Video

27/02/2013 12:29:22

Aflatoksina: analiza qumeshtit me substanca kancerogjene

Pipero, asnjė indikacion se nė Shqipėri ėshtė konsumuar qumėsht i kontaminuar






TIRANĖ - Ministria e Shėndetėsisė ka vėnė nė gatishmėri kapacitet e saj lidhur me ēėshtjen e kontaminimit tė qumėshtit me aflatoksinė dhe ndikimet e deritanishme nė shėndetin e qytetarėve.

“Nga pikėpamja epidemiologjike do tė hetohen tė gjithė rastet me cirrozė tė heparit dhe kancer pėr tė shqyrtuar bashkėshoqėrimin midis konsumimit tė qumėshtit (sasia, lloji etj) dhe patologjisė sė shfaqur”, tha sot drejtori i Politikave Shėndetėsore nė MSH, Pėllumb Pipero.

“MSH ka vėnė nė gadishmėri dhe nė dispozicion kapacitetet e saj qė lidhen me toksikologjinė klinike, onkologjinė, hetimin epidemiologjik, shėrbimet laboratorike tė referencės nė Institutin e Shėndetit Publik dhe specialistėt e fushave tė tjera tė lidhura, pėr tė qartėsuar cėshtjen e kontaminimit tė qumėshtit me aflatoksinė dhe ndikimet e deritanishme nė shėndetin e qytetarėve”, tha Pipero nė njė konferencė pėr mediat.

Pipero theksoi se “deri tani nuk kemi asnjė tė dhėnė qė tė konfirmojė hipotezėn se nė Shqipėri ėshtė konsumuar qumėsht i kontaminuar, me pasojė shfaqjen e patologjive kronike, pėrfshirė kancerin”.

Aflatoksinat janė lėndė toksike tė prodhuara nga disa kėrpudha tė gjinisė Aspergillus dhe ndahen nė 4 nėntipe, nga tė cilat vetėm njėra ėshtė mjaft toksike (Aflatoksina B1). Kėrpudhat rriten nė ushqimet e mykura qė mund tė konsumojnė bagėtitė dhe mė pas kėto produkte toksike nga qumėshti mund tė kalojnė edhe tek njerėzit nėse konsumohet qumėsht i pakontrolluar.

Dėmtimet mė sė shumti lidhen me mėlēinė, duke shkaktuar cirrozė ose kancer tė saj, por natyrisht duhet nėnvizuar se kjo gjė shkaktohet nėse qumėshti konsumohet pėr njė kohė tė gjatė, pasi doza qė merret prej tij ėshtė shumė e vogėl pėr tė shkaktuar intoksikacione tė menjėhershme (raste tė rralla janė raportuar vetėm nė kafshė).

HermesNews - ©2013