontinenti qė numėron mė shumė miliarderė, ndjekur nga Amerika e Veriut dhe Evropa, sipas njė studimi tė publikuar sot nga revista kineze Hurun Report.

Nga 1,453 persona, pasuria e tė cilėve arriti nė miliarda dollarė amerikan nė muajin janar, 608 ndodhen nė Azi, 440 nė Amerikėn e Veriut dhe 324 nė Europė.

''Nė rang vendesh, SHBA vazhdon tė dominojė klasifikimin me 408 miliarderė, ndjekur nga Kina qė numėron 317. Vendet e mėtejshme i zėnė Rusia, Gjermania dhe India'', thekson revista.

"Njeriu mė i pasur nė botė ėshtė meksikani Carlos Slim, 73 vjeē dhe qė ka njė pasuri prej 66 miliardė dollarėsh, sipas revistės Hurun Reports. Slim ėshtė klasifikuar gjithashtu nė krye tė mė tė pasurve nė botė vitin e kaluar nga revista Forbes.

Investitori amerikan, Warren Buffett renditet i dyti dhe spanjolli Amancio Ortega, themeluesi i markės ''Zara'', i treti me njė pasuri personale qė arrin nė 58 miliardė dhe 55 miliardė dollarė.

Pasuria e tė gjithė miliarderėve tė planetit ėshtė vlerėsuar nga ''Hurun'' me 5 500 miliardė dollarė, sa Prodhimi i Brendshėm Bruto japonez, ekonomia e tretė botėrore nė vitin 2012.

HermesNews - ©2013