Video

28/02/2013 10:10:53

Njė Papė pėrballė skandaleve tė Kishės

Joseph Ratzinger, u dallua pėr mbrojtjen e vlerave kristiane tė Evropės duke krijuar njė degė pėr evangjelizmin e ri dhe pėr shoqėritė e ēkristianizuara






VATIKAN - Benedikti XVI, i cili ka sot ditėn e fundit tė papatit pas dorėheqjes sė njoftuar mė 11 shkurt, do tė lėrė kujtimin e njė pape teolog tė rezervuar dhe tė ashpėr, i shqetėsuar pėr mesazhin e besimit katolik dhe pėrballė pėrēarjeve dhe skandaleve tė papara.

Ky intelektual bavarez, i cili erdhi nė fron me njė reputacion prej konservatori tė ashpėr dhe qė do tė zbutej me kalimin e viteve, kishte si detyrė menaxhimin e krizės mė tė fortė tė Kishės bashkėkohore, atė tė zbulimeve tė abuzimeve seksuale tė shkaktuar ndaj fėmijėve nga anėtarė pedofilė tė klerit, e shoqėruara nga "omerta"-ja e hierarkisė.

Duke theksuar se "persekutimi mė i madh" nė Kishė vjen nga ajo vetė pėrmes mėkateve tė saj, ai u kėrkoi "falje" viktimave tė qershorit 2010 dhe u lut pėr tolerancėn zero.

Nė vitin 2012, ai u pėrball brenda Vatikanit me skandalin e vjedhjeve tė dokumenteve konfidenciale, qė ēuan nė arrestimin e maxhordomit tė tij, Paolo Gabriele, njė shenjė pakėnaqėsie dhe pėrēarjesh.

Joseph Ratzinger, i cili pasoi Gjon Pali II mė 19 prill 2005 nė moshėn 78-vjeēare, u dallua pėr mbrojtjen e vlerave kristiane tė Evropės duke krijuar njė degė pėr evangjelizmin e ri dhe pėr shoqėritė e ēkristianizuara.

Ai analizoi shqetėsimet e njė shoqėrie "tė dobėt", qė ka humbur orientimin dhe theksoi se njė kristianizėm i rikthyer nė fillesė mund tė tėrhiqte ende brezat e rinj.

Ai mendonte se Evropa e Vjetėr mund tė rievangjelizohej nga entuziazmi dhe guximi i Kishave tė Reja tė Jugut.

Ai do tė pėrpiqej, nė qindra fjalime, tė shpjegonte "bukurinė" e mesazhit kristian, qė nuk u pėrshtat me idenė e modės.

Me njė temperament tė vetmuar, i turpshėm edhe nė gjestet e tij, ai udhėtoi pak dhe nuk u shfaq shumė shpesh nė media nė krahasim me Gjon Palin II.

Ai mbrojti familjen tradicionale dhe mbeti nė linjė konstante nė Kishė kundėr abortit dhe eutanazisė. Por befasoi nė nėntor tė vitit 2010 duke pranuar nė njė libėr intervistash "Drita e Botės", pėrdorimin e prezervativėve "nė disa raste", pėr tė shmangur rrezikun e sėmundjeve seksualisht tė transmetueshme.

Ky fillim ekuilibron njė fazė, pėr tė cilėn ai u akuzua, kur nė vitin 2009 deklaroi se shpėrndarja e prezervativėve "pėrkeqėsonte" ēėshtjen e SIDA-s.

Me obsesionin e unitetit tė Kishės dhe partizan i riteve tė kujdesshme, ai ndėrmori hapa tė shumtė, tė pashlyeshėm drejt tradicionalistėve integristė.

Gjatė qėndrimit tė tij nė postin e Papės, financat e Vatikanit u konsoliduan dhe kriteret e emėrimit tė priftėrinjve u bėnė mė kėrkuese.

U lind mė 16 prill tė vitit 1927 nė Marktl-am-Inn nė Bavari, i biri i njė polici, nga njė familje tradicionale katolike anti-naziste, hyri nė seminar nė vitin 1939. Mė pas u regjistrua nė Rininė Hitleriane, njė regjistrim qė u bė i detyrueshėm.

Papa dėnoi anėn ēnjerėzore tė regjimit nazist. Nė vitin 1951, ai u bė prift. Dha mėsim lėndėn e teologjisė nė Freising, Bonn, Munster dhe Regensburg.
Gjatė takimit tė kardinalėve nė vitin 1978, ai u njoh me Karol Wojtyla. Nė vitin 1981, ky i fundit e emėroi nė Shoqėrinė e Besimtarėve pėr Doktrinėn e Besimit.

''Mbretėrimi'' i tij u pėrball me disa polemika. E para nė vitin 2006, kur ai kundėrshtoi botėn myslimane, kur dėnoi dhunėn nė emėr tė fesė duke iu referuar nė njė mėnyrė jo tė drejtpėrdrejtė Islamit.

E dyta doli nė fund tė janarit 2009 nga vendimi i tij pėr t'u hequr titujt katėr priftėrinjve integristė duke pėrfshirė njė negacionist, Richard Williamson.

Papa u shpreh i painformuar e pranoi gabimin. Admirues i muzikės klasike, pianist, ai ėshtė njė autor prodhimtar, tre enciklika dhe rreth 40 vepra duke pėrfshirė njė tepėr personale, "Jezusi i Nazaretit" i mbėshtetur nė figurėn e Jezusit.

HermesNews - ©2013