Video

28/02/2013 09:57:43

Nderim pėr dy dėshmorėt e 97-tės Besnik Hidri dhe Leke Qokaj

Homazhe nė Qendrėn e kulturės. Ish punonjėsit e SHISH do tė rivarrosen nė Varrezat e dėshmorėve tė atdheut






(18:13) Kryeministri Sali Berisha bėri tė enjten homazhe nė Qendrėn Kulturore tė Ushtrisė nė nderim tė Dėshmorėve tė Atdheut, Besnik Hidri dhe Lekė Qokaj, ish-punonjės tė Shėrbimit Informativ Shtetėror (SHISH), tė rėnė nė krye tė detyrės nė vitin 1997 dhe qė do tė rivarrosen nė Varrezat e Dėshmorėve tė Atdheut. Nė njė prononcim pėr mediat, kryeministri Berisha theksoi se "shqiptarėt sot po pėrulen me nderimin mė tė madh para qėndresės, trimėrisė, heroizmit tė dy shėrbėtorėve tė shquar tė lirisė, oficerėve tė Shėrbimit Informativ Shqiptar, Besnik Hidrit dhe Lekė Qokajt, qė ranė nė krye tė detyrės pėr tė fituar nderin dhe pavdeksinė". "Shqiptarėt sot i pėrcjellin ata nė varrezėn e tė rėnėve tė kombit. Me kėtė akt bėhet njė mbyllje morale e njėrit prej skenarėve mė tė turpshėm nė historinė e kėtij kombi, rebelimit komunist tė vitit 1997, i cili i kushtoi vendit jetė tė shumtė njerėzish, rebelim, i cili solli nė pushtet me dhunė ata qė nuk e meritonin", tha Berisha.


TIRANĖ - Nė mjediset e Qendrės sė kulturės, medias dhe botimeve tė mbrojtjes zhvillohen homazhe nė nderim tė Dėshmorėve tė Atdheut, Besnik Hidri dhe Leka Qokaj, ish-punonjės tė Shėrbimit Informativ Shtetėror (SHISH), rėnė nė krye tė detyrės nė vitin 1997. Ata do tė rivarrosen nė Varrezat e Dėshmorėve tė Atdheut. Dėshmorėt Besnik Hidri e Leka Qokaj kanė qėnė punonjės tė SHISH dhe mė 28 shkurt 1997 ranė nė krye tė detyrės pėr mbrojtjen e institucioneve shtetėrore nė Vlorė. Nė vitin 2004 Presidenti i Republikės, Alfred Moisiu, i akordoi Besnik Hidrit dhe Leka Qokajt "Medaljen e Shqiponjės sė Artė" (pas vdekjes), me motivacionin: "Nė shenjė nderimi dhe vlerėsimi tė lartė pėr veprimtarinė dhe kontributin e vyer nė shėrbim tė shtetit, deri nė aktin sublim, dhėnien e jetės nė krye tė detyrės". Besnik Hidri dhe Leka Qokaj janė shpallur dėshmorė tė Atdheut nė vitin 2006 nga Komisioni i Posaēėm Qeveritar.

HermesNews - ©2013