Video

27/02/2013 10:55:52

Misioni 6 vjeēar nė njė prej ambasadave mė tė rėndėsishme shqiptare

Flet pėr HermesNews, Ambasadori Shqiptar nė largim SH.T Llesh Kola. Momentet mė tė rėndėsishme tė misionit diplomatik gjashtė vjeēar: sfidat dhe rrezultatet e njė pune, nė njė prej selive diplomatike qė mbledh numrin mė tė lartė tė qytetarėve shqiptarė nė botė: 100 vjetori i pavarėsisė, marėveshjet ekonomike, momentet kyēe ku Shqipėria prezantoi vlerat e saj nė arenėn ndėrkombėtare dhe dyfishimi i shifrave nė shkėmbimet tregtare mes tė dyja vendeve







Si do t'i cilėsonit vitet e punės suaj nė krye tė Ambasadės Shqipėtare nė Romė ?

Elementi i parė qė mė vjen si pėrgjigje ėshtė bilanci i Misionit tim nė Itali ( foto te aktiviteteve te misionti diplomatik) si ambasador: e them me kėnaqėsi e krenari se kanė qenė vite pune mė shumė impenjime, por edhe me sfida, dhe ē'ėshtė mė e rėndėsishme me shumė rezultate. Gjatė me shume se 6 vite kam koordinuar e shoqėruar rritjen e nivelit tė marrėdhėnieve dypalėshe me Italinė nė tė gjitha fushat, shkėmbimet e vizitave te shumta e nė tė gjitha nivelet, rritjen e komunitetit shqiptar e njėkohėsisht edhe mirėintegrimin e tij sa sot ėshtė “njė histori suksesi”, kam pėrjetuar krenarinė e emocionet kur kam vizituar shpesh komunitetin arbėresh, atmosferen festive sidomos nė dy vitet e fundit pėr 20-vjetorin e emigracionit shqiptar nė Itali, 150-vjetorin e Bashkimit tė Italisė dhe rolin e arbėreshėve, dhe sidomos 100-vjetorin e Pavarėsisė, etj, etj.


Cilat janė disa nga momentet kryesore qė do t'i pėrmėndnit gjatė kėtij mandati ?

Italia ėshtė vend fqinj, dhe njė partner shumė i rėndėsishėm, strategjik dhe vital pėr Shqipėrinė. Kemi marrėdhėnie tė shkėlqyera, njė nivel tė larte komunikimi e bashkėpunimi. Italia ka qenė mbėshtetėse pa kushte e Shqipėrisė nė rrugėn e saj te zhvillimit dhe integrimit. Janė te shumta momentet qė kanė shoqėruar kėtė mandat timin nė Romė. Megjithatė veēoj ato me uniket e me te rendesishmet; ratifikimin nga parlamenti italian tė Marrėveshjes sė Asociim Stabilizimit tė Shqipėrisė mė BE-nė; ratifikimin e dokumentit te pranimit tė Shqipėrisė nė NATO; nenshkrimin e marrėveshjes sė partneritetit strategjik ndėrmjet dy vendeve; liberalizimi i vizave pėr shqiptarėt, ku Italia ka luajtur rolin e vendit promotor dhe garant; nenshktimin e marėveshjes pėr perfaqesimin e ndėrsjelltė diplomatik nė vende tė treta ku nuk kemi pėrfaqėsi diplomatike; marėveshta pėr njohjen reciproke tė patenatve; heqja e legalizimeve pėr dokumentat pėr qytetarėt shqiptare; rritja e integrimi i emigrantėve dhe pėrmirėsimi i imazhit tė tyre nė Itali; prania e shpeshtė dhe aktivitetet me komunitetin arbėresh; festiviteti nė gjithė Italinė pėr 100-vjetorin e pavarėsisė. Realizimi i vizitave tė tė gjithė niveleve nė tė dy vendet dhe konkretizimi i bashkėpunimit tė gjithanshėm nė marrėdhėniet dypalėshe; hapja e ekspozitės sė thesareve tė kulturės nė Romė e Torino; marėveshja e TAP midis Shqipėrisė, Italisė e Greqisė; njohja e pavarėsisė sė Kosovės dhe prania e saj diplomatike nė Itali, etj.

Cilėt kanė qenė disa nga marėveshjet me kryesore me karakter ekonomik/politik/social qė janė sigluar gjatė viteve tė fundit mes tė dyja vendetve ?

Gjatė periudhės sė misionit tim nė Itali janė nėshkruar 29 marrėveshje nė fusha tė ndryshme ndėrmjet Shqipėrisė dhe Italisė. Tė gjitha kėto marrėveshje janė tė rėndėsishme pėr vetė specifikat e tyre. Ndėr keto marrėveshje do tė veēoja Dokumentin e partneritetit strategjik ndėrmjet Republikės sė Shqipėrisė dhe Republikės Italianė, Marrėveshja pėr bashkėpunimin nė fushėn e pėrfaqėsimit diplomatik dhe mbrojtjes konsullore ndėrmjet dy vendeve, marrėveshjet pėr investimet nė sektorėt e energjitikės, rinovimi dhe firma e programit tė kooperacionit pėr vitet 2010-2012, Marrėveshja pėr njohjen reciproke tė lejeve tė drejtimit, e cila ėshtė njė ndihmė e madhe pėr komunitetin shqiptar qė jeton nė Itali, si edhe pėr shtetasit e tjerė tė cilėve u ėshtė mundėsuar levizja lirshėm dhe pa pengesa me mjetet e tyre tė udhėtimit nė Itali, heqjen e legalizimit tė dokumenteve pėr shtetasit shqiptarė nė zyrat tona konsullore, si dhe realizimi sė fundi i marrėveshjes trepalėshe pėr gazsjellėsin TAP. Nuk mund tė rri pa pėrmendur edhe kėnaqėsinė e krenarinė e veēantė qė kam ndjerė nė rastet e votimit dhe miratimit nė parlamentin dhe senatin italian tė ratifikimit tė marrėveshjes pėr Asociimin dhe Stabilimin me BE dhe Protokollit tė anėtarėsimit tė Shqipėrisė nė NATO, momente tė cilat kanė kaluar me duartrokitje dhe duke pėrshėndetuar edhe perfaqesuesin e Shqiperise, i pranishem ne ato momente historike.


Nė ēfarė niveli janė marėdhėniet ekonomike mes Italisė dhe Shqipėrisė ?

Italia ėshtė partneri ynė i parė tregtar dhe investitor. Tė ndalemi vetėm tė shifrat: Nėse nė 2005 niveli i shkėmbimve tregtare ishte mbi 800 milionė euro, nė 2012 ai ka arritur mbi 2 miliardė euro. Pra ato janė dyfishuar. Nė Shqipėri operojnė mė shumė se 400 sipėrmarrje italiane, tė cilat kanė investuar nė fusha tė ndryshme; janė nėnshkruar kontrata disa miliarda eurosh pėr projekte nė fushėn e energjisė, infrastrukturės etj. Gjatė mandatit tim, dy grupe tė rėndėsishme bankare (Intesa San Paolo dhe Veneto Banca), kanė ardhur dhe janė prezente nė Shqipėri dhe shėrbejne si garant e mbeshtetje edhe pėr investitorėt italianė nė vendin tonė.
Bashkėpunimi pėr realizimin e projekteve nė fushėn e kooperacionit ka patur nje ecuri shume te mire. Janė realizuar 49 projekte nė 12 sektorė tė ndryshėm me njė vlerė prej 270 milionė eurosh. Edhe pse Italia po kalon nje periudhe jo tė lehtė tė krizės ekonomike, me vendin tone eshte nenshkruar njė marrėveshje per ta kthyer borxhin nė projekte konkrete pėr zhvillimin ne shumen prej 20 milionė euro. Njė orientim parėsor e impenjativ ka qenė edhe ndjekja me palėn italiane dhe TAP nė Romė e ecurisė sė projektit tė madh strategjik te Trans Adriatic Pipeline, i cili u kurorėzua me marrėveshjen trepalėshe sė pari nė Nju Jork e sė fundi nė Athinė ndėrmjet Shqipėrisė, Italisė dhe Greqisė.

Italia ėshtė nje prej vendeve qė ka numrin mė tė madh tė qytetarėve shqiptarė me banim. Si e shihni zhvillimin e komuniteti shqiptar, gjate viteve tė mandatit tuaj ?

Shqiptarėt nė Itali janė komuniteti mė i madh jo-komunitar me mbi 500 mijė vete. Pėr kėtė gjej rastin tė falėnderoj Italinė dhe italianėt qė i kanė pritur, trajtuar e integruar shqiptqrėt e rinj nė Itali gjatė kėtyre 20-vjetėve. Nė vitin 2012 festuam 20-vjetorin e tyre. U bė dhe njė bilanc 20 vjeēar pėr kėtė emigracion, i cili ėshtė shumė pozitiv, njė “histori suksesi”, “ndėr komunitetet mė tė mirė integruara”, e vleresuar nga personalitetet mė tė larta tė Shtetit italian, nga institucionet italiane, nga statistikat e tyre. Vetė tė dhėnat flasin pėr to. Mbi 500 mijė shqiptarė nga tė cilat 260 mijė punojnė, rreth 100 mijė nxėnės dhe fėmijė, rreth 12 mijė studentė, mbi 26 mijė sipėrmarrje tė vogla dhe tė mesme, tė cilat tregojnė aftėsitė dhe kapacitetet e tyre integruese.

Numri i komunitetit shqiptar nė Itali gjate mandatit tim ėshtė rritur 47% e njėkohėsisht ėshtė rritur imazhi i tyre, cilėsia e tyre, mirėqenia, sa me krenari konstatojmė ata jane te suksesshem nė shumė fusha, nė kulturė, nė sport, nė art, nė letėrsi, nė biznes, nė shkolla, duke fituar ēmime dhe duke rritur imazhin e Shqipėrisė dhe shqiptarėve si nė Shqipėri ashtu dhe Itali. Keta shqiptarė tė suksesshėm lobojnė pėr Shqipėrinė, kanė realizuar projekte tė pėrbashkėta me italianė dhe kanė ruajtur lidhje te ngushta me vendin e tyre. Nje rritje cilėsore e kėtij komuniteti ėshtė pare nė aktivitetet festive qė kemi organizuar pėr 20-vjetorin e emigracionit, 150-vjetorin e bashkimit tė Italisė dhe 100-vjetorin e pavarėsisė ku ėshtė rritur pjesėmarrja e tyre, ėshtė rritur pjesėmarrja e italianėve dhe institucioneve italiane dhe ėshtė rritur ndjeshėm cilėsia e organizimit dhe pėrmbajtjes sė aktiviteteve qė janė zhvilluar.

Kur flasim pėr emigracionin, ne nuk duhet tė lėmė mėnjanė pėr asnjė momet praninė e njė emigracioni mė tė hershėm, atij 5 shekullor, praninė e komunitetit arbėresh ne Itali. Ata janė historia jonė e marrėdhenieve me Italinė, janė historia e suksesit tė pranisė sonė disa shekullore nė Itali. Me arbereshet fillon historia suksesit te emigracionit dhe pika mė e fortė e komunikimit dhe e lidhjeve tona me Italinė. Kam pasur nderin ti vizitoj njė nga njė tė gjitha komunitetet arbėreshe nė Kalabri, Sicili, Bazilikata, Molize, Kampania e Pulia dhe tė ndjej nga afėr dashurinė e tyre pėr Shqipėrinė e shqiptarėt, tė shikoj tek ata ruajtėsit mė tė mirė tė zakoneve, kulturės e traditės sonė, tė gjuhės dhe vlerave tona tė simbolizuara nėpėrmjet Skėnderbeut, Nėnė Terezės dhe rilindasve. Kemi organizuar me ta shume aktivitete, sidomos per dy ngjarjet e medha e te perbashketa te tyre, 150 vjetori i Unitetit te Italisė dhe 100 vjetori i Pavarėsise se Shqipėrisė. Arbėreshėt e shquar kanė qenė dhe janė tė pranishėm nė politikėn, kulturėn dhe ekonominė italiane siē kane dhene kontributin e tyre nė historinė, kulturėn dhe trashėgiminė tonė kombėtare. Vjet festuam nė Shėn Mitėr Korona 280-vjetorin e Kolegjit tė Shėn Adrianit, njė kolegj ku janė rritur dhe i kanė dhėnė dije nė rilindje Shqipėrisė dhe Italisė, figura tė shquara si De Rada, Mauro, Xhuvani, Gurakuqi, Avni Rustemi etj. Arbereshet i kane dhene misionit tim emocione pa kufi, krenari legjitime e me kane rritur me shume patriotizimin e atdhedashurine ne misionin e perfaqesimit si ambasador. Ata me kane nderuar duke me pritur me dashuri, duke me dhene titullin qyterar nderi dhe mirenjohejen e komunave te tyre per aktivitetetin e bashkepunimin gjate ketyre viteve.

Cilat janė lehtėsirat qė ka ofruar Ambasada Shqiptare pėr qytetarėt e shqiptarė me banim nė Itali ?

Pėrkujdesja ndaj komunitetit shqiptar nė Itali ka qenė njė prioritet e konstante e punės gjatė mandatit tim. Fakti se ėshtė njė komunitet i madh me impakt nė imazhin e vendit e ecurinė e marrėdhėnieve me Italinė, janė gjetur rrugėt pėr t’i qendruar afėr dhe shėrbyer me kulturė e ndershmėri. Ėshtė filluar me shėrbimin nė zyrat konsullore duke larguar elementėt spekulativė, radhėt, pagesat nepermjet bankes, komunikimet me qytetaret me telefon, celular, email, webiste dhe me letra, rregullimin e zyrave tė pritjes dhe shėrbimit tone konsullor. Sot e them me kenaqesi se asnjė nga elementėt problematikė tė mėparshėm ne zyrat tona nuk konstatohen mė nga qytetaret tane. Gjithashtu, arritja, nė bashkėpunim me qeverinė italiane, e heqjes sė legalizimit tė dokumenteve ka zvogeluar radhėt nė konsullata, ėshtė fituar kohė dhe janė evituar shpenzimet e mėparshme qė shqiptarėt bėnin me zyrat tona konsullore. Hapja e zyrave pėr pajisjet me pasaporta dhe karta identiteti biometrike ka qenė njė element tjetėr nė ndihmė tė emigracionit shqiptar nė Itali. Marrėveshja pėr njohjen e patentave, ku Italia ėshtė vendi i parė nga vendet e BE-sė qė ka nėnshkruar njė marrėveshje tė tillė me Shqipėrinė, ka qenė njė arritje pėr marrėdhėniet bilaterale dhe njė ndihmė konkrete pėr emigracionin shqiptar nė Itali.

Ambasada ka pėrkrahur dhe u ka qendruar pranė shqiptarėve nėpėrmjet organizimit dhe pranisė sė saj nė aktivitetet e organizuara nga ajo, nga shoqatat e shumta. Ka promovuar shqiptarėt e sukseshsėm, tė cilėt janė tė shumtė dhe nė tė gjitha fushat. Me shoqatat e shqiptarėve, institucionet lokale, rajonale dhe qendrore jane organizuar njė numėr i madh aktivitetesh kulturore, per emigracioin, ekonomike, shkencore, nepermjet te cilave janė promovuar vlerat e reja tė komunitetit shqiptar, vlerat e kulturės dhe historisė sonė dhe mundėsite qė ofron Shqipėria pėr biznesin italian. Nė bashkėpunim me shoqatat jane hapur klasa pėr mėsimin e gjuhės shqipe pėr fėmijėt shqiptarė dhe ne bashkėpunim me Ministrinė tonė tė Punėve tė Jashtme ėshtė bėrė e mundur pajisja me libra shkollorė specifikė tė hartuar dhe botuar gjatė kėtyre viteve. Bashkė me shqiptarėt janė realizuar aktivitete dhe festuar 20-vjetori i emgracionit shqiptar nė Itali, 150-vjetori i Bashkimit tė italisė dhe 100-vjetori i Pavarėsisė sonė. Ndėrtimi i njė bashkėpunimi tė suksesshėm me Italinė, krijimi i lehtėsirave pėr shqiptarėt, aftėsitė e tyre integruese kanė ngritur imazhin e shqiptarėve nė Itali dhe i ka bėrė ata njė faktor mė shumė pėr marrėdhėniet e shkėlqyera me Italinė. Mireintegrimi i tyre ka ndryshuar edhe prioritetin e punės sonė me ta, duke na lehtėsuar ne shėrbimet ndaj tyre dhe duke zgjeruar bashkėpunimin, komunikimin nė funksion tė realizimit tė qėllimit dhe interesave tė pėrbashkėta.

Ēfarė mendoni se duhet tė bėhet akoma nė vijim tė misioneve diplomatike shqiptare nė Itali ? Cilat janė aspektet kryesore tė bashkėpunimit Shqiptaro-Italian ?

Nuk do mė pėlqente qė unė tė isha kėshillues tani qe po lė njė mision dhe stafeta e tij kalon ne duart e nje ambasadori te ri. Do tė dėshiroja qė puna e madhe e rezultative e bėrė gjatė kėtyre viteve tė vazhdonte mė tej pėr tė thelluar bashkėpunimin dypalėsh, ndėrtuar miqėsinė e partneritetin me Italine. Niveli aktual i marrėdhėnieve, shkalla e integrimit tė komunitetit shqiptar, prania e komunitetit arbėresh nė Itali, qėnia e Shqipėrisė anėtare e NATO-s, sė shpejti edhe nė Bashkimin Europian, roli i saj i rėndėsishėm nė rajonin e Ballkanit bėjnė qė fokusi i pėrfaqėsisė sonė diplomatike nė Itali te vazhdoje tė pėrqėndrohet nė realizimin e kėtyre prioriteteve e nė bashkėpunim me institucionet italiane. Komuniteti shqiptar do tė jetė nje ndihme me vlerė e konkretizimit tė marrėdhėnieve me Italinė dhe e nxitjes se mė shumė tė investimeve italiane nė Shqipėri. Ky komunitet do tė jetė njė nga promotorėt e rėndėsishėm tė imazhit tė Shqipėrisė sė ardhme bazuar nė vlerat e cilėsitė e tij tė shfaqura ne vitet e fundit. Njė prioritet tjetėr mendoj se duhet tė jetė shfrytėzimi i mundėsive dhe vlerave tė mėdha tė komunitetit arbėresh, sepse ai ėshtė siē e thonė edhe vetė arbėreshėt ne Itali “qytetarė me dy atdhe”.

Cili ėshtė programi mė i afėrt i punės suaj, pasi tė lini detyrėn nė krye tė Ambasades Shqiptare ?

Unė jam duke pėrfunduar me sukses kėtė mision pėr tė cilin ndjehem i lumtur dhe krenar, sepse kam perfaqesuar vendin e interesat tona ne nje vend te madh, fqinj e mik si Italia. Kthehem i nderuar nė atdhe, i bindur se kam bere njė mandat diplomatik shume te suksesshsėm perfaqesimi e rezultatesh. Programi i afert i punes sime do te ofrohet nga eprorėt e mij nė Tiranė, besoj me kthimin ne atdhe.


Hermesnews©AllRightsReserved
Ēdo riprodhim i paautorizuar ndėshkohet sipas ligjeve nė fuqi

Intervistoi Doriana Metollari